LIVE UPDATES
Aktualitet

Albascan, ngjitja e rrufeshme e një përbindëshi të fondeve publike

Pak ditë më parë, thesari ekzekutoi një pagesë tjetër në vlerë 20 mijë euro për llogari të të njëjtës kompani. Kjo është pagesa mujore për kontratën tjetër “Mirëmbajtje e pajisjeve të sigurisë skanera dhe ura për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.”

17 Dhjetor 2023, 17:12 Nga I.A

Albascan, ngjitja e rrufeshme e një përbindëshi të fondeve

TIRANË- Në datën 14 të muajit të kaluar thesari i shtetit ekzekutoi një pagesë në vlerën 28 milionë e 431 mijë lekë ose rreth 278 mijë euro për llogari të kompanisë Albascan. Kjo ishte pagesa e muajit tetor të kontratës për “Mirëmbajtjen e sistemit të sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” për Drejtorinë e Burgjeve.

Pak ditë më parë, thesari ekzekutoi një pagesë tjetër në vlerë 20 mijë euro për llogari të të njëjtës kompani. Kjo është pagesa mujore për kontratën tjetër “Mirëmbajtje e pajisjeve të sigurisë skanera dhe ura për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.”

Ky veprim përsëritet me përpikmëri çdo muaj. Shkurt, taksapaguesit shqiptarë paguajnë 300 mijë euro në muaj për miërmbajtjen e sistemeve elektronike të sigurisë në burgje, përfshirë kamerat e monitorimit dhe skanerat e kontrollit. Paratë i merr Albascan. Por policia thotë se skaneri në burgun e Peqinit kishte kohë që nuk funksiononte, ashtu si disa kamera të sigurisë.

E themeluar vetëm pak vite me parë, Albascan është shndërruar rrufeshëm në një përbindësh të fondeve publike. Lubi buxhetore. Konsideroni vetëm një fakt. Në vitin 2017, kompania kishte një xhiro totale prej vetëm 50 mijë eurosh për të gjithë vitin. Por sot ajo merr mesatarisht 1.8 milionë euro në muaj pagesa nga thesari i shtetit për kontratat publike.

Nëse suksesi në biznes do të kishte emër ai do të quhej Apple, por edhe Albascan. Por kur ngjitja vjen nga kontratat publike, atëherë dritëhijet janë të mëdha. Por çfarë qëndron pas kësaj ngjitje kaq të rrufeshme?

Albascan u krijua në shkurt të vitit 2017 nga dy ortakë, Sokol Cane dhe Etmira Dashi. Të dy këta aksionerë zotëronin nga 50 për qind të aksioneve. Gjatë kohës që ishte në pronësinë e tyre kompania mbeti një biznes i vogël me xhiro të papërfillshme. Ngjitja e saj erdhi në vitin 2019.

Në janar të vitit 2019 kompania u ble nga Elton dhe Elision Jorgjis për 150 mijë lekë. Menjëherë sapo u ble nga dy pronarët e rinj, xhiro e kompanisë kërceu në 110 milionë lekë nga 19 milionë që kishte qenë në vitin 2018. Vitet kalonin dhe biznesi i Albascan rritej në progresion gjeometrik. Por po kështu u bë gjithmonë edhe më e qartë se çfarë qëndronte pas kësaj ngjitje.

Një nga çelësat e sukesit të Albascan ka qenë partneriteti i saj me një kompani tjetër kontroverse. Bëhet fjalë për Advanced Business Solutions, e cila zotërohet nga Gerond Meçe. Të dy kompanitë kanë fituar në partneritet së bashku tendering 6 milionë euro për sigurinë në burgje, atë 16 milionë euro për implementimin e laboratorëve smart në shkolla si dhe disa kontrata të tjera.

Pra Albscan vjen paketë më Advanced Business Solutions. Kjo e fundit është denoncuar publikisht nga opozita si kompani e lidhur me njerëz shumë të afërt të kryeministrit. Por nëse Advanced Business Solutions dhe Albascan përfitojnë kontratat publike për kamera dhe skanera që nuk paguajnë, atë që shkojnë në burg janë gardianët e gjorë. Ndërsa paratë e qytetarëve fluturojnë në Qipron turke.  

Marrë nga Kapitali.al

albascan sokol cane etmira dashi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet