LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimi/ Kyçen studimet për instrumentet muzikore në shkollat 9-vjeçare

Zonja ka trokitur në shkollat “Servete Maçi” dhe “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë, ku përveç arsimit bazë, bëhen edhe orë për vegla muzikore.

11 Shtator 2023, 22:43 Nga I.A
Denoncimi/ Kyçen studimet për instrumentet muzikore në shkollat
Shkollat

TIRANË- Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur shqetësimi i një prindi të kthyer nga emigracioni. Zonja thotë se nuk arriti të regjistrojë fëmijën në arsimin bazë 9-vjeçar, që fëmija të mund të vazhdontë studimin e instrumentit muzikor.

Zonja ka trokitur në shkollat “Servete Maçi” dhe “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë, ku përveç arsimit bazë, bëhen edhe orë për vegla muzikore.

“Unë jam një nënë e një fëmije 8 vjeç që sapo jemi kthyer nga emigracioni. Kemi jetuar për shumë vite andej dhe tani jemi kthyer në Shqipëri. Fëmija im këtë vit duhet të futet në klasë të dytë, sepse klasën e parë e ka mbaruar në Itali, ka bërë arsimin bazë plus dhe një vegël muzikore të cilin ai e ka pasion që është violinçeli. Pyeta gjithandej se ku mund të vazhdonte arsimin bazë, por në të njëjtë kohë të vazhdonte pasionin e tij me instrumentin muzikor. Të gjithë më thanë emrat e dy shkollave, që është shkolla “Servete Maçi” dhe “Dëshmorët e Lirisë”. Shkova fillimisht te “Servete Maçi”, u interesova dhe më thanë që jo, kemi vetëm 9-vjeçaren dhe nuk e ofrojmë pjesën e instrumentit muzikor. Shkova te shkolla tjetër, të njëjtën përgjigje mora. Sigurisht unë do ta fus djalin në shkollë sepse nuk do ta lë pa arsim, por më vjen shumë keq që t’ia ndërpres këtë dëshirë që ai e ka me shumë pasion dhe nuk po di se si të veproj sepse kjo gjë nuk më duket absolutisht e drejtë”.

Në shkollën 9-vjecare “Servete Maçi”, një ndërtesë e re me 8 ambiente individuale për studimin e instrumentit, drejtoresha e institucionit mohon që aty bëhen vegla muzikore.

Qytetari – Si kalove drejtoreshë?

Qytetari – Kam vajzën e motrës, që ka studiuar jashtë është në klasë të dytë këtë vit. Ka bërë mësim atje, tani duhet të vijë në Shqipëri. Ajo është e prirur te artistiket, i bie violinçelit. Ka mësuar atje. Si i bëhet, për ta regjistruar?

Drejtoresha – Fëmijët, që vijnë nga emigracioni, shkojnë njëherë në zyrën vendore të arsimit.

Drejtoresha – Bëhet një kërkesë. Zyra vendore arsimore shqyrton dokumentacionin, sepse janë ato specialistët, që…

Drejtoresha – Ndërsa për instrumentin, unë sivjet për klasë të dytë, nuk kam instrument. Kështu që, në qoftë se ajo studion, duhet të vejë patjetër në Lice!

Qytetari – Këtu i bie apo jo?

Drejtoresha – Jo! S’është liceu këtu. Në klasë të dytë nuk kam instrument. S’kam asnjë nxënës me instrument. Kështu që duhet të jetë klasa, që ajo të bëjë mësimin e solfezhit, të bëjë instrument dhe meqënëse ajo ka violinçelin, mua do më pyesin, po unë nuk kam.

Stop shkoi edhe në shkollën tjetër “Dëshmorët e Lirisë”, ku edhe këtu prej dy vitesh nuk ka konkurs për veglat muzikore.

Qytetari – Kam vajzën e motrës. Ishte në Itali në shkollë, ka mbaruar klasën e dytë andej.

Qytetari – E do vijë këtej tani për klasë të tretë.

Qytetari – Ajo është për violinë dhe dua, që të…

N / Drejtoresha –Të vazhdojë!

N / Drejtoresha –Po duhet të sjellësh ato notat!

Qytetari – Dakord ato, po erdha ta bisedoj paraprakisht.

N / Drejtoresha –Atëherë do shkosh në drejtori!

Qytetari – Në klasë të tretë i bie ajo, se e ka mbaruar klasën e dytë atje.

N / Drejtoresha –Vjen në klasë të tretë? Si i kemi klasat e treta ne? Po kemi, ku e vëmë.

Qytetari – Dhe regjistrohet? Duhet të japi noi konkurs, a si e keni ju?

N / Drejtoresha –Ne do ta dëgjojmë atë, ça niveli është. Atje ka qenë, bënte kurs muzike? Apo ka qenë në shkollë muzike?

N / Drejtoresha –Ka bërë solfezh?

Qytetari – Po normale, që ka bërë.

N / Drejtoresha –Se domethënë, është për këto lëndët e tjera bëhet fjalë. Domethënë bëjnë solfezhin edhe ato lëndët e tjera…

Qytetari – Po unë prandaj erdha këtu tek kjo shkollë, se më thanë, që është shkollë muzike.

N / Drejtoresha –Po!Po! vjen këtu atëherë.

N / Drejtoresha –Atëherë, do noterizosh dokumentat, që ke! Do shkosh në Drejtorinë Arsimore, që të bëjnë konvertimin, gjërat dhe nëpërmjet atyre, do bësh hedhjen në sistem! Do të thonë ato, si do vazhdosh, pastaj të vish te ne!

Këto dy shkolla, prej më shumë se 50 vjetësh kanë nxjerrë artistë të muzikës, por kjo nuk do të ndodhë më. Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti, kjo është një dhe një padrejtësi për prurjet në të ardhmen në lice.

“Për mua kjo përbën një çudi të madhe. Së pari kur u rikonstruktua shkolla, na u tha që do ta bëjmë posaçërisht për këta, dhe u bë një rikonstruksion i tërë në të cilat u krijuan ambiente për studim individual. Që do të thotë i përafrohet asaj shkolle e cila ka një traditë të madhe. “Servete Maçi” dhe “Dëshmorët e Lirisë” kanë një traditë të jashtëzakonshme, me nxënës që kanë përfunduar shkollën dhe kanë parë si vazhdimësi liceun. Ne kemi amenduar ligjin e arsimit në të cilin themi do t’ju japim shkollave drejtim sportiv dhe artistik. Tani ti e ke një shkollë me drejtim artistik dhe nuk jep atë drejtim që do. Si do bësh shkolla të tjera. Nuk mund të hedhim në rrugë një sërë specialistësh të shkëlqyer që ka pasur ajo shkollë dhe ka akoma. Pra aty kanë dalë pianistë, violinistë, njerëz që kanë bërë emër. Si mundet? Është një çudi shumë e madhe. Sot përfundimisht vendimet që merren nëpër shkolla nuk kanë një bazë ligjore, sepse duhet të kishte një bazë ligjore që mbyllet kjo shkollë për këtë arsye dhe jepet ky drejtim. Nuk mundet”, thotë eksperti Ndriçim Mehmeti.

Marrë nga Tv Klan

servete maçi dëshmorët e lirisë ndriçim mehmeti

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale