LIVE UPDATES
Aktualitet

ChatGPT po shkurton stafin e mediave në botë, por a mund ta bëjë punën e gazetarëve shqiptarë

Gazeta “Bild” planifikon të zëvendësojë redaktorët me programe të Inteligjencës Artificiale për të kursyer 100 milionë euro.

12 Gusht 2023, 18:09 Nga m.s
ChatGPT po shkurton stafin e mediave në botë, por a mund ta
Inteligjenca Artificiale

A do të zëvendësohen gazetarët nga robotë që shkruajnë lajme? Vështirë ta thuash, por shumica e lajmeve të prodhuara nga agjencia “Associated Press”, që kanë të bëjnë me të ardhurat e korporatave, bëhen me anë të teknologjive të automatizuara. Këta kompjuterë shkruajnë sot lajme për gazetat ose për internetin, një punë që dikur bëhej nga njerëzit.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” ka hyrë në bashkëpunim me kompaninë “Automated Insights” për të shfrytëzuar algoritmet e kësaj kompanie, të cilat prodhojnë lajme financiare të caktuara brenda pak sekondave. Ndërsa gazeta “Bild” planifikon të zëvendësojë redaktorët me programe të Inteligjencës Artificiale për të kursyer 100 milionë euro.

ChatGPT po përdoret edhe në redaksitë shqiptare të lajmeve. Anila Basha, drejtuese e Newsbomb.al, thotë se pavarësisht lehtësive që të ofron përdorimi i ChatGPT, si p.sh., në gjetjen e background të lajmit, të shkëput nga realiteti.

Znj. Basha nuk parashikon që përdorimi i tij do të arrijë të zëvendësojë gazetarët dhe redaktorët në Shqipëri, pasi lajmi raportohet dhe verifikohet në disa burime dhe nëse do t’i largohet parimit bazë të gazetarisë, do të arrijë i cunguar te publiku.

“Kur për herë të parë u përballa me ChatGPT para disa muajsh, m’u duk gjetja e fundit të cilën duhet ta shfrytëzoja në maksimum. Personalisht për veten.

E përdora ChatGPT për disa ditë me radhë, prej kureshtjes nga e gjithë gama e informacioneve që merrja dhe thjeshtësia e përgjigjeve. Nëse kisha nevojë për background informativ për lajme të ndryshme, fillova të pyesja ChatGPT.

Por, shumë shpejt vura re se po largoheshim nga realiteti që duhet të raportojmë ditë pas dite. Për të qenë e sinqertë, kam vërejtur se raste të përdorimit të ChatGPT ka edhe në median online dhe kjo për shpejtësi informacioni dhe lehtësi të dhënies së tij.

Do të doja të kisha optimizmin për të menduar se gazetarët e redaktorët në redaksitë shqiptare të informacionit, do ta përdornin teknologjinë deri në njëfarë mase, por assesi, ta bënin atë rregull të punës së tyre të përditshme.

Ne përballemi përditë me ritmet e shpejta të teknologjisë, dhe për ne që jemi më të vjetër në zanat dhe nuk i kemi marrë nëpër shkolla parimet bazë të përdorimit të teknologjisë, është disi e vështirë. Por sa më shumë ta përdorësh, aq më e thjeshtë bëhet për të dhënë zgjidhje të lehta të momentit.

Problemi i madh është se lajmi që duhet të raportohet nuk është një pyetje dhe një përgjigje pas kompjuterit nëpërmjet teknologjisë artificiale.

Kështu, jemi duke shmangur parimet bazë të raportimit dhe shkrimit të lajmit, apo të verifikimit të lajmit në disa burime. Sigurisht, kjo bota e re dixhitale të kursen kohë, por informacioni, nëse nuk vjen te lexuesi sipas rregullit, atëherë do të jetë i cunguar.

Nuk ka ende një studim sesa dhe si e përdorin ChatGPT në media apo në biznese dhe shpresoj shumë që raportimi juaj për këtë fakt të na japë të dhëna interesante.

Por jam përpjekur edhe në redaksitë e lajmeve newsbomb.al dhe newsport.al të mos ua ‘injektoj’ gazetarëve dashurinë për të përdorur këtë platformë, përveçse në raste ekstreme.

Edhe pse mendoj se për një kohë shumë të afërt, do të jetë në modë përdorimi i kësaj platforme, ashtu sikurse u bë modë shumë e shpejtë prezantimi i mediave tona online në rrjetet sociale nga ku gjenerohet edhe trafiku më i madh i lexuesve tanë”.

Ndodhi, Inteligjenca Artificiale pushon nga puna gazetarët në Gjermani

Tabloidi gjerman “Bild”, gazeta më e shitur në gjithë Europën, u komunikoi qindra redaktorëve që do të zëvendësohen nga IA. A do t’u bien chatbot kambanave të vdekjes mbi përmbajtjet mediatike të krijuara nga njeriu?

Axel Springer SE, shtëpia më e madhe botuese europiane, njoftoi se do të zëvendësojë një sërë pozicionesh pune editoriale me Inteligjencën Artificiale, shkruan Deutsche Welle.

Në një email dërguar personelit (më 19 qershor), Springer deklaroi se “për fat të keq do të ndahet nga kolegët që punojnë, të cilët do të zëvendësohen nga IA dhe/ose nga procese të botës dixhitale”.

Funksionet e drejtorëve të redaksisë, redaktorëve të faqeve, korrektorët, sekretarët dhe photo editorët nuk do të ekzistojnë më si sot”.

Shkurtimet e vendeve të punës në Springer, shtëpia e markave të lajmeve si “Bild” dhe “Die Welt”, do të rrisin frikën se IA do të shkaktojë rrëmujë në të gjithë industrinë e medias në botë.

Chatbot si ChatGPT mund të përdoren për të shkruar lajme, duke i bërë të padobishëm gazetarët njerëzorë.

“Për herë të parë, është vetë makina që po krijon gjuhën” – deklaroi Ranga Yogeshwar, një nga gazetarët kryesorë të pavarur shkencorë në Gjermani.

Në Global Media Forum të Deutsche Welle në Bon, Yogeshwar diskutoi se si IA gjeneruese po ndryshon krijimin e përmbajtjeve.
“Makina ka shkelur kulturën tonë, qytetërimin tonë” – tha ai.

Digital News Report i Reuters Institute deklaroi se 2023 do të jetë “viti i zhvillimit për Inteligjencën Artificiale dhe zbatimit të saj në gazetari”.

Raporti thekson se mjetet e transkriptimit të Inteligjencës Artificiale janë tashmë rutinë në redaksitë dhe shumë e përdorin edhe për të zgjedhur stories që t’ua këshillojnë përdoruesve, për të krijuar titra dhe për text-to-speech.

Edhe disa shoqëri mediatike po eksperimentojnë me drejtues virtualë lajmesh. Dhe aplikacionet si “Artifact” tashmë po ofrojnë përmbledhje të lajmeve online, të krijuara nga IA për lexuesit.

Por disa analistë të medias mendojnë se IA, duke marrë përsipër detyra banale, do t’u lejojë gazetarëve të përqendrohen në reportazhe investiguese dhe analiza të thelluara.

“Mendoj se do të fillojmë të shohim gjithnjë e më shumë organizata mediatike që do të hedhin hapin përtej mundësive” – deklaroi Nilesh Christopher, korrespondent nga Azia Jugore për “Rest of World”, një botim online që i kushtohet ndikimit të teknologjisë.

“Kemi një mjet të ri që mund të përshpejtojë disa procese” – thotë gazetari shkencor Ranga Yogeshwar. “Me IA kemi një katalizator që do të krijojë më shumë përmbajtje se sa mund të bëjnë njerëzit”. Këto përmbajtje mund të jenë mashtruese ose të rreme.

“Ne nuk mund t’u kemi më besë tani përmbajtjeve. Dhe kjo nuk vlen për faktet aktuale por edhe ato të së shkuarës. Ju mund ta ndryshoni fjalë për fjalë historinë, por kush do të mundet ta verifikojë?”.

Yogeshwar thotë se politikanët duhet të krijojnë një rregullore për IA para se ajo të trondisë themelet e shoqërisë.

Shumë gazetarë shpresojnë se kërkesa për histori unike, të hulumtuara dhe të rrëfyera nga njerëzit të rritet kur njerëzit të kenë mjaftueshëm lajme të krijuara nga IA.

Por edhe nëse kjo rezulton e vërtetë, mijëra redaktorë, si ata të tabloidit gjerman “Bild”, mund të kenë humbur punën e tyre. /Burimi i lajmit Monitor 

chatgpt redaksite e lajmeve

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale