Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se këto prona si hotel, makina, sipërfaqe toke dhe apartamente kanë burim të ardhurash nga trafiku i drogës në Itali dhe Spanjë.
POGRADEC- Aksioni i ndërmarrë ditën e sotme në Pogradec është finalizuar me sekuestrimet e pronave të Edri Bulickës. Mësohet se këto prona si hotel, makina, sipërfaqe toke dhe apartamente kanë burim të ardhurash nga trafiku i drogës në Itali dhe Spanjë.
Nga informacionet e administruara, rezulton se Bulicka deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.
Po ashtu nëna e tij, Edlira Buliçka, ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Hotel, prona e automjete të pretenduara se ishin siguruar nga paga si ‘kamarier’, Prokuroria Korçë sekuestron pasuritë e shtetasit E.B i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe familjarëve të tij
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi pasuritë e shtetasit E.B. dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.
Pas një hetimi të thelluar disavjeçar mbi procedimin penal nr.208, të vitit 2022, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, arriti në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar në prova se shtetasi E.B. të ardhurat e realizuara nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajshme në emër të tij dhe familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme parash.
Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi E.B. deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.
Po kështu, nëna e tij, shtetasja E.B. ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.
Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se këta shtetas nuk justifikojnë pasuritë e krijuara me të ardhura të ligjshme dhe se ky shtetas pretendonte se kishte të ardhura nga puna si kamarier, por në të vërtetë referuar edhe raporteve të shërbimit nuk rezulton të ketë qenë ndonjë herë i punësuar. Transaksionetbankare të kryera prej tij ndër vite paraqiten në vlera të konsiderueshme shumash monetare në lek dhe valutë të huaj, për të cilat nuk justifikohet burimi i krijimit.
Për sa më sipër, si dhe bazuar në nenin 274, pika 1 dhe 2 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
– Pasuria me nr.1/516, ZK 8581 në emër të E.B dhe E. B., me një sipërfaqe 152.5 m2, objekti RICH HOTEL në qytetin e Pogradecit.
– Pasuria me nr.12/311, ZK 8581 e llojit truall, me sipërfaqe 965m2, blerë nga shtetasi E. B;
– Pasuria me nr.8/88, ZK 8581, e llojit truall, në pronësi të shtetasve E.B dhe E.B;
– Pasuria me nr.4/82+3-11, ZK 3664 e llojit apartament në pronësi të shtetases E. B; dhe
– Pasuria me nr.1/374+2-19, ZK 8581 e llojit apartament, në pronësi të shtetasit E. S. dhe E. B.;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi subjektet tregtare, si më poshtë vijon:
• Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, me objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E. B.,.
• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, me objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve rrugore të përdorura me motor apo rimorkiot e tyre, import-export autovetura dhe mallra të ndryshme dhe shërbim parkingu;
• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, me objekt aktiviteti servis makina dhe dhënie me qira, me status aktiv;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi pasuritë e luajtshme, si më poshtë vijon:
• Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Ford”, tipi “DYB”, me numër shasie WF05XXGÇ5HM76692, me targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tipi S320CDI, me numër shasie ËDB2200251A449184, me targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Audi”, tipi 8R në pronësi të shtetasit D.D.
Policia POGRADEC- Një operacion është ndërmarrë ditën e sotme në Pogradec nga forcat operacionale. Mësohet se aksio...
Fran Marashi TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e Fran Marashit.&...
Ekstradimi TIRANË- 26-vjeçari Kristjan Lulaj është deportuar ditën e sotme nga Italia. Mësohet se Lulaj kërkohej nga i...
Foto ilustruse DELVINË – Një farmacist 24-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia e Delvin&eu...
Sajmir Kolaveri TIRANË- Personi tjetër i shpallur në kërkim që ka marrë pjesë në vrasjen e Klevis Lleshit &eum...
Angjelina Koçi dhe Xhoi Zina TIRANË- Personat që shihni më sipër janë çifti që u arrestua në bazë...
Klevis Lleshi BURREL- Emrat e dy personave të tjerë që akuzohen për vrasjen e Klevis Lleshit, të rrëmbyer dhe vrarë...
Erion Isai ERSEKË- Përgjimet që kanë nxjerr zbuluar kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain janë publikuar ditën e sotme....
Gabriela Sommerfeld SHBA- Kartelet shqiptare në Amerikën Latine kanë marrë vëmendjen e botës në Organizatën e Kombe...
Policia VAU I DEJËS- Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në Vaun e Dejës. Mësohet se...