"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Hapet online “Shkollës e Integrimit Evropian 2020”, Soreca: Shqiptarët kanë zgjedhur Europën, s’ka rrugë tjetër
2 Nëntor 2020, 11:25Nga DOSJA
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, ka folur në hapjen e “Shkollës së Integrimit Evropian 2020” për mënyrën e antarësimit të Shqipërisë në komunitetin Evropian. Në një video-konferencë ai është shprehur se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përvec se të hyjë në BE pasi shqiptarët e kanë zgjedhur vetë këtë rrugë.
Më poshtë ai ka thënë se e vetmja mënyrë për të hapur negociatat me Shqiprinë është vullneti që partitë politike do të përdorin dhe gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta që ato do të gjejnë. Soreca ka vijuar duke u shprehur se të gjithë vendet që hyjnë në BE ndryshojnë për mirë prandaj edhe Shqipëria do të ndryshojë.
”Çdo kush duhet të investojë për dialog politik, për integrimin. Nëse ka një element që njohim që partitë bashkohen është integrimi, pasi 93% e shqiptarëve duan integrim europian. Procesi i aksesit do të kërkojë më shumë kapacitete teknike në shoqëri për dialog. Europa do të jetë më afër nëse negociatat nisin, dy gjëra janë kryesore, vullneti politik, kompeticion i ideve dhe gjetja e zgjidhjeve. Qytetarët shqiptarë duan zgjidhje. E dyta është pranimi. Ndryshimi s’mund të vijë me improvizim. Prandaj kjo shkollë po hapet, për të ardhmen europiane. Asnjë vend s’ka luksin të shpërdorojë intelektualët, dijen etj. Këshilli Europian gjithashtu ka rol të rëndësishëm. Besoj tek kjo shkollë. Është instrument për të përgatitur rrjetet. Ju të gjithë do luani rolin tuaj që do jetë deçiziv në integrim europian. Jam shumë krenar që për të 5-tën herë zyra e BE e mbështet këtë shkollë. Në dy javët e ardhshme do të dëgjoni shumë terma teknikë, kini durim. Mos harroni që në thelb është ndryshimi i jetës së shqiptarëve për mirë, çdo vend që ka hyrë në BE e ka provuar. Do e ndryshojë këtë vend komplet. S’ka tjetër rrugë për Shqipërinë. Shqipëria i ka vendosur të gjitha fuqitë për këtë.”- tha Soreca.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Disa studentë kanë djegur kartën e studentit në shenjë revolte, duke e quajtur si të pavlerë dhe që të pamjaftueshme për të përballuar kostot e ar...
Aktualitet 2 Nëntor 2020, 11:16
KAKAVIJE– Në anën greke të doganës së Kakavijës janë sekuestruar 34 mijë paund. Shuma e parave iu gjetën një gruaje shqiptare e cila po tentonte që ti kal...
BERAT– Dy infermiere në Qendrën Shëndetësore nr.1 në qytetin e Beratit kanë rezultuar pozitive me COVID-19.Mësohet se infermieret e kësaj qendre nuk kanë pasur ...
TIRANË- Viktima e djeshme në spitalin COVID2, “Shefqet Ndroqi”, ishte invalid. Gazetari Erjon Skëndaj, raportoi sot në “News 24”, se viktima ishte invalid,...
TIRANË– Në seancën e sotme të pandehur ishin TIRANË- Seanca gjyqësore për disa nga anëtarët e dosjes ‘339’ është shtyrë sërish. Këtë herë, shkak është...
TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, ka kërkuar që gazetarët të mos sulmohen. Katër ditë pas një takimi online, të zhvilluar mes ambasadores Yuri ...
TIRANE- Që prej orës 10:00 vazhdon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Numri i tyre sa shkon dhe rritet, ndërsa distancimi social është i vështirë...
TIRANË- Situatë elektrizuese para Ministrisë së Arsimit. Studentët nuk kanë reshtur për gati 90 minuta ovacionet e tyre, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave...
TIRANE- Protestës së studentëve iu janë bashkuar edhe prindërit e tyre. Një prej prindërve i pranishëm në protestë, tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama, ka ...
TIRANE- Qindra studentë kanë shkuar tek Ministria e Shëndetësisë ku i kanë dorëzuar ministres Ogerta Manastirliu kërkesat e tyre për rinisjen e mësimit online. ...