LIVE UPDATES
Politike

75 minuta brenda zyrës së Bashës! Kryedemokrati i dorëzon shefes së OSBE qindra faqe dokumente për krime zgjedhore. Zbardh

4 Maj 2021, 07:27 Nga DOSJA
75 minuta brenda zyrës së Bashës! Kryedemokrati i dorëzon

Partia Demokratike nuk i ka njohur deri më tani zgjedhjet e 25 prillit dhe ka vijuar me denoncimet ku sipas tyre është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve. Pas disa denoncimeve të përditshme në selinë blu zbarkoi misioni ndërkombëtar i vëzhguesve të ODIHR-it. Kryevëzhguesja Ursula Gacek mbërriti në selinë blu në orën 10:00 të mëngjesit të djeshëm dhe qëndroi atje për rreth një orë e 15 minuta.

Burime për gazetën “Panorama” bënë me dije se vëzhguesit ndërkombëtarë janë njohur me faktet e mbledhura nga Partia Demokratike për blerjen e votës para zgjedhjeve gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë procesit të numërimit. Po ashtu, burimet bëjnë me dije se dokumenti që zyrtarët e PD-së i kanë vendosur në dispozicion kryetares së misionit të vëzhguesve një dokument me qindra faqe ku ndodhen të dokumentuara me fakte disa raste të manipulimit të zgjedhjeve.

Pas përfundimit të takimit, kreu i PD-së, teksa iu përgjigj kritikëve që i kërkojnë dorëheqjen ka deklaruar se “beteja do të vazhdojë deri në fitore”. Menjëherë pas vëzhguesve të ODIHR-it, në selinë blu mbërriti edhe ambasadori italian Fabrizio Bucci, i cili po ashtu zhvilloi një takim me kryedemokratin Basha për më shumë se 30 minuta. Kujtojmë që ambasadori italian i ka njohur zgjedhjet e 25 prillit dhe ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren.

RAPORTI PARAPRAK I ODIHR

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it në konferencën e parë për shtyp në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të votimit në Shqipëri tha se KQZ-ja arriti të përmbushte pjesën më të madhe të detyrimeve të saj. Operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Mirëpo, Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri, nuk la pa përmendur se ka pasur pretendime për shitblerje votash, gjë që vazhdon të përbëjë një problem të përhapur gjerësisht. “Kjo fushatë nuk pati dinamikën që duhet të kishte, pasi mesazhet u fokusuan te liderët e partive dhe pretendimet për shitblerje votash ishin dominuese gjatë fushatës, duke treguar se ky mbetet një problem i përhapur gjerësisht”, u shpreh z. Guliyev.

Azay Guliyev i vuri theksin edhe përdorimit të burimeve të administratës publike nga ana e ministrave gjë që është e paligjshme dhe që ka shërbyer në avantazh të partisë në pushtet. “Pavarësisht kuadrit solid ligjor që ndalon përdorimin e burimeve të administratës publike dhe që minimizon avantazhet e partisë në pushtet ministrat vazhduan që të bënin fushatë gjatë angazhimeve zyrtare. Kjo rezultoi në një lloj publiciteti që i solli partisë qeverisëse një avantazh të madh , ofrimin e stimujve dhe një presion të pretenduar mbi nëpunësit civilë, i cili mbetet një shqetësim”, tha ai.

Sekretari i PD: Faktet që po mbledhim, në dispozicion edhe ndërkombëtarëve

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka njoftuar se partia më e madhe e opozitës është duke mbledhur provat që sipas tij do të vërtetojnë shkeljet gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit. Kaso tha se bazuar në informacionet që kanë mbërritur në selinë blu ka indice që votat e manipuluara të ndikojnë në rezultat. Andaj, në selinë blu është ngritur një grup pune që po administron të gjitha faktet dhe nëse vërehen parregullsi ato do të dërgohen në institucionet ligjzbatuese nga ku do të varet nëse do të ketë rinumërim në ndonjë qendër votimi.

“Materialet që ne po nxjerrim do të çohen jo vetëm në SPAK dhe KQZ, por besojmë se ato do të çojnë drejt procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të një numri të caktuar votash dhe kutish. Besojmë se një numër i caktuar votash do të rinumërohen dhe rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor. Kodi i ri iu mundëson hapjen e kutive për rregullshmërinë e procesit zgjedhor dhe partive të vogla. PD-ja kërkon të hedhë dritë mbi këtë proces të errët zgjedhor i karakterizuar me parregullsi të shumta. Në periudhën parazgjedhore kemi depozituar rreth 180 kallëzime penale në Prokurori dhe mbi 40 në SPAK”, tha Kaso.

I pyetur në lidhje me pritshmëritë e PD-së, ai u shpreh si më poshtë: “PD-ja së pari ka detyrimin të hedhë dritë sado të errët të këtij procesi zgjedhor, ajo çfarë presim është vënia në dispozicion e provave për manipulimin e një procesi zgjedhor, dhe ajo çfarë ka ndodhur nuk duhet të pranohet dhe përsëritet jo vetëm në Shqipëri, por askund. Nëse memoria nuk më tradhton, kemi depozituar mbi 140 kallëzime në Prokurori të zakonshme dhe 40 prej tyre në SPAK. Sigurisht, në varësi të zbulimeve do të kërkohet përfundimisht rikuperimi i ligjshmërisë së procesit nëpërmjet mekanizmave përkatës. Nuk kam për të dhënë një numër të mandateve të PD-së, të cilat janë mohuar, sepse kjo çështje është diskutuar edhe nga të tjerë por mund të them se lëvizin disa mandate në numrin e lartë të votave të pavlefshme, mandate që janë të opozitës”, është shprehur Kaso.

Më tej, Kaso u shpreh se materiali që do të përgatitet nga PD-ja do t’i vihet në dispozicion edhe institucioneve ndërkombëtare. Partia Demokratike dhe aleatë të saj kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë se kanë blerë votat për zgjedhjet e 25 prillit, duke deformuar rezultatin si edhe kanë pretenduar për parregullsi në procesin e votimit dhe numërimit. Për këtë arsye, PD-ja kërkoi pamjet filmike të qendrave të votimit dhe të numërimit, pasi i gjithë procesi është monitoruar me kamera nga KQZ-ja.

Marrë nga Panorama

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike krimi zgjedhor 2021 partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021 krimi zgjedhor 2021 partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës