5 Janar 2023, 13:27
Nga A.B
Aksidenti
TIRANË- Edison Lazri është arrestuar nga policia pas aksidentit tragjik që ndodhi një natë më parë në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë. Sipas njoftimit të forcave blu, i riu, banues në fshatin Bllatë, teksa ishte duke drejtuar mjetin 'Benz' u përplas po me mjetin tjetër 'Benz'. Për pasojë tre persona humbën jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip 'Benz', është përplasur me një automjet tjetër tip 'Benz', që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Kujtim, Murat dhe Lulzime Istrefi janë tre viktimat nga ky aksident ndërsa të plagosur ishin 4 persona, mes tyre edhe personi i ndaluar nga policia.
aksidenti ne diber edison lazri
Aktualitet
5 Janar 2023, 13:25
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Një i moshuar është gjetur në mes të rrugës në kryeqytet. Banorët kanë gjetur tru...
Aktualitet
5 Janar 2023, 13:22
F.M
Burg
LEZHË- Një i burgosur që e vuante dënimin në burgun e Shënkollit ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spi...
Aktualitet
5 Janar 2023, 13:12
a.l
aksidenti
DIBËR- Aksidenti tragjik me 3 të vdekur dhe 4 të plagosur që u shënua mbrëmjen e djeshme në 'Rrugën ...
Aktualitet
5 Janar 2023, 13:05
F.M
Artan Simaku
TIRANË- Mjeku Artan Simaku u shpreh se momentalisht situata e gripit në vend është në situatën që ka qen&eu...
Aktualitet
5 Janar 2023, 12:37
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një makinë me drejtues 41-vj...
Aktualitet
5 Janar 2023, 12:38
I.A
Foto Ilustruese
POGRADEC- Tre persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se një i mitur 14-vjeçar ...
Aktualitet
5 Janar 2023, 12:38
F.M
Policia
TIRANË- Një 24-vjeçar me inicialet J.K., është vënë në pranga pasi është kapur në nj&...
Aktualitet
5 Janar 2023, 12:30
F.M
Kujtim Istrefi
TIRANË- Personi që shikoni në foto është Kujtim Istrefi, 57 vjeç nga Maqellara e Dibrës. Istrefi ë...
Aktualitet
5 Janar 2023, 12:25
F.M
Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode
TIRANË- Andrew (Edvin) Bode, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës dyshohe...
Aktualitet
5 Janar 2023, 12:07
I.A
Protesta
MAMURRAS- Banorët e Lagjes Demokracia në Mamurras, janë mbledhur sot në protestë kundër kamionëve që kaloj...