LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Ujësjellësi i Himarës rrezikon të ardhmen e luginës së Shushicës

Ata janë pjesë e një grupi prej 54 banorësh të njësive administrative Brataj, Kotë dhe Kuç që së bashku me Qendrën për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri “Eco Albania” kanë ngritur padi në Gjykatën Administrative të Tiranës duke kërkuar anulimin e lejes së ndërtimit, anulimin e vendimit për vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, si edhe anulimin e lejes për përdorim ujor nëntokësor.

2 Shkurt 2024, 17:09 Nga h.k
BIRN: Ujësjellësi i Himarës rrezikon të ardhmen e
Foto ilustruese

HIMARËS-Në qendër të fshatit Kuç, që shtrihet në një luginë që gjarpëron mes maleve të Labërisë, një grusht burrash dhe aktivistësh mjedisorë u mblodhën të martën për të shprehur kundërshtitë e tyre ndaj punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Himarës – i cili devijon ujin e lumit të Shushicës, degë e Vjosës.

Ata janë pjesë e një grupi prej 54 banorësh të njësive administrative Brataj, Kotë dhe Kuç që së bashku me Qendrën për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri “Eco Albania” kanë ngritur padi në Gjykatën Administrative të Tiranës duke kërkuar anulimin e lejes së ndërtimit, anulimin e vendimit për vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, si edhe anulimin e lejes për përdorim ujor nëntokësor.

Një prej banorëve që e ka nënshkruar padinë, Mit'hat Balilaj, 70 vjeç, nga fshati Kuç, i tha BIRN se devijimi i ujit do sillte katastrofë për komunitetin.

Është gjynah që të nxihet gjithçka këtu për një pikë ujë”, tha Mit'hati, ndërsa theksoi se uji ishte pasuria e tyre më e madhe. “Është shfarosje e komunitetit,” paralajmëroi ai. 

“Djali im u kthye nga Gjermania për të ndërtuar një kompleks, por tani me lajmin e ujësjellësit i anuloi planet,” shtoi 70-vjeçari, ndërsa theksoi se “pa ujë nuk mund të bëjmë asgjë”.

Përgjatë luginës së Shushicës shtrihen rreth 30 fshatra të bashkisë Himarë dhe bashkisë Selenicë që preken nga projekti i devijimit të lumit të Shushicës për të furnizuar me ujë zonën bregdetare të Himarës. Banorët e këtyre komuniteteve pretendojnë se nuk kanë qenë prezent në asnjë prej takimeve konsultative për implementimin e projektit.

Ujësjellësi i ri i Himarës po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e Programit të Rehabilitimit të Ujësjellësve Rural IV. Fondi nuk i përgjigj një kërkesë për koment nga BIRN mbi akuzat e banorëve të luginës deri në publikimin e këtij shkrimi. 

Ky projekt parashikon devijimin e ujit nga Lëpusha – burimi kryesor i Shushicës, drejt qytetit të Himarës dhe fshatrave të tjerë të vijës bregdetare për t'u shërbyer rreth 80 mijë banorëve dhe turistëve të shumtë që pushojnë në rivierën e Jonit gjatë muajve të verës.

Banorët e luginës pranojnë se të gjithë meritojnë të kenë furnizim me ujë të pijshëm, por kjo nuk duhet të bëhet në kurriz të komuniteteve të tjera.

“Këto projekte të devijimit të lumit nuk janë histori e re, janë diskutuar disa herë gjatë 50 viteve të fundit, por nuk është realizuar kurrë deri më tani për shkak të pasojave sociale dhe mjedisore”, u shpreh Astrit Balilaj, kryeplaku i fshatit Kuç.

Sipas kryeplakut edhe në projektet e mëparshme është konstatuar se uji i Shushicës me vështirësi plotësonte kërkesat e komunitetit të luginës dhe nuk mund të devijohej për të shuar vapën e bregut.

“Janë 30 fshatra të cilëve u prishet ekosistemi,” tha njëri prej banorëve të mbledhur të martën në Kuç, ndërsa shtoi se deri më tani ata kishin organizuar gjashtë protesta në mbrojtje të kauzës. “Në korrik-gusht këtu do thahet komplet nëse ata na marrin ujin”, shtoi ai i indinjuar. 

Ekspertët dhe shkencëtarët që merren prej vitesh me studimin e ekosistemit dhe specieve që jetojnë ne ujërat e Vjosës dhe degët e saj, pohuan për BIRN se raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis i këtij projekti është i gabuar dhe i pabazuar në prova shkencore.

“VNM-ja është e gabuar dhe gjithashtu çorientuese”, tha Friedrich Schiemer, profesor nga Universiteti i Vienës.

Sipas të dhënave të organizatës mjedisore Eco Albania, raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i kryer në vitin 2020 është një raport paraprak dhe i gabuar, i cili ka shërbyer edhe për lëshimin e lejes mjedisore nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. 

Ky raport citon se në këto ujëra nuk ka specie të rralla të rrezikuara që janë regjistruar, por shkencëtarët që merren prej vitesh me studimin e ujërave të Shushicës raportojnë se në fakt ka qindra specie të rrezikuara në burim dhe në lumin e poshtëm.

Raporti gjithashtu gabimisht pretendon se projekti nuk ka ndërhyje me ndonjë zonë të mbrojtur, ndërsa ekspertët shprehen se tashmë kjo zonë është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Olsi Nika, drejtues i organizatës Eco Albania thekson se lumi Vjosa u shpall park kombëtar së bashku me dy degët e tij, njëra nga të cilat është lumi i Shushicës.

“Mbrojtja që gëzon një park kombëtar, sipas ligjit për zonat e mbrojtura përjashton çdo zhvillim të një ndërtimi infrastrukturor, si projekti i ndërtimit të ujësjellësit”, tha Nika.

Vladimir Ganaj, inxhinier pyjesh dhe banor i luginë se vlerësoi burimin e Shushicës si një monument natyre.

Ai u shpreh se qeveria dhe vendimmarrësit po vinin në pikëpyetje të ardhmen e komunitetit. 

“Të marrësh ujin e Shushicës është si të largosh mbretëreshën nga hojet e bletëve e t'i lësh të zënë miza”, tha Ganaj me keqardhje. 

himare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet