Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu edhe një 24-vjeçar i identifikuar me inicialet A. L., banues në Tiranë u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.
TIRANË- 9 persona janë vënë në pranga në Tiranë ndërkohë dy po procedohen në gjendje të lirë. Një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet H. G., gjatë një kontrolli fizik në banesën e tij i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.
Po ashtu edhe një 24-vjeçar i identifikuar me inicialet A. L., banues në Tiranë u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.
Ndërkohë policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin të identifikuar me inicialet L. Z., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, Ai do të ndiqet penalisht për veprën penale “Dhunë në familjë”.
K. M., 40 vjeç është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkeshortes ndërkohë që A. M. (kunati), 40 vjeç, është proceduar penalishtr për veprën penale “Dhuna në familje”.
24-vjeçari i identifikuar me inicialet G. S., është vënë në pranga dhe do të ndiqet penalisht për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Sulejman Pitarka”, i ka vjedhur telefonin një të mituri.
Policia Rrugore gjiothashtu ka arrestuar një 31-vjeçarë me inicialet Q.S., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, dhe proceduan penalisht shtetasen K. D., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Gjithashtu janë arrestuar G. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, A. M., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Kundështimi i punonjës të Policisë së rendit publik” dhe U. V., 48 vjeçpasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Vihen në pranga 9 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Nakotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- H. G., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuetrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa; - A. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 24 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Sulejman Pitarka”, i ka vjedhur telefonin një shtetasi të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. M., 40 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasin A. M., 40 vjeç, të dy banues në Babrru, për veprën penale “Dhuna në familje”. Shtetasi K. M. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, gjithashtu shtetasi A. M. (kunati) ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kësaj shtetaseje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- Q. S., 31 vjeçe, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, dhe proceduan penalisht shtetasen K. D., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasja Q. S., është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimin, ndërsa shtetasja Q. S, ka penguar zbulimin e së vërtetës, dukë dhënë gjeneralitet e saj;
- G. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;- A. M., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Kundështimi i punonjës të Policisë së rendit publik”,
“Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi A. M. nuk i është bindur fillimisht urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ndërsa pas ndalimit ka tentuar të ndërrojë vendin me pasagjerin në automjet. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. M. e drejtonte automjetin pa leje drejtimi; - U. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit. Materialet i kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(j.c)/dosja.al
Talo Çela TIRANË- Avokati i Talo Çelës Luan Kaloçi pretendon se klienti i tij nuk ka gisht në grabitjen e Rinasit. I pr...
DURRËS- Një bombul gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një pikë shitje në lagjen numër 14 në Durrës. Po...
Nuredin Dumani TIRANË- Henrik Hoxhaj duket të jetë bërë bashkëpunëtori i ngushtë i Nuredin Dumanit pas prishjes me...
Autobusi VLORË- Ngjarje e rëndë në Vlorë! Një pemë ka rënë mbi autobusin në Vlorë, duke bër&eum...
Avokati TIRANË- Shoqëria civile doli ditën e sotme në protestë përballë Kuvendit të Shqipërisë kund&...
Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani TIRANË- Henrik Hoxhaj, bashkëpuntori i drejtësisë ka treguar për grupin hetimor detaje nga vrasja e ...
Sazan Guri TIRANË- Përballë Kuvendit po zhvillohet një protestë kundër projektligjit për Parkun e Butrintit. Në koh...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionin ka nisur hetimet për pasurinë e 8 grupeve kriminale që...
Policia Gjirokaster GJIROKASTËR- 21-vjeçari Andreas Onjea, është vënë në pranga pasi është kapur duke t...
VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të tregut të Orizit në Vlorë. Nj...