Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
E akuzonte se nuk e kishte paguar, shqiptari dhunon ish-pronarin e tij në Itali, nuk 'kursen' as oficerët e policisë
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shqiptari, në gjendje të dehur, ka shkuar në një firmë ndërtimi në zonën industriale ku kishte punuar më parë dhe ka sulmuar me shqelma dhe grushta ndaj punëdhënësit të tij të mëparshëm, duke e akuzuar se nuk e kishte paguar.
11 Tetor 2022, 11:23Nga d.a.
Policia italiane
ITALI- I indinjuar me ish-punëdhënësin e tij, një 31-vjeçar shqiptar ka shkuar në vendin e punës duke e goditur atë në Bressanone.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shqiptari, në gjendje të dehur, ka shkuar në një firmë ndërtimi në zonën industriale ku kishte punuar më parë dhe ka sulmuar me shqelma dhe grushta ndaj punëdhënësit të tij të mëparshëm, duke e akuzuar se nuk e kishte paguar.
Kur karabinierët mbërritën, 31-vjeçari filloi t'i sulmonte ata ndërsa vazhdonte të kërcënonte me vdekje të pranishmit. Ai u arrestua për rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe u akuzua për lëndim personal të ish-punëdhënësit të tij.