LIVE UPDATES
Bota

A po ndërhyn “Twitter” në procesin zgjedhor? Ndizet debati në SHBA pas bllokimit të artikullit pë djalin e Joe Biden

17 Tetor 2020, 07:09 Nga DOSJA

SHBA– Vendimi i kompanisë së medias sociale Twitter për të bllokuar përhapjen në platformën e saj të një artikulli për djalin e ish-nënpresidentit Joe Biden, Hunter Biden, ka ndezur edhe më tej debatin lidhur me fuqinë që gëzojnë kompanitë e medias sociale dhe si ndikojnë ato tek zgjedhjet në SHBA.

Disa e kanë përshëndetur vendimin e Twitter-it si pozicionim kundër dizinformimit. Të tjerët e kanë kritikuar duke e cilësuar si të njëanshëm dhe si kufizim të lirisë së fjalës në një mënyrë që ndikon tek zgjedhjet.

Javët e fundit, Twitter, Facebook dhe kompania Google, e cila zotëron edhe platformën e ndarjes së videove, YouTube, kanë marrë hapa gjithnjë e më të forta për të kufizuar përhapjen e dizinformimit dhe komenteve ekstremiste në faqet e tyre. Pas zgjedhjeve të vitit 2016, kompanitë online u kritikuan se nuk kishin bërë sa duhet për të ndalur dizinformimin në platformat e tyre.

Këtë javë, Twitter bllokoi disa llogari në faqen e saj, pasi u përpoqën të postojnë një artikull të gazetës New York Post ku citoheshin disa komunikime me email, që sipas gazetës ishin shkëmbyer mes Hunter Bidenit dhe një zyrtari ukrainas lidhur me planifikimin e një takimi mes babait të tij, Joe Biden, ndërkohë që ai ishte nënpresident i SHBA. Autorët e artikullit thonë se raportimi i tyre bazohej në të dhëna të nxjerra nga memoria e një kompiuteri që siç thuhej, kishte qenë në zotërim të Hunter Biden dhe ishte braktisur prej tij. Rudy Giuliani, jurist dhe këshilltar për Presidentin Donald Trump, siç njoftohet, ia dorëzoi memorien e kompiuterit (hard drive) gazetës New York Post.Presidenti Donald Trump me një kopie të gazetës New York PostPresidenti Donald Trump me një kopie të gazetës New York Post

Të enjten në mbrëmje, Twitter rishikoi politikat e tij për materialet që postohen në këtë platformë, duke thënë se nuk do të hiqte materiale që ishin nxjerrë nga hakerimi i një kompiuteri dhe se do t’i shoqëronte këto postime me komente për të ofruar shpjegime, por nuk do të bllokonte më ndarjen e tyre në platformën e saj.

“Duam t’u përgjigjemi shqetësimeve se mund të ketë pasoja të paparashikueshme ndaj gazetarëve, aktivistëve që ngrenë shqetësime për shkelje e abuzime si dhe të tjerëve dhe se këto pasoja janë në kundërshtim me synimin e Twitter-it për t’i shërbyer dialogut publik,” shkruante në Twitter Vijaya Gadde, shefi i kompanisë për politikat e operimit.

Artikulli i gazetës ende nuk mund të hapet nga postimi në Twitter, njofton rrjeti CNBC, me shpjegimin se artikulli përmban informata private.

Nuk ka pasur takime, thonë punonjës të fushatës

Përfaqësues të fushatës së zotit Biden thonë se e kanë “kontrolluar dokumentacionin e aktiviteteve zyrtare të Joe Bidenit nga ajo periudhë dhe nuk ka pasur asnjë takim të tillë, siç pretendon the New York Post”.

“Raportimet investigative të shtypit, gjatë procesit për shkarkimin e mundshëm të presidentit, madje edhe nga dy komisione të Senatit të udhëhequra nga republikanët, puna e të cilëve u kritikua si “jo-legjitime” dhe politike nga një koleg i tyre republikan, të gjitha dolën me të njëjtin përfundim: Joe Biden zhvilloi aktivitet zyrtar në emër të Shteteve të Bashkuara kundrejt Ukrainës dhe nuk ka kryer asnjë veprim të gabuar,” tha Andrew Bates, zëdhënës për zotin Biden.

Pa postime në Twitter, nuk ka përhapje

Duke cituar politikat e kompanisë për materiale të siguruara përmes hakerimit, Twitter bllokoi mundësinë e gazetës New York Post për të postuar komente në Twitter për artikullin e saj. Po ashtu bllokoi postimin e artikullit nga punonjës të fushatës së Presidentit Trump dhe llogari të tjera.

Facebooku tha se kishte kufizuar qasjen në këtë material për momentin, ndërkohë që pret të kontrollohet materiali nga një kompani e tretë që analizon faktet.

Lisa Kaplan, shefe ekzekutive e grupit Alethea, i cili dikton dhe analizon përhapjen e dizinformimit dhe kërcënimeve online, thotë se vendimet e fundit të kompanisë Twitter për të bllokuar disa postime janë shenjë e mirë.

“I përshëndes përpjekjet e Twitter-it dhe qëndrimin që po mbajnë në përgjigje të dizinformimit, në mënyrë që njerëzit të mos ndajnë një link që dihet se është i sajuar dhe mund të ketë implikime tek zgjedhjet,” thotë ajo. “Ky është një hap i rëndësishëm nëse vërtetë duan të jenë një burim informacionesh të sakta për përdoruesit”.

Përgjigjet Partia Republikane

Reagimi i republikanëve ndaj artikullit ishte i menjëhershëm. Republikanët e Senatit thanë të enjten se kanë thirrur për të dëshmuar javën e ardhshme zotin Jack Dorsey, shef ekzekutiv i Twitter-it. Zoti Dorsey duhet të shpjegojë “përse Twitter po abuzon fuqinë e saj si kompani për t’i mbyllur gojën shtypit,” tha Senatori republikan Ted Cruz.

Senatori Josh Hawley, republikan nga Mizuri, tha se i kishte dërguar një letër zotit Dorsey si dhe Mark Zuckerbergut, shef ekzekutiv i Facebookut, ku u kërkon të dalin para komisionit për të dëshmuar.

Vendimi i këtyre kompanive lidhur me artikujt e gazetës New York Post po e ndez më tej një debat të nxehtë të vitit të fundit: a janë këto kompani të ngashme me një organ shtypi që merr vendime redaksionale, apo janë thjesht platforma ku ndahen dhe përhapen informata nga përdoruesit me ndërhyrje fare të kufizuara të kompanive tek materiali i postuar.

Heqja e mbrojtjeve ekzistuese

Udhëheqës në Kongres, nga të dyja kahet politike po analizojnë nëse duhet t’i zhveshin këto kompani nga mbrojtjet ligjore, të cilat thonë se platformat e medias sociale nuk janë përgjegjëse për përmajtjen e postimeve që bëhen në faqet e tyre. Të enjten, republikani Ajit Pai, kryetar i Komisionit Federal për Komunikimet, tha se agjencia që ai drejton po analizon mundësinë e dobësimit të mbrojtjeve ligjore që gëzojnë këto kompani.Ajit Pai, Kreu i Komisionit Federal te KomunikimeveAjit Pai, Kreu i Komisionit Federal te Komunikimeve

Edhe disa demokratë kanë kërkuar zhveshjen e platformave të medias sociale nga disa mbrojtje ligjore.

Ken Paulson, drejtor i Qendrës për Lirinë e Fjalës në Universitetin Middle Tennessee” thotë se me vendimin lidhur me artikullin e gazetës New York Post, kompanitë e medias sociale nuk janë medoemos më pranë statusit të organaneve të shtypit.

“Nëse ke një biznes, gjëja më e padëshirueshme janë artikujt me sajesa. Në atë rast mund të thuash ‘Nuk jemi të gatshëm ta ndajmë këtë material me miliona përdorues në shkallë globale’. Këta kompani e kanë këtë të drejtë. Nuk mendoj se duhet t’i shohim Twitterin dhe Facebookun si kompani në shërbim të interesit publik. Po ashtu, nuk mendoj se bllokimi i një materiali që Twitteri beson se është i sajuar apo i pabesueshëm, e bën këtë kompani të ngjashme me një organ shtypi,” thotë zoti Paulson.

“Një kompani ka të drejtën të vendosë mbi parimet ku bazohet; kjo po ndodh tani në Twitter dhe Facebook,” thotë ai.

Për momentin dihet me siguri se me vendimet e përditshme që marrin kompanitë e medias sociale për të bllokuar apo kufizuar postimin e materialeve të caktuara, ligjvënësit do të kenë material të bollshëm për të mbështetur argumentet për ndryshimin e rregulloreve.

Marrë nga: VOA

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba zgjedhjet presidenciale ne shba donald trump shba zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale