LIVE UPDATES
Aktualitet

Avokatët nisën bojkotin, Ngjela: Jeni në terezi ju, po Anglia një Apel ka, kjo është tradhëti

Ngjela u shpreh se reforma në drejtësi spastroi 70% të gjyqtarëve të korruptuar e se asnjë nga pretendimet e avokatëve nuk ekzistojnë.

14 Qershor 2022, 21:55 Nga F.M
Avokatët nisën bojkotin, Ngjela: Jeni në terezi ju, po Anglia
Spartak Ngjela

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela, ka hedhur poshtë pretendimet e avokatëve për hartën e re gjyqësore, duke u shprehur se të gjithë duhet ta lënë reformën në drejtësi të vazhdojë. Në një lidhje me “Skype” në “Open”, Ngjela krahasoi situatën me Anglinë, duke thënë se gjithë vendi ka një gjykatë Apeli e nuk ka ankesa të tilla. Ngjela u shpreh se reforma në drejtësi spastroi 70% të gjyqtarëve të korruptuar e se asnjë nga pretendimet e avokatëve nuk ekzistojnë.

“Është sukses i madh reforma në drejtësi. Avokatia nuk ka lidhje me KLGJ. Nuk duhet të ngatërrojmë aksiomat e mëdha të jurispundencës. Filozofia e të drejtës e konsideron gjykatën në mënyrë absolute një moment metropolitan. Gjykata ka karakter metropolitan, nk mund të ketë karakter fshataresk. Më dëgjoni t’iu them një gjë. Ne kishim nevojë për një reformë të tillë, por çdo e keqe vjen me një të mirë. Nuk do ta bënim dot reformën po të mos ndodhte spastrimi në gjykata. .Është turp të flasim për gjykatat sot, kur janë eliminuar 70% e gjyqtarëve për korrupsion. Çfarë i duhet avokatisë që të thotë se rëndon mbi popullin. Ç’punë ka avokatia me këtë koncept? Është koncept komunist. Zotëri, avokatia është profesion privat. Ç’punë ka? KLGJ është argani absolut i pushtetit gjyqësor, avokatia nuk është pjesë e këtij pushteti. Ç’punë ka avokatia sa gjykata ka? Ç’është ky hall për shpenzimet popullore? Le të bëjnë grevë për të rritur qeveria rrogat. A jeni në vete, apo jo. Unë nuk e pranoj këtë. Ka qenë gjëmë e madhe në Shqipëri, janë eliminuar 70% e të korruptuarve. Kjo është risi. Le t’i lëmë të vazhdojnë në mënyrë të qetë me reformën në drejtësi, sepse nuk po e bëjmë ne, por ndërkombëtarët e nivelit të lartë. Ne nuk e bënim dot kurrë. Zotëri, avokatia ka qenë fatkeqësi. Nuk di çfarë të them çfarë ka qenë. Të mos shkoj unë në seancë gjyqësore do të thotë të tradhtoj klientin. Mostradhtimi i klientit është normë, çfarë më duhen mua marrëdhëniet politike. Pse nuk e bëjnë gjyqtarët këtë, por avokatia? Jam njeri që e njoh drejtësinë nga të gjitha aspektet. Gaboheni, e shikoni Anglinë? Një Gjykatë Apeli ka Anglia. Ku pyet drejtësia me çfarë do shkojnë njerëzit atje, le të shkojnë me biçikletë. 80% e atyre problemeve që ngrihen, nuk ekzistojnë,”- tha Ngjela.

Në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Për të shprehur kundërshtinë e tyre, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë për personat që kanë marrë në mbrojtje ligjore. Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia u shpreh bojkoti po funksionon në të gjitha gjykatat në rang vendi, ndërsa shtoi se dërgimi i çështjes në Gjykatë Kushtetuese nuk është vendosur, pasi ka bindjen se qeveria do të reflektojë në kërkesat e tyre. Kështu që në të gjihë vendin janë shtyrë rreth 800 seanca. 

spartak ngjela harta e re e gjyqesorit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet