LIVE UPDATES
Aktualitet

Drogë, armë e mallra kontrabandë/ Policia bën bilancin e javës: 21 operacione, 104 të arrestuar

Janë sekuestruar rreth 87 kg kanabis, bimë narkotkike, mallra/ produkte të ndryshme të kontrabanduara dhe sende të tjerë të kundërligjshme. 

20 Nëntor 2022, 13:57 Nga a.l
Drogë, armë e mallra kontrabandë/ Policia bën bilancin e
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e përjavshëm të operacioneve dhe arrestimeve në vend. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se janë zhvilluar 21 operacione, në kuadër të të cilave janë vënë në pranga 104 persona, 16 nga të cilët ishin në kërkim, 11 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar për veprimtari të ndryshme kriminale. 

Janë sekuestruar rreth 87 kg kanabis, bimë narkotkike, mallra/ produkte të ndryshme të kontrabanduara dhe sende të tjerë të kundërligjshme. 

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË;

Policia e Shtetit, në një javë!

✅Angazhim në terren, 24/7, i strukturave të Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmëritë në cilëndo formë të shfaqjes së tyre.

✅Janë finalizuar 21 operacione policore, nga strukturat e Policisë së Shtetit, dhe janë vënë në pranga 104 shtetas, për veprimtari të ndryshme kriminale.

✅Në kuadër të operacioneve, janë sekuestruar rreth 87 kg kanabis, 5 armë zjarri, bimë narkotike, mallra/produkte të ndryshme të kontrabanduara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

✅Janë lokalizuar dhe kapur 16 persona në kërkim, nga të cilët 11 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

✅Një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali, me mbi 17 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u arrestua në Durrës, gjatë operacionit "Koordinatat”, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

✅Operacioni “Klosi”/Veprimet profesionale nga Policia zbardhën vjedhjen e një shume parash, nën kërcënimin e armës dhe dhunës, në banesën e një të moshuari, në Klos, Mallakastër. 2 autorët u vunë në pranga.

✅Operacioni antidrogë “Bodin”, në Elbasan, u finalizua me arrestimin e 2 shtetasve që kishin përgatitur 58 kg kanabis, për shitje. Në pranga edhe kryetari i njësisë administrative dhe kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

✅Finalizimi i fazës së dytë të operacionit “Vespa”, në Shkodër, çoi në pranga një 27-vjeçar që posedonte një armë zjarri pistoletë me fishekë, 800 gramë kanabis, doza kokaine dhe sende të tjera të kundërligjshme. Nën hetim edhe 2 shtetas të tjerë, që bashkëpunonin me 27-vjeçarin, për shitjen e lëndëve narkotike.

✅Një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike u godit nga DVKM Shkodër, në bashkëpunim me DVP Shkodër, gjatë operacionit “Grabom”, si rezultat të cilit u sekuestruan 21.5 kg kanabis dhe u vunë në pranga 3 shtetas.

✅Një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike u godit gjatë operacionit “Bags”, në Sarandë. U vunë në pranga 2 shtetas që u kapën me 5 kg kanabis.

✅Në vijim të operacionit antidrogë “Restart 12”, në Kapshticë, u vu në pranga 1 shtetas, bashkëpunëtor në tentativën për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

✅Në Lezhë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u parandalua përshkallëzimi i dhunës në një familje. U vu në pranga 40-vjeçari që kanosi me armë gjahu familjarët e tij.

✅Gjithashtu, Policia e Lezhës, gjatë operacionit “Benefit”, ka vënë në pranga 2 shtetas, të cilët me anë të kanosjes me thikë, vodhën një shumë parash, në një banesë.

✅5 shtetas u vunë në pranga, gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në Elbasan, Kukës dhe Korçë, për goditjen e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

✅Si rezultat i 2 fazave të operacionit “Electronics”, në Vlorë, u zbardhën 5 raste të vjedhjes. 3 shtetas u vunë në pranga, bashkëpunëtori i tyre u shpall në kërkim.

✅2 operacione në Durrës dhe 1 tjetër në Lezhë, u finalizuan për arrestimin e 4 shtetasve që kryenin vjedhje të ndryshme. Njëri prej tyre shpërndante edhe lëndë narkotike, në Tiranë dhe në Durrës.

✅2 operacione u finalizuan nga strukturat e DVP Tiranë dhe 1 tjetër nga strukturat e DVP Dibër, për goditjen e kontrabandës së mallrave të ndryshme.

-Janë sekuestruar aparate celulare, barna të ndryshme dhe bagëti, të kontrabanduara me qëllim tregtimin. Janë vënë në pranga 13 shtetas, 1 është shpallur në kërkim, ndërsa 10 të tjerë janë nën hetim.

✅Operacioni “Basti i fundit” goditi veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në Korçë. 20 shtetas u proceduan penalisht, 2 prej të cilëve u arrestuan.

✅Policia e Dibrës zbardhi plagosjen aksidentale të një të mituri. U vu në pranga autori dhe u sekuestruan 2 armë zjarri, që i kishte fshehur në mal.

✅Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 10 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe janë trajtuar ligjërisht 24 raste të dhunës në familje.

-Nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 697 leje drejtimi, nga të cilat: 631 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 17 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Përmes përdorimit të alkool-testuesve janë arrestuar 36 drejtues mjetesh, nga këta: 20 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 7 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

-Policia Kufitare vijon kontrollet në kufirin tokësor dhe atë detar, si dhe në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

•Janë goditur 28 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Gjithashtu, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, janë goditur: 2 raste të “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”- si rezultat u sekuestruan rreth 31 600 euro të padeklaruara; 1 rast i “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe 3 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”.

✅Planet e masave, të hartuara dhe të zbatuara nga Policia, garantuan rendin dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas 2 ndeshjeve të futbollit që u zhvilluan gjatë javës, në stadiumin “Air Albania”

policia e shtetit bilanci i arrestimeve ne nje jave

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale