LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Biznesi i mikpritjes’/ Shqipëria numëron mbi 30 mijë apartamente me qira ditore për turistët e huaj

Aktualisht, vetëm në një nga platformat e turizmit, atë Airbnb, janë listuar mbi 17 mijë njësi akomoduese, kryesisht me qira ditore. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 7 mijë gjenden në Vlorë, ndjekur nga Tirana, Saranda, Durrësi, Himara, Shkodra, Berati dhe Lezha.  

13 Gusht 2023, 15:36 Nga k.m.
‘Biznesi i mikpritjes’/ Shqipëria numëron mbi 30 mijë
Foto ilustruese

Deri para ca kohësh, tur-operatorët ankoheshin se strukturat hoteliere në Shqipëri ishin të pakta dhe nevojiteshin më shumë shtretër për të akomoduar turistët. Së fundmi, bashkë me rritjen e prurjeve turistike janë zhvilluar edhe forma të tjera të biznesit të mikpritjes. Nga apartamentet me qira, bujtinat, kampingjet e posaçme e deri tek shtëpitë e tyre që vendasit lirojnë për turistët gjatë periudhës së sezonit turistik, shqiptarët kanë hapur dyert për të huajt.

Aktualisht, vetëm në një nga platformat e turizmit, atë Airbnb, janë listuar mbi 17 mijë njësi akomoduese, kryesisht me qira ditore. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 7 mijë gjenden në Vlorë, ndjekur nga Tirana, Saranda, Durrësi, Himara, Shkodra, Berati dhe Lezha.  

Ndërsa të dhënat nga AirDNA, një motor kërkimi që analizon statistikat për strukturat e akomodimit me qira ditore, tregojnë se në qershor të këtij viti kishte 15.375 banesa/apartamente të listuara për qira ditore në Shqipëri. Rritje prej 133% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Sipas një analize të saj, një natë-qëndrim në Vlorë kushton mesatarisht 52 euro. Në Tiranë çmimi ulet në 42 euro, në Sarandë shkon në 58 euro, ndërsa në Durrës 51 euro. Çmime të larta ofron edhe Himara ndërsa në Shkodër, Berat e Lezhë çmimet mesatare për një natë luhaten nga 30 deri në 40 euro.  Bashkë me të dhënat e platformës tjetër Booking, numri i njësive akomoduese në listën e qiradhënies ditore shkon në mbi 30 mijë në gjithë vendin.

“Rritja e kërkesës për Shqipërinë si destinacion pushimesh kërkon angazhim serioz edhe në rritjen e kapaciteteve të duhura akomoduese. Aktualisht turistët vihen përballë një morie zgjedhjesh dhe biznesi i qiradhënies është në ditët e tij më të mira”, thotë për Gazetasi.al Besnik Vathi, kreu i Shoqatës së Tur-Operatorëve.

Shtimi i listimeve është nxitur nga kërkesa e lartë për net-qëndrime. Po sipas të dhënave të AirDNA, kërkesa për net-qëndrime ishte 76.801 këtë qershor, me rritje të ndjeshme prej 147% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Koha mesatare e qëndrimit luhatet në rreth 3 ditë, ndërsa në korrik dhe në gusht, u afrohet katër ditëve. Ndërsa sipas të dhënave të INSTAT norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” në  maj ishte 18.7 %, kundrejt 16% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 21.1 %, kundrejt 15.3 % që ishte në maj të 2022-shit. Një trend që po vihet re sëfundmi është dhënia me qira e shtëpive të tyre nga banorët vendas të fshatrave bregdetarë.

Gjatë muajve të verës, ato zgjedhin të akomodohen diku tjetër ndërsa i kthejnë shtëpitë e tyre tërësisht në biznes.

“Anash shtëpisë time kam ngritur një strukturë tjetër më të vogël ku fle bashkë më bashkëshortin. Që në fund të majit deri në fund të shtatorit, shtëpinë time e jap me qira për turistët. Në dimër, rikthehemi sërish. Ka dy vite që e kemi praktikuar këtë lloj biznesi”, tregon për Gazetasi.al Shpresa Runa, e cila jeton në Qeparo.

“Në fillim druhesha pasi është një shtëpi e zakonshme që nuk ka kushtet e hoteleve por vumë re një kërkesë të lartë nga grupe turistësh të cilët donin një hapësirë më të madhe, me ambient gatimi dhe dhoma gjumi. Një natë qëndrimi është 60 euro”, vijon më tej ajo ndërsa shton se nuk kanë patur ankesa për çmimet pasi përgjithësisht akomodohen më shumë se katër persona.

“Turistët duket se e pelqejnë për hapësirën. Përgjithësisht vijnë familjarë, çifte që kanë edhe fëmijë”, shton mandej ndërsa thekson se është detyruar që të ndryshojë edhe kushte të vogla në shtëpi, që te jetë sa me e përshtatshme për turistët.

Si Shpresa, ka edhe banorë të tjerë që zgjedhin të japin shtëpitë e tyre, duke 'sakrifikuar' për disa muaj, për të mos i lënë fshatrat e tyre piktoreske të plaken me ëndrrën për zhvillimin e turizmit./GazetaSi

gjirokaster

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet