LIVE UPDATES
Aktualitet

Detyruan djalin 12-vjeçar të pronarit të banesës të grabiste 6 mln lekë në kasafortë, arrestohen 2 autorët në Korçë

Lidhur me rastin bëhet me dije se u caktua masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 12-vjeçarin me iniciale M.S. për veprën penale ‘Vjedhja’ me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim.

10 Qershor 2025, 12:59 Nga M.B
Detyruan djalin 12-vjeçar të pronarit të banesës të
Foto ilustruese

KORÇA- Dy grabitës, që shtynë djalin 12-vjeçar të pronarit të banesës të grabiste 6 milionë lekë në kasafortën e familjes së tij, janë arrestuar në Korçë. Lidhur me rastin bëhet me dije se u caktua masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 12-vjeçarin me iniciale M.S. për veprën penale ‘Vjedhja’ me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja u denoncua nga babai i të miturit më 27 Dhjetor 2023 dhe është zbardhur pas 18 muajsh hetime. Prokuroria bën me dije se u provua se i mituri u përdor nga dy të arrestuarit për të marrë kursimet e familjes dhe se u dha lekë atyre për një periudhë pesë mujore.

Njoftimi: 

Përdorën të miturin për të vjedhur mbi 6 milionë lekë kursime të familjes, me kërkesë të Prokurorisë Korçë arrestohen shtetasit A.S dhe S.T. për ‘Vjedhje’ me pasoja të rënda

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u arrestuan shtetasit A.S. dhe S.T., për veprën penale ‘Vjedhja’ me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim dhe ‘Shtyrja e të miturve në krim’ parashikuar nga nenet 134/3 dhe 129 e 25 i Kodit Penal. Ndërsa u caktua masa e sigurimit ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ për të miturin M.S. për veprën penale ‘Vjedhja’ me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim dhe ‘Shtyrja e të miturve në krim’ parashikuar nga nenet 134/3 dhe 129 e 25 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1319, datë 27.12.2023, të nisur si pasojë e denoncimit të shtetasit A.S. pas konstatimit se në kasafortën e shtëpisë së tij mungonte një shumë 6.6 milionë lekë (të reja), prokuroria ngriti dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se paratë janë marrë nga fëmija i mitur i denoncuesit, i përdorur nga shtetasit e arrestuar për të vjedhur shumën e parave.

Hetimet 18 mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë provuan se i mituri u përdor nga dy të arrestuarit për të marrë kursimet e familjes dhe se u dha lekë këtyre shtetasve për një periudhë pesë mujore Korrik-Nëntor të vitit 2023.

Sipas prokurorisë ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se, shtetasit nën hetim S.T. dhe A.S., ky i fundit recidivist në këtë vepër penale, dhe i mituri në konflikt me ligjin M.S. kanë kryer veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 i K.Penal dhe “Shtytja e të miturve në krim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 129 e 25 i K.Penal.

Shtetasit A.S. dhe S.T. dhe i mituri në konflikt me ligjin M.S., kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme pasurinë e luajtshme të denoncuesit, fakt që rezultoi i provuar, por edhe i pranuar nga deklarimet e marra personave nën hetim, duke përdorur si ekzekutor shtetasin e mitur A.S. të moshës 12 vjeçare.

korça

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet