LIVE UPDATES
Aktualitet

Finalja e 'Conference League', Policia e Shtetit: Nga gjoba tek dënimi me burg, ja ç’rrezikojnë tifozët

Sot nga një njoftim për mediat, zv.drejtori i Përgjithshëm Drejtues i Lartë Albert Dervishaj në një konferencë për shtyp tha se tifozët shqiptarë dhe të huaj do të gjobiten nëse kryejnë veprime të dhunshme.

17 Maj 2022, 09:34 Nga DOSJA
 
Finalja e 'Conference League', Policia e Shtetit: Nga gjoba tek
Albert Dervishaj

TIRANË- Policia e Shtetit ka planifikar masa sigurie me qëllim garantimin e rendit e sigurisë për zhvillimin e finales së UEFA Conference League, midis ekipeve të Romës dhe Feyenoordit. Takimi do të zhvillohet më 25 maj, në orën 21:00, në “Air Albania Stadium.”, por Policia ka nisur që të përgatitet për çdo skenar. Sot nga një njoftim për mediat, zv.drejtori i Përgjithshëm Drejtues i Lartë, Albert Dervishaj në një konferencë për shtyp tha se tifozët shqiptarë dhe të huaj do të gjobiten nëse kryejnë veprime të dhunshme. Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si: hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Po ashtu, edhe hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

“Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë apo nga drejtues ose anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij, Dervishaj.

Një pjesë e këtyre tifozëve kanë prenotuar hotele në Durrës dhe pritet të qëndrojnë atje nga data 24 deri në datën 25 maj 2022, për t’u zhvendosur me autobusa, nga Durrësi në Tiranë. Masa të veçanta janë parashikuar nga Policia e Shtetit, për pritjen e sportdashësve të dy ekipeve në dy “Fan Zonat”, tek shëtitorja “Murat Toptani”, për sportdashësit e ekipit të Feyenoord dhe në zonën e Amfiteatrit në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, për sportdashësit e ekipit të Romës, por edhe në aktivitetin festiv që do të organizohet në sheshin “Skënderbej”.

MASAT E PLANIFIKUARA NGA POLICIA E SHTETIT:

- Eskortimin e ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoord nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

- Eskortimi i Personaliteteve të Larta të UEFA dhe Personaliteteve të tjera Shtetërore nga aeroporti i Rinasit në hotel dhe në kthim për në Rinas; 

- Eskortimi i automjeteve me sportdashës të të dy ekipeve të futbollit nga Rinasi dhe Durrësi në Tiranë dhe në kthim;

- Garantimin e rendit publik në dy “Fan Zonat” ku do të qëndrojnë një pjesë e mirë e sportdashësve të të dy ekipeve, gjatë lëvizjes së tyre nga “Fan Zona” në stadium dhe largimin në përfundim të ndeshjes;

- Organizimin e pikave të kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium, në rrugën “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” dhe tek kolonat në sheshin “Italia”;

- Mbështetjen e stjuartëve gjatë kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium;

- Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

- Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

- Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit etj.

ZV.DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT DREJTUES I LARTË ALBERT DERVISHAJ, DEKLARATË PËR SHTYP PËR MASAT E POLICISË SË SHTETIT, PËR ZHVILLIMIN E NDESHJES SË FUTBOLLIT TË “UEFA CONFERENCE LEAGUE”.

Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë në përfundim të planifikimit të masave të sigurisë për zhvillimin e finales së UEFA Conference League, midis ekipeve të Romës/Itali dhe Feyenoordit/Hollandë, e cila do të zhvillohet në Tiranë, në datën 25 maj 2022, në orën 21:00, në “Air Albania Stadium.” Në këtë kuadër, Policia e Shtetit është në fazën përfundimtare të planifikimit të masave për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje sportive ndërkombëtare si kompeticioni më i ri sportiv evropian për klube. Në vlerësim të detyrimeve ligjore që ajo ka, por edhe duke shfrytëzuar përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, mbështetur në legjislacionin tonë, si dhe në kushtet dhe infrastrukturën që ofron “Air Albania Stadium”, përsa i përket sigurisë, Policia ka marrë masat për këtë ndeshje, por edhe për të gjithë aktivitetet që do të zhvillohen në vendin tonë, duke filluar nga Pikat e Kalimit Kufitar, në rrugëkalimet e ekipeve, të sportdashësve të tyre apo edhe për garantimin e rendit publik për qytetarët e tjerë në Tiranë, të cilët nuk kanë lidhje me këtë aktivitet sportiv.

Paraprakisht, nga muaji shkurt janë zhvilluar disa trajnime të drejtuesve të Policisë së Shtetit, me përfaqësues të UEFA-s, me Federatën Shqiptare të Futbollit, Ministrinë e Brendshme dhe me aktorë të tjerë që kanë detyrime për të ofruar një qasje të integruar të sigurisë dhe të shërbimeve në ambientin sportiv ku do të zhvillohet kjo ndeshje futbolli, janë zhvilluar disa takime, është studiuar historiku i tifozërisë së dy skuadrave finaliste dhe është kërkuar rritja e nivelit profesional të drejtuesve të Policisë, për menaxhimin e shërbimeve, për strategjinë e taktikat e sjelljes ndaj tifozëve dhe mënyrën e ndërveprimit me ta. Në vlerësim të masave të sigurisë për përgatitjen e kësaj finaleje, si dhe në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga direktivat e Këshillit të Evropës, për shkëmbimin e drejtpërdrejtë dhe të shpejtë të informacionit ndërmjet strukturave të Policisë me ato homologe të vendeve të tjera, me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në muajin prill 2022, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u ngrit pika kombëtare për shkëmbim informacioni për ndeshjet ndërkombëtare të futbollit (NFIP), e cila nga dita e parë e krijimit të saj është në komunikim dhe shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit me NFIP jo vetëm të Italisë dhe të Hollandës, por edhe të vendeve të tjera fqinje dhe ato evropiane, për të marrë modelet më të mira të praktikës së policimit të ndeshjeve të futbollit me një dimensioni ndërkombëtar.

Nga informacionet e deritanishme rezulton se do të ketë një pjesëmarrje të konsiderueshme sportdashësish që do të mbështetin skuadrat e tyre të futbollit për këtë finale, nga Italia dhe Hollanda, të cilët do të vizitojnë Tiranën apo edhe qytete të tjera të vendit tonë. Këta sportdashës do të udhëtojnë drejt aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rinas, por edhe në aeroportet e Podgoricës dhe të Prishtinës, me avionë linjash të rregullta dhe me charter nga aeroportet nisëse, një pjesë do të udhëtojnë me traget nga Bari drejt portit të Durrësit dhe më tej udhëtimi i tyre do të bëhet me automjete transporti drejt Tiranës, në rrugë tokësore. Një pjesë e këtyre tifozëve kanë prenotuar hotele në Durrës dhe pritet të qëndrojnë atje nga data 24 deri në datën 25 maj 2022, për t’u zhvendosur me autobusa, nga Durrësi në Tiranë. Masa të veçanta janë parashikuar nga Policia e Shtetit, për të qenë prezent për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillojë Bashkia e Tiranës, për pritjen e sportdashësve të dy ekipeve në dy “Fan Zonat”, tek shëtitorja “Murat Toptani”, për sportdashësit e ekipit të Feyenoord dhe në zonën e Amfiteatrit në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, për sportdashësit e ekipit të Romës, por edhe në aktivitetin festiv që do të organizohet në sheshin “Skënderbej”. Lëvizja e sportdashëve të ekipit të futbollit të Feyenoord drejt stadiumit do të bëhet e grupuar në këmbë nga “Fan Zona” tek pedonalja “Toptani”, përgjatë bulevardit “Deshmorët e Kombit”, në rrugën “Gjergj Filipi”, ndërsa ajo e sportdashësve të ekipit të futbollit të Romës drejt stadiumit do të bëhet e grupuar në këmbë nga “Fan Zona” tek Amfiteatri në kodrat e Liqenit Artificial, sheshi “Chopin”, rruga “Lek Dukagjini”.

Masat e planifikuara nga Policia e Shtetit, për këtë aktivitet të rëndësishëm, konsistojnë në disa plane, si në:

- Eskortimin e ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoord nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe ë kthim për në Rinas;
- Eskortimi i Personaliteteve të Larta të UEFA dhe Personaliteteve të tjera Shtetërore nga aeroporti i Rinasit në hotel dhe në kthim për në Rinas;
- Eskortimi i automjeteve me sportdashës të të dy ekipeve të futbollit nga Rinasi dhe Durrësi në Tiranë dhe në kthim;
- Garantimin e rendit publik në dy “Fan Zonat” ku do të qëndrojnë një pjesë e mirë e sportdashësve të të dy ekipeve, gjatë lëvizjes së tyre nga “Fan Zona” në stadium dhe largimin në përfundim të ndeshjes;
- Organizimin e pikave të kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium, në rrugën “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” dhe tek kolonat në sheshin “Italia”;
- Mbështetjen e stjuartëve gjatë kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium;
- Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
- Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
- Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit etj.

Me qëllim garantimin e një mjedisi sa më të sigurtë për sportdashësit e të dy ekipeve të futbollit, si dhe sigurimin e lëvizjes së tyre, Policia e Shtetit, në bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës, do të marrë masa për kufizimin e lëvizjes së automjeteve në disa akse rrugore, duke filluar nga stadiumi deri në sheshin “Skënderbej”, në lindje deri në Rrugën e Elbasanit dhe në perëndim deri në rrugën “Sami Frashëri”. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë datave 24 dhe 25 maj 2022, në qytetin e Tiranës, Policia e Shtetit apelon dhe kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, me qëllim që të reduktojnë në maksimum përdorimin dhe qarkullimin me automjete gjatë këtyre dy ditëve.

Nisur nga fakti se sportdashësit e dy ekipeve, për të hyrë në stadium, do të ndjekin intenerarin e përcaktuar më sipër, me qëllim shmangien e konfuzionit në pikat e kontrollit të organizuar nga Policia e Shtetit, si dhe në hyrjet e stadiumit, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që kanë një biletë për këtë ndeshje, të lëvizin në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe në rrugën “Dervish Hima”, për t’u drejtuar në stadium. Ndërsa qytetarët e tjerë që nuk kanë biletë për në stadium, të mos frekuentojnë këtë zonë. Është rasti të kujtojmë qytetarët shqiptarë dhe të huaj se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si: hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar konsideron vepër penale goditjen apo çdo vepër tjetër dhune të sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportive, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, vepër penale që dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë apo nga drejtues ose anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Strukturat e Policisë së Shtetit janë duke vlerësuar dhe përpunuar informacionet më të fundit lidhur me këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv dhe në ditët në vijim do të komunikojmë edhe detaje të tjera nga Plani i Masave, si për numrin e punonjësve të Policisë që do të aktivizohen, mënyrën e menaxhimit të tifozëve dhe të komunikimit me ta, si dhe çdo informacion tjetër që do të jetë i domosdoshëm për qytetarët e Tiranës dhe miqtë nga Holanda dhe Italia, të cilët vijnë për të mbështetur skuadrat e tyre.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e komunitetit të qytetit të Tiranës dhe të drejtuesve të automjeteve, që të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportive, duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë. Në përfundim, falënderoj mediat për mbështetjen dhe siguroj qytetarët për gatishmërinë e plotë të strukturave të Policisë së Shtetit, për të zbatuar me përpikëri të gjitha masat e planifikuara, me qëllim sigurimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje, si dhe për një bashkëpunim efektiv me të gjithë aktorët e tjerë në ambientin sportiv ku do të zhvillohet kjo finale futbolli.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit