LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 3-të e bojkotit në Universitete, nesër ka përshkallëzim, pedagogët: Vettingu? Shantazh!

•Vazhdon bojkoti i mësimit nga pedagogët. Sot dita e tretë. • Pedagogët kanë dalë edhe sot që të protestojnë përpara universiteteve publike në të gjithë vendin. • Tubim ka Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë dhe në Korçë. • Ndërkohë që nesër kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës së tyre, duke e cilësuar si protestë kombëtare. Dita e nesërme përkon edhe me mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë, por ende nuk dihet nëse ata do të mblidhen para godinës për të përcjellë mesazhin e tyre tek deputetët e Kuvendit. • Lidhur me kërkesat e tyre, qeveria vazhdon dhe këmbëngul se rritja e vetme që do të marrin është ajo prej 15% të parashikuar nga buxheti i shtetit, e jo 50 sa kërkojnë pedagogët.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vettingu, pedagogu: Rama do gjej Noc Rrokun, patronazhistët nuk i pres në protestë

Dita e 3-të e bojkotit në Universitete, nesër ka
Pedagogu

TIRANË- Një pedagog i është përgjigjur deklaratave të kryministrit Edi Rama, i cili tha se se do të nisë vettingu për pedagogët. Gjatë protestë së sotme një pedagog ka deklaruar se Rama nga hetimi i pasurisë së tyre do të gjej 'Noc Rrokun'. Po ashtu ai ka deklaruar se patronazhistët nuk i pret që të dalin në protestë.

“Noc rrokun ka për të gjet ky kryeministri. Patronazhistët nuk i pres të na dalin në protestë”, tha pedagogu.

Duke bërë thirrje që studentët t'i mbështesin dhe të dalin me ta në protestë, njëri nga pedagogët u shpreh i pashqetësuar nga paralajmërimi i Ramës për hetimin e pasurive pedagogëve.

“Jemi në të drejtën tonë ligjore të vazhdojmë protestat. Kjo është një tallje dhe lëmoshë që ai do të na japë ne. Nuk po kërkojmë dyfishim rroge, është kërkesë për dinjitet. Studentët të mos shqetësohen sepse ka edhe dy javë të tjera që vijon aplikimi për t’u regjistruar. Ditët e leksioneve do të zëvendësohen siç bëmë gjatë pandemisë. Te mjekësia mbase janë edhe të intimiduar nga rektori por këtu tek politekniku bojkoti është total, po ashtu edhe tek universiteti i Arteve”, tha një tjetër pedagog.

3 VITE ME PARE

"Po na kërcënojnë" Kovaçi-pedagogëve: Mos u frikësoni nga shantazhet, nuk ju shkarkon dot njeri 

Dita e 3-të e bojkotit në Universitete, nesër ka
Sandër Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se shantazhet e bëra për pjesëmarrje në protestë janë bllofe. Kjo pasi sipas tij rektorët nuk kanë mundësi që të marrin asnjë masë ndaj pedagogëve. Po ashtu ai ka theksuar se akush nuk pengohet për mospjesëmarrje në protestë. 

“Janë shantazhet, por dua të them se rektorët nuk kanë asnjë mundësi që të merret masë ndaj pedagogëve. E mbron ligji. Askush nuk pengohet për mospjesëmarrje”, tha Kovaçi.

 

 

3 VITE ME PARE

Kontrolli i llogarive të pedagogëve, Kovaçi: Shantazh, ne jemi shtresë e varfër

Dita e 3-të e bojkotit në Universitete, nesër ka
Sander Kovaci

TIRANE- Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaroi se paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama se do të bëhet verifikimi i pasurive të pedagogëve është shantazh. Kovaçi tha se kryeministri nuk duhet të merret me individë të caktuar por me masën totale të profesoratit që sipas tij është i varfër. 

Sandër Kovaçi: Nxjerrja e Vettingut në këtë moment tregon një frymë shantazhi të kryeministrit, dhe është e pabesueshme kjo ide e tij në këtë moment. Ka pasur mundësi 9 vjet qeverisje pas grevës së studentëve të bëjë transparencë të drejteusve të institucioneve të arsimit të lartë publik sa i përket vetingut. 

Profesorati deklaron pranë tatimeve të ardhurat ndaj mos të krijojë tymnajë që profesorati është i pasur, por është shumë i varfër dhe është një shtresë e varfër aktualisht, mos të merret me 1 person që ka mundësi, këtu bëhet fjalë për masën totale të pedagogëve.

Ndërsa një tjetër pedagog, tha se: Kryeministri të deklarojë piramidën e pagave në të gjithë administratën publike pasi kemi parë pastrues në Fondin Shqiptar të Zhvillimit që marrin më shumë se sa një pedagog./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Sindikata e pedagogëve: Nesër në orën 11:00 para korpusit, studentët të na bashkohen 

Dita e 3-të e bojkotit në Universitete, nesër ka
Ardian Isufi

TIRANË- Sindikata e pedagogëve ka deklaruar se bojkoti i mësimit do të vazhdojë. Përfaqësuesi i sindikatës Ardian Isufi ka deklaruar se ata nuk i frikësohen fjalëve të kryeministrit Edi Rama dhe se ai duhet që të mbajë premtimet e tij të bëra 8 vite më parë. Po ashtu ai ka theksuar se protesta e nesërme do të nisë në orën 11:00.

"Sindikata njoftimon vazhdimin e protestës. Vetëm protesta do të sjellë dinjitetin tonë. Nesër në orën 11:00 do të zhvillohet protestë kombëtare para korpusit. Do të mblidhemi të gjithë fakultetet këtu. Njoftojmë dhe studentët që të na bashkohen. Bojkoti vazhdon. Nuk i tutemi fjalëve të Ramës, ai të mbaj premtimet e tij dhe të shoh ku është sot financimi i universiteteve në Evropë. Ne jemi të fundit, jemi poshtë Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjes & Herzegovinës," tha Isufi.

3 VITE ME PARE

Përshkallëzohet bojkoti i pedagogëve: Nesër protestë kombëtare

Dita e 3-të e bojkotit në Universitete, nesër ka
Protesta

TIRANË- Protesta e pedagogëve do të përshkallëzohet në kombëtare. Kjo është bërë e ditur me anë të një deklaratë që ështe vendosur në çdo fakultet të Universitetit të Tiranës në vend. Në njoftim thuhet se protesta do të nisë në orën 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës. Po ashtu ata kanë bërë thirrje që studentët të bashkohen në protestën e tyre.  

Deklarata e plotë:

Te dashur kolege te IAL-ve publike. Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike. Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona. Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit. Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre.Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike.

Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes. Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tills ekzistenciale. Misioni yne akademik vazhdon!

Dita e 3-të e bojkotit në Universitete, nesër ka
Deklarata

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës