LIVE UPDATES
Politike

“A janë Lokalet 2019 moniste?” , DW: Zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë tensioni

30 Qershor 2019, 10:51 Nga DOSJA
“A janë Lokalet 2019 moniste?” , DW: Zgjedhjet po zhvillohen

Tiranë- Në Shqipëri po zhvillohen sot, (30.06.2019) zgjedhjet lokale 2019 për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në 61 bashki si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Gjatë pothuaj tre dekadeve post-komuniste këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kushtet kur Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar jo të ligjshme dhe kur opozita kryesore në vend, e drejtuar nga Partia Demokratike (PD) nuk merr pjesë.

Orët e para të zhvillimit të zgjedhjeve janë karakterizuar nga disa protesta të qytetarëve para qëndrave të votimit, në 3 shkolla të mesme në Tiranë. Qytetarë, kryesisht mbështetës të opozitës, protestojnë ndaj zhvillimit të zgjedhjeve pa opozitën, duke i quajtur zgjedhjet e kësaj të diele „ zgjedhje moniste”

A janë Lokalet 2019 moniste?

Bojkoti i opozitës ka sjellë që në 31 bashki përballë kandidatëve për kryetar bashkie të mos ketë asnjë konkurrent. Partitë e reja opozitare parlamentare nuk arritën dot të kenë kandidatura. Ato u formuan nga ish-kandidatë për deputetë, në listat e PD dhe LSI, që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017 dhe hynë në Parlament pas heqjes dorë në bllok nga mandatet parlamentare te deputetëvetë PD dhe LSI, që protestojnë prej 4 muajsh për largimin e kryemnistrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij.

Kryetari i PD dhe opozitës jashtë parlamentare Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë votimin dhe të mos marrin pjesë në zgjedhje, të cilat i cilëson si „farsë” dhe kthim pas në kohën e regjimit komunist, të zgjedhjeve një partiake.

Zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë tensioni. Në ditët që paraprinë 30 qershorin , në bashkitë e fituara nga PD në zgjedhjet e kaluara lokale, të vitit 2015, ka patur  protesta dhe mosbindje civile nga mbështetës të opozitës, janë bllokuar qëndra votimi, janë djegur materiale votimi. Policia ka arrestuar rreth 50 autorë që kanë kryer akte dhune për të pamundësuar zgjedhjet. Ajo ka hapur me forcë qëndrat kyçura me dryn të votimit, kryesisht shkolla.

Ndonëse Presidenti Meta i quan zgjedhjet lokale të kësaj të diele „ të paligjshme” ato po zhvillohen sipas dekretit të tij, në tetor 2018 që vendosi 30 qershorin si datë. Dy dekrete të njëpasnjëshme gjatë këtij muaji,  që shfuqizuan 30 qershorin dhe caktuan 13 tetorin e këtij viti si datën e re u shpallën ” nul” nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, Gjykata më e lartë për zgjedhjet në Shqipëri. Presidenti Meta nuk u njohu këtyre organeve kompetencën për zhvlerësimin e dekreteve presidenciale.

Parlamenti po vijon procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta, pasi e konsideron akt antikushtetues shfuqizimin e 30 qershorit si datë zhvillimit të Lokaleve 2019.

Zgjedhjet Lokale 2019 po vëzhgohen nga misioni ndërkombëtar i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it dhe vëzhgues nga vendet anëtare të BE, mes të cilëve edhe nga Gjermania.

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dw shkrim për zgjedhjet lokale zgjedhjet lokale dw shkrim për zgjedhjet lokale zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet