EMRAT/ Krimi brenda familjes në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori
9 Korrik, 13:55
Krim brenda familjes n&eu...
Aktualitet
“Kjo protestë ka mision shpëtimin e Shqipërisë”/ Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar
Më tej, ai e cilësoi koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West si koncesionin e rradhës.
9 Korrik 2026, 19:23Nga E.d
Ervin Goci
TIRANË- Pedagogu Ervin Goci ka deklaruar ditën e sotme se populli shqiptar e ka kuptuar se kjo klasë politike duhet larguar nga pushteti, në mënyrë që t’i hapet rruge një horizonti të ri dhe një Shqipërie të re. Gjatë një prononcimi për mediat, Goci u shpreh se kjo protestë ka mision shpëtimin e Shqipërisë.
Më tej, ai e cilësoi koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West si koncesionin e rradhës. Goci theksoi se kryeministri Rama dhe deputetët po sulmojnë çdo protestues, duke i quajtur agjentë të huaj.
Ervin Goci:Ndoshta 60-70 % e atyre njerëzve kanë halle madhore, por kur dëgjon kryeministrin apo deputetët të tallen të denigrojnë, i thonë iraniane, agjentë, kupton që këta mirë që nuk kanë ndjeshmëri, por e kanë ndarë mendjen ta sulmojnë qytetarin shqiptar. Kjo protestë ka një mision shpëtimin e Shqipërisë. Rama është një pengesë që do e kalojmë, në kuptimin literal të fjalës kjo protestë të fshijë këtë klasë politike. Koncertin e kam quajtur koncensionin e radhës. Populli shqiptar është përballë një klike por ky popull e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet fshirë dhe t’i hapet rruge një horizonti të ri, një Shqipërie të re./Dosja.al