LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do t’i **** motrën, kot për qejf”/ Zbardhet dosja, JETA KRIMINALE e Jambellit&Lecit në Greqi

protothema.gr zbardh dosjen e çështjes, përmes së cilës zbardhet i gjithë lëmshi i veprimtarisë së grupeve mizore të krimit të organizuar.

15 Korrik 2022, 17:38 Nga k.m.
“Do t’i **** motrën, kot për qejf”/ Zbardhet dosja,
Sendet e gjetura

GREQI- Protothema.gr ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me të shkuarën kriminale të Kristaq Lecit dhe Bledar Jambellit, që u arrestuan tre ditë parë në Athinë, pasi akuzohet se janë përfshirë në përleshje të përgjakshme në një furrë buke në Voula janarin e kaluar. Oficerët e Prokurorisë sëAtikës, arritën të zbardhin çështjen, të prangosnin  protagonistët e skenës së përgjakshme në periferinë jugore.

Personat, të cilët kanë hyrë në mikroskopin e autoriteteve për të ndjekur “dhëmbëzimin” e bandave që kanë shtrirë tentakulat, në punët e pista të natës dhe i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me plumba e gjak. protothema.gr zbardh dosjen e çështjes, përmes së cilës zbardhet i gjithë lëmshi i veprimtarisë së grupeve mizore të krimit të organizuar.

Ata kanë “djegur” nga videot dhe bisedat

Nga analiza e materialit video në kombinim me të gjithë elementët e hetimit paraprak, dolën këto përfundime:

Orët e pasdites së datës 22-01-2022, banditi shqiptar ( me 13 mbiemra dhe 10 emra ) 42 vjeç së bashku me 35-vjeçarin shqiptar (me tre mbiemra) dhe bashkatdhetarin e tyre 34-vjeçar (po ashtu edhe me tre mbiemrat) takohet me krimin dy shqiptarë në dyqan-furrë në Vula.

"Bledar Jambelli, 42 vjeç alias Rikardo Muho alias fals Xristos Xamkidis është arrestuar në 16.12.2018 ne Greqi për “mosbindje” dhe “armëmbajtje pa leje” por është liruar në 2019. Ai rezulton me precedentë penale në Greqi gjithashtu për “mashtrim”, “vjedhje”, “shkelje të ligjit mbi emigrantet”. Njëherë ai ia ka dalë të arratiset nga një komisariat policie në Greqi. Në Shqipëri Jambelli ka qenë i arrestuar për një vrasje në Vlorë të ndodhur në 2012. Në vitin 2006, po në Vlorë, ai është arrestuar për dy vrasje dhe një plagosje, por ka arritur që të dalë nga qelia.

Marsel Bashimi, 35 vjeç alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita është arrestuar si pjese e një grupi kriminal për vjedhje dhe grabitje, kryesisht ne mjetet e transportit publik. Ai reaulton të jetë hetuar më parë për “shkelje te ligjit mbi emigrantet” dhe “falsifikim”, i arrestuar edhe për plagosjen me thikë të një gjeorgjiani që punonte si shpërndarës porosish. Në Shqipëri , Bashimi është arrestuar në nëntor 2014 për vjedhjen me dhune të një 20-vjeçareje në Lazarat,"-thuhet në artikullin e medias greke.

Pas arratisjes së tre shqiptarëve dhe dy autorëve të panjohur, njëri prej viktimave është kthyer në vendin ku ishte i shtrirë i përgjakur shoku i tij, pothuajse në të njëjtën kohë kur dy të pandehurit shqiptarë janë kthyer në vendngjarje, ku njëri ka qëlluar sërish shqiptarin duke e plagosur në bark. Viktima fillimisht është rrëzuar përtokë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pwrgjimi i bisedave telefonike ka zbuluar se shqiptari Jambelli ka zhvilluar një bisedë telefonike me një bashkatdhetar ku i thoshte shokut se natën e përplasjes synonte t’i zhvaste 5 mijë euro dhe se në të kundërtën do ta godiste me thikë duke i thënë karakteristike: “...do **** atë, do ta godas me thikë më vonë. Pas kësaj do ta godas me thikë, do t'i ***** motrën. Vetëm për qejf…”.


Nga analiza e materialit të marrë nga videot, dolën këto përfundime:
Pasditen e 22 janarit 2022, banditi shqiptar me 13 mbiemra dhe 10 emra, 42-vjeçari Bledar Jambelli, 35-vjeçari shqiptar me tre mbiemra, Marsel Bashimi, dhe 34-vjeçari shqiptar me tre mbiemra, Kristaq Leci, dhe dy persona të panjohur, i janë bashkuar një grupi, me qëllim që të takoheshin me dy shqiptarë në furrën në Vuola, ndoshta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre financiare.

Në të njëjtën kohë, po më 22 janar 2022, dy viktimat shqiptare, që udhëtonin me një automjet, kanë shkuar në dyqan për të marrë pjesë në takimin me Jambellin. Dy shqiptarët (viktima) shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete. Me të mbërritur, vetëm dy shqiptarët kanë zbritur nga automjeti i tyre, ndërsa pjesa tjetër kanë qëndruar brenda makinave.

Dy shqiptarëve u janë afruar tre shqiptarët e tjerë të armatosur, grupi i Jambellit, dhe dy presona të tjerë të panjohur, duke përdorur një makinë taksi, tip Mercedes, dhe një makinë, tip Hyundai të kuqe model “i30”. Ata kanë parkuar makinat pranë furrës dhe të gjithë kanë hipur në taksinë, me të cilën kanë mbërritur në pikën e takimit me dy shqiptarët dhe kanë zbritur. Të gjithë shqiptarët janë ulur në kafenenë e Vuolës, në një tavolinë jashtë, ku kanë biseduar për arsyen e takimit. Dy personat e panjohur, që shoqëronin të akuzuarit, pas një gjesti të një shqiptari, janë afruar shumë me njëri-tjetrin, duke marrë masa të dukshme sigurie. Menjëherë, është afruar grupi mbështetës prej gjashtë grekësh e shqiptarësh, i cili ka qëndruar jashtë furrës.

Në orën 17:30, 34-vjeçari shqiptar ka goditur me grusht kundërshtarin e tij shqiptar. Më pas, viktima, duke kuptuar se dy të pandehurit shqiptarë ishin të armatosur, ka ndërhyrë dhe ka tentuar të ndalojë 34-vjeçarin Leci, duke e përqafuar, por ky i fundit i është larguar dhe ka filluar ta sulmojë, duke e goditur me thikë. Në atë moment, dy sulmuesit e panjohur janë afruar dhe për të marrë pjesë në sulm, ku të dy kishin në duar shufra dhe sende të tjera. Menjëherë, ka ndërhyrë grupi mbështetës i grekëve dhe shqiptarëve, të cilët kanë goditur me grusht personin e panjohur, që kishte në dorë shufrën. Më pas, Leci ka qëlluar me armë një shqiptar, duke bërë që ky i fundit të bjerë në tokë i plagosur.

Nga të shtënat e banditit mizor, 34-vjeçarit Leci, një shqiptar mbeti i plagosur në kokë, i cili u fut menjëherë brenda në dyqan për t’u fshehur. Ndërkohë, 34-vjeçari ka vazhduar të godasë me thikë viktimën dhe më pas ka goditur disa herë me thikë edhe shqiptarin e dytë, që ishte shtrirë në tokë. Kjo u pasua nga një përleshje e ashpër me grupin mbështetës të viktimës, të cilët ndërhynë dhe hodhën karrige në drejtim të 34-vjeçarit shqiptar, i cili, siç mësohet, “ka goditur vazhdimisht me thikë kundërstarin e tij bashkëkombas”.

I plagosuri është larguar nga vendngjarja, ndërsa shoku i tij ka qëndruar në vend, ku është qëlluar me armë zjarri nga dy shqiptarët. Pas skenës së përgjakshme, dy shqiptaërë hipën në një taksi dhe u larguan, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, bashkë me dy autorët e panjohur.
Pas arratisjes së tre shqiptarëve dhe dy të tjerëve, njëri prej të plagosurve është rikthyer në vendin e ngjarjes, ku ishte i shtrirë dhe i përgjakur shoku i tij, por në të njëjtën kohë aty janë rikthyer edhe dy të pandehurit shqiptarë, ku njëri ka qëlluar sërish shqiptarin, duke e plagosur në bark. Ai është rrëzuar menjëherë përtokë, por më pas ka arritur të largohet.

Hapja e bisedave telefonike ka zbuluar profilin e 34-vjeçarit shqiptar, i cili, siç thuhet në dosje, “ka zhvilluar një bisedë telefonike me një bashkëatdhetar, ku ndër të tjera, i pari ka thënë se një person i panjohur kishte për qëllim t’i zhvasë 5 mijë euro dhe se në të kundërt do ta godiste me thikë”. “… do f*** atë, do ta godas me thikë më vonë. Pas kësaj, do ta godas me thikë, do t’i q* motrën. Vetëm për bezdi…”, është një nga bisedat telefonike.

Historia kriminale e Marsel Bashimit:

Më datë 14.06.2007 u arrestua nga efektivë të Repartit të 2-të të Policisë Kufitar të Filatit, i akuzuar për shkelje të ligjit 3386/05 “Për të huajt”. Në mënyrë të veçantë, në orët e mëngjesit të datës 13.06.2007, së bashku me një të bashkakuzuar të tij, kanë hyrë ilegalisht në territorin grek, nga një pikë jo statutore në afërsi të Ampelona Filat, Igumenicë, dhe prej andej përmes mjetit të një personi të panjohur, ata kanë mbërritur në këmbë në Keramicë, ku kanë hipur në një mjet të një personi të tretë të arrestuar, për të shkuar në Janinë.

Më datë 16.07.2009 u arrestua nga punonjësit e Policisë së Departamentit të Krimeve Pronësore të DAA/YDEZI, së bashku me nëntë bashkëpunëtorë të tjerë, të akuzuar për “Vjedhje dhe grabitje të dalluara me radhë dhe për bashkëpunim, krijimi i organizatës kriminale, posedim i drogave për qëllime trafikimi dhe në lidhje me ligjin për të huajt”.

Më datë 26.08.2013, u arrestua nga punonjës të Policisë së Departamentit të Sigurisë Trikala, me qëllim dëbimin nga vendi, pasi konsiderohej i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike të vendit dhe i mungonin dokumentet ligjore për qëndrimin në Greqi.

Ndaj tij, më datë 04.08.2019, nga Departamenti i Sigurisë “Agios Panteleimon” është ngritur akuzë për “Falsifikim të Dokumentit te Identifikimit”. Në mënyrë të veçantë, gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Athines/Ekipi DIAS, ai ka treguar një dokument me autenticitet të dyshimtë që legalizon qëndrimin e tij në vend. Në datën 11.08.2019, ndaj tij u ngrit një akuzë nga Departamenti i Sigurisë “Agios Panteleimon”, i akuzuar për shkelje të ligjit për “Armët”, pasi u kap nga Policia e Athinës/ Ekipi DIAS, duke mbajtur një pistoletë në një çantë dhe në xhepin e pantallonave një thikë të palosshme.

Ndaj tij më datë 27.08.2021, nga ana e Drejtorisë së Policisë Agios Panteleimon u ngrit një akuzë për shkelje të ligjit për “Armët”. I akuzuari u kap nga Ekipi i Policisë së Athinës/DIAS, duke u larguar nga një pallat në rrugën “Michail Voda” dhe në pamjen e policëve duke hedhur një thikë të palosshme në një kosh mbeturinash.

Ndaj tij, më datë 21.01.2022, në Drejtorinë e Policisë Kolono është ngritur akuzë për shkelje të ligjit “Armët”. Në veçanti, ai u arrestua nga Policia e Athinës/Ekipi DIAS, pasi kishte në pronësi një thikë.

Ndaj tij, më datë 10.02.2022, nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës u ngrit një akuzë,l për “Vrasje të mbetur në tentativë me përdorim të armës” dhe “Dhunë ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë”. I pandehuri, pas një debati që ka pasur me një person, pas një aksidenti, me përdorimin e thikës e ka plagosur në pjesën e kofshës, ndërsa ka tentuar ta plagosë në qafë dhe gjoks, me qëllim të qartë vrasjeje. Gjithashtu, policët e Athinës, teksa po i afroheshin për ta arrestuar, i ka sulmuar me qëllim shmangien e arrestimit.

Më datë 11.02.2022, nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës është ngritur dosje për gjithsej 41 të pandehur, prej të cilëve tridhjetë (30) janë arrestuar, mes të cilëve dhe ky person për “Organizata kriminale, raste të dalluara të vjedhjes dhe grabitjes të kryera dhe në tentativë, pranimi dhe asgjësimi i produkteve të krimit.

Siç thuhet, shqiptari konkret “u bë anëtar i një grupi të strukturuar hierarkikisht (organizatë kriminale), të shtetasve të huaj të Shqipërisë, anëtarët e të cilit, duke vepruar në grupe nga 2-6 persona në të njëjtën kohë, kryenin vjedhje të përditshme të kuletave dhe celularëve në stacionet e metro dhe linjat e autobusëve dhe trolejbusët”.

Historia kriminale e Bledar Jambellit:

Ndaj tij, më datë 16.12.2018, nga ana e Drejtorisë së Policisë Aigaleo është ngritur një akuzë për shkelje të ligjit për “Armët”, pasi gjatë kontrollit policor të kryer ndaj tij është konstatuar një thikë. Më pas ai u arrestua në datë 18.12.2018, pasi ndaj tij ishte në pritje një urdhër-arresti ndërkombëtar i Autoriteteve Shqiptare, i akuzuar për Vrasje të Oficerëve të Policisë së Shtetit, u ndalua në Qendrën e Paraburgimit Koridhalos dhe u lirua më datë 24.06. 2019. Bëhet me dije se në bazë të Urdhër Arrestit Ndërkombëtar, më datë 08.04.2017, një ish-polic shqiptar është vrarë jashtë shtëpisë së tij. Siç doli, vrasja është kryer nga (përmendur me emër) në vend të shumës prej 20 mijë eurosh. Vrasja është “urdhëruar” nga i arrestuari shqiptar dhe “inkurajuar” nga bashkëpunëtori i tij. Motivi i vrasjes ka qenë fakti se një nga të akuzuarit është arrestuar në Vlorë në kohën kur viktima ishte komandant i Policisë së Vlorës.

Në vitin 2021 është përfshirë në një dosje të krijuar nga Departamenti i Çështjeve të Posaçme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Forcave të Sigurisë pasi, siç rezultoi nga hetimet paraprake të kryera, me ndihmën e një organizate kriminale, e cila u zbulua, duke siguruar dokumentet e nevojshme ligjërisht për ekstradim, ka shkuar në Chania, ku me ndihmën e punonjësve të policisë, anëtarë të organizatës, ka marrë një kartë identiteti të shtetasit grek, me emër të ri.

Ndaj tij më datë 31.08.19, nga Departamenti i Trajtimit të Posaçëm të të Miturve është ngritur akuzë për veprën penale “Mashtrim dhe në lidhje me të huajt”. Në veçanti, në datën 30.08.1996 ka tentuar të paguajë për produkte me vlerë 50.000 dhrahmi, duke përdorur një kartë krediti të humbur, ndërsa i mungonin edhe dokumentet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vend.

Më datë 11.05.1996, ndaj tij është ngritur dosje nga D.A.A./Y.P.A./Divizioni 2 i Trajtimit të Veçantë të të Miturve, i akuzuar për “Vjedhje dhe në lidhje me të Huajt”. Në veçanti, më datë 11.04.1996 ka hyrë në një shtëpi dhe ka marrë sende, por kjo vepër është konstatuar nga viktima dhe është arrestuar.

Ndaj tij, më datë 15.01.1997, nga Departamenti i Trajtimit të Posaçëm të të Miturve, është ngritur dosja e akuzuar për “Vjedhje seriale”. Në mënyrë të veçantë, ai u arrestua nga punonjësit e Policisë së NënDrejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve, duke u endur nëpër zonën e Omonias dhe pa dokumente udhëtimi. Më pas nga hetimet paraprake rezultoi se ai kishte kryer një sërë vjedhjesh. Prokurorit nuk iu kërkua të dilte para tij, por ai u ndalua për dëbim.

Në datën 20.05.1997, ndaj të pandehurit është ngritur dosje për shkelje të ligjit “Të huajt”, pasi i mungonin dokumentet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vend. Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake rezultoi se ai kishte kryer dy vjedhje banesash, njëra prej të cilave në tentativë.

Ndaj tij, më datë 08.04.1997, nga Autoriteti Qendror Portual i Patrës u ngrit një dosje për “Falsifikim” dhe shkelje të ligjit për “Armët”. Në veçanti, në një kontroll të vazhdueshëm në Portin e Patrës është kapur në pronësi të një thike, një pistoletë dhe një pasaportë false.

Më datë 08.08.1997, ndaj tij u ngrit një dosje nga AT Ano Patision, i akuzuar për “Arratisje të burgosuri”. Më datë 02.08.2005 është arrestuar nga Departamenti i II-të i Policisë Pire, i akuzuar për shkelje të ligjit për të Huajt, pasi ka qenë tërësisht pa dokumente udhëtimi, në datën 08.03.2005 ndaj tij është ngritur dosje nga 2. Departamenti i Policisë së Pireut, për “Dëshmi të rreme”, “Arratisje të burgosurve”. Në mënyrë të veçantë, ai u dërgua në Komisariatin e 2-të të Pireut nga punonjës policie të Prokurorisë së Imigracionit Ilegal të Atikës Perëndimore, duke mos pasur dokumente udhëtimi dhe duke deklaruar në polici informacione të rreme. Gjithashtu, u konstatua se ai ishte arratisur nga qendrat e paraburgimit të Y.M.D. Athinë.

Më datë 29.09.2005 u arrestua nga efektivë të Departamentit të Sigurimit Nafplio, me qëllim dëbimin, sipas dispozitave të ligjit 3386/05 “Për të huajt”, për “Arsyet e Rendit dhe Sigurisë Publike”.

Ndaj tij, më datë 13.09.2008, nga Nëndrejtoria e Ndjekjes së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës, është ngritur dosje për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe shkelje e ligjit për “Armët”, pasi pas një debati të zhvilluar me një person për mosmarrëveshje personale, i është afruar më vonë dhe pasi e ka goditur me armë në kokë, e ka qëlluar në kofshë dhe është zhdukur.

Më datë 16.09.2008 u arrestua nga punonjësit e Policisë së NënDrejtorisë së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës, pasi ndaj tij ishte në pritje një vendim i Gjykatës Njëanëtarësh të të Miturve Patras, për raste të dalluara vjedhje, armëmbajtje pa leje, posedim dokumentesh udhëtimi të falsifikuara dhe hyrje në vend pa formalitetet ligjore. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti i përkohshëm nga Departamenti i 9-të Hetimor i Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe për këtë i është caktuar masa e paraburgimit në Nafplion.

Më datë 29.04.2020 ai u arrestua nga efektivë të Departamentit të Sigurisë Kaminia – Neo Faliro, në bazë të një urdhër-arresti të Departamentit të VI-të të Hetimit Penal Pire, për “Falsifikim” dhe “Kontrabandë”.

Ndaj tij, më datë 11.01.2021, nga ana e Drejtorisë së Policisë së Nea Smyrni u ngrit një dosje, e akuzuar për shkelje të ligjit për “Armët”, pasi gjatë kontrollit policor të kryer ndaj tij, u konstatua se posedonte një thikë”.

Po ashtu, Policia greke ka njoftuar se në banesën e Jambellit u gjet dhe u sekuestrua: pistoletë me fole silenciatori dhe karikator me 14 fishekë në dhomën e tij, 132 fishekë, 3 karikatorë, pistolete, 2 thika, sëpatë, pajisja e interferencës së sinjalit elektronik (bllokues GPS), detektor i pajisjes elektronike – gjurmimi i gabimeve, jelek antiplumb, dioptri me armë të gjata, 2 wireless portative, tabletë, 6 celularë,3 pako lidhje telefonike, mjeti në pronësi të tij, i cili është përdorur për kryerjen e veprimeve të mësipërme, shuma prej 10.750 euro.

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të liqenit artificial më 8 prill të vitit 2017. Hetimet e prokurorisë dolën në përfundimin se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës, për kohën që ai ka qenë drejtues i Policisë në Vlorë. Ekzekutori ishte Mikel Shallari, i cili sipas hetimeve ishte paguar nga Bledar Jambelli për kryerjen e atentatit. Sipas Prokurorisë, Jambelli u hakmorr për faktin se Artan Cuku e kishte arrestuar në dhjetor të vitit 2012./Protothema

bledar jambelli kristaq leci

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale