Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës ka reaguar një ditë pas bërjes publike të lajmit se një vajzë e mitur nga Orikumi i Vlorës është abuzuar për dy vite nga babai i saj. Në njoftimin për mediat agjencia sqaron se rasti po ndiqet nga strukturat e shtetit që prej muajit janar 2019.
Sipas njoftimit zyrtar e mitura është mbështetur nga psikologë, nëna e saj është mbështetur me asistencë ligjore për të bërë denoncimin në polici dhe se është marrë vendimi që familjes t’i ofrohej mbështetje për banesë me qera në qytetin e Vlorës, për të patur mundësinë për shërbime të dedikuara.
Njoftimi i Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës
Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës: Ndihmë e menjëherëshme për vajzën dhe mbështetje për familjen. Sigurohet banesë me qera për familjen
Nisur nga lajmi i shfaqur në një emision investigativ mbrëmjen e djeshme, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, institucion i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, rasti i nënës dhe fëmijës së abuzuar nga i ati, është ndjekur nga strukturat e mbrojtjes së fëmijës dhe familjes, prej muajit Janar 2019.
Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve ka koordinuar punën me të gjitha strukturat për menaxhimin e këtij rasti. Menjëherë pas identifikimit të rastit, nëna është mbështetur me asistencë ligjore për të bërë denoncimin në polici. Pas arrestimit të babait dhe konfirmimit të marrë nga mjekësia ligjore, rasti është referuar pranë Njësië për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bahkinë Vlorë, ku është mbledhur grupi multidisiplinar.
E mitura ka patur dhe do të vijojë të ketë mbështetje nga psikologë, fillimisht në një qendër përkujdesi social dhe më pas ka vijuar me mbështetje psikologjike të specializuar.
Pas vlerësimit të rastit është marrë vendim që familjes t’i ofrohej mbështetje për banesë me qera në qytetin e Vlorës, për të patur mundësinë për shërbime të dedikuara në Bashkinë e Vlorës.
Gjatë kësaj kohe është siguruar apartamenti dhe nëna me fëmijët transferohen në Vlorë dhe nëpërmjet bashkëpunimit me organizatat jo qeveritare partnere është mundësuar mbulimi i qerasë si dhe është siguruar mbështetje financiare për jetesën e familjes.
Familja do të marrë ndihmë ekonomike nga Bashkia Vlorë si dhe do të mundësohet banesë sociale.
Ditën e hënë nisin procedurat e transferimit të gjendjes civile, transferimi i shkollës për fëmijët, aplikimi për ndihmë ekonomike dhe ndërmjetësimi për punësim për nënën.
Rasti do të vijojë të ndiqet nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në vijimësi, në bashkëpunim me të gjitha strukturat qendrore dhe lokale dhe i bën thirrje medias, të tregojë kujdes për mbrojtjen e fëmijëve dhe mosidentifikimin e tyre, pasi është një dëm i dyfishtë psikologjik që i shkaktohet fëmijëve në situatë të vështirë.
Një ditë më parë, emisioni Fiks Fare”, ka publikuar historinë dhe shkruan se babai përdhunonte sistematikisht vajzën e tij 9-vjeçare, e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.(Lexo këtu)
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS– Arkeologë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës kanë dalë në protestë kundër rifillimit të punimeve për pro...
TIRANË- Statusi i minatorit është një nga problematikat që ende nuk ka gjetur zgjidhje. Qindra minatorë sorrollaten sa tek zyrat e shtetit e sa tek sindika...
TIRANË- Pronari i truallit mbi të cilin është ndërtuar banesa pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, për të cilën disa ditë më parë pati përplas...
ITALI- 6 shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, në Bari, pasi janë përfshirë në një konflikt mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Via Mola, duke...
SHKODËR– Bizneset e vogla në Shkodër do të ulin qepenat dhe ditën e nesërme do t’i bashkohen opozitës në protestën e paralajmëruar të 16 marsit. Dosja.al m...
GJIROKASTËR- Punimet për rikonkstruksionin e kalldrëmit karakteristik në Gjirokastër mendohet se kanë zbuluar kalldrëmin e parë të ndërtuar më shumë se 4 s...
TIRANË- Del data e përballjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me prokurorinë. Dosja.al ka mësuar se më 21 mars ora 12:00 do të zhvillohet sean...
Çmimet e naftës kanë shënuar rritje ditët e fundit, pasi kishin rënë dy herë radhazi. Në pikat kryesore të shitjes me pakicë të karburanteve, nafta është...
Tiranë- Ditën e sotme ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin ka ditëlindjen. Në drejtim të saj ka një numër të madh urimesh edhe në rrjetet sociale...
TIRANË– 15 marsi i 2019-ës shënon plot 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë ...