LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Identifikimi elektronik dështoi në 12% të qendrave të votimit, cilat janë arsyet

Një proces që i kushtoi taksapaguesve miliona euro dhe që synonte të shmangte disa problematika të përsëritura në procese zgjedhore në Shqipëri, nuk funksionoi në një pjesë thelbësore të qendrave të votimit, më së shumti për shkak të moslidhjes me valët GSM të pajisjeve të identifikimit elektronik të votuesve.

13 Mars 2024, 15:32 Nga r.ll
BIRN: Identifikimi elektronik dështoi në 12% të qendrave të
foto ilustruese

TIRANË- Procesi i identifikimit elektronik të votuesve, i cili u ndërtua dhe u përdor në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe ato të pushtetit vendor më 2023, synoi të zhveshë zgjedhjet shqiptare nga disa shqetësime të përsëritura, përfshirë votimin familjar, votimin në vend të një shtetasi tjetër dhe votimin e dyfishtë. Por një analizë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zbuloi se në zgjedhjet e 14 majit 2023 për pushtetin vendor, pajisjet nuk funksionuan në 581 nga rreth 5200 qendra votimi në të cilat u përdor, bëhet e ditur nga një analizë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pajisja Elektronike e Identifikimit (PEI) u ble nga KQZ përmes një procesi prokurimi. Synimi i saj është leximi i kartave ose pasaportave biometrike dhe leximi i shenjës së gishtit të votuesit, në mënyrë që të mos ketë pasiguri në këtë proces dhe të shmanget votimi për të tjerët.

Arsyet e mosfunksionimit të identifikimit elektronik ndahen në tre kategori të mëdha, sipas studimit; mungesa e operatorëve, mungesa e lidhjes me rrjetin GSM të komunikimit të lëvizshëm dhe pajisje defektoze.

Në 12 për qind të rasteve kur pajisja nuk punoi, arsyeja ishte e thjeshtë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të gjejë punonjës për t'i operuar. Më së shumti këto raste i takonin qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, dy qarqe të depopulluara ndjeshëm gjatë dekadave të fundit.

“Qendrat e votimit të kategorisë së parë, që nuk kishin operator në qendrat e votimit për të përdorur pajisjen PEI, i përkasin në pjesën dërrmuese të tyre qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, konkretisht bashkive të Dropullit, Finiqit dhe Konispolit. Për këto bashki ka dështuar procesi i rekrutimit të operatorëve. Vështirësia e rekrutimit të operatorëve për shkak të emigrimit të popullsisë është një situatë e përsëritur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021,” shkruhet në raportin e auditimit.

Në kategorinë e dytë, ku ishte më shumë se sa gjysma e rasteve, problemi qëndronte jo te mosfunksionimi i pajisjes por te mungesa e valëve GSM. Sipas KQZ-së, në këto raste pajisjet punuan dhe e kryen funksionin e identifikimit të zgjedhësve por nuk i transmetuan të dhënat në KQZ.

Në rreth 200 raste, pajisja nuk punoi pavarësisht se operatori ishte në detyrë dhe transmetimi dukej se funksiononte. Në këto raste problemet lidheshin me kategori të ndryshme defektesh fizike, përfshirë mosleximin e portës USB apo soft i instaluar gabim. Pajisja përdor portën USB për të lexuar një magazinë të dhënash ku gjendet lista e zgjedhësve të qendrës përkatëse të votimit.

Raporti i auditimit vëren gjithsesi se sistemi i regjistrit të aktivitetit të pajisjeve nuk mbante shënim të dhëna të detajuara për të kuptuar se çfarë nuk shkoi siç duhet rast pas rasti por vetëm të dhëna të përgjithshme që funksionoi apo nuk funksionoi.

“Nga konstatimet e ekspertëve të jashtëm u vu re që pajisjet PEI dokumentojnë (log) file vetëm në pjesën bazike të operimit dhe konfigurimit. Në këtë mënyrë është e pamundur të diagnostikohen dhe dokumentohen hapat e sakta që janë ndërmarrë në një pajisje të caktuar pasi niveli i detajimit të LOG është shumë i thjeshtë dhe bazik,” shkruhet në raport.

Rrjedhimisht, një kod error mund t'i referohet dhjetëra problemeve të ndryshme, të cilat nuk mund të identifikohen saktë./BIRN

pajisja elektronike e identifikimit kqz

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë