LIVE UPDATES
Ekonomi

31.8 mijë biznese të vogla ç’regjistrohen nga TVSH

25 Shkurt 2021, 08:01 Nga DOSJA
31.8 mijë biznese të vogla ç’regjistrohen nga TVSH

Numri i subjekteve të vogla, që janë çregjistruar nga skema e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) ka arritur në 31,821. Shifra u bë e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ndërsa numri i bizneseve të vogla që janë me përgjegjësi tatimore me TVSH është 1,329.

Çregjistrimi i tyre u bë pas hyrjes në fuqi të nenit 117, të ligjit, Nr.92/2014, datë 27.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i cili ndryshoi kufirin minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar në 10 milionë lekë, nga 2 milionë lekë që ishte më parë.

Sipas tatimeve, deri në fund të vitit 2020, numri total i bizneseve te vogla ishte 89,270, nga të cilat 33,697 ishin biznese të vogla me TVSH. Pas çregjistrimit të subjekteve me qarkullim vjetor deri ne 10 milionë lekë, tashmë, vetëm 1.5% e subjekteve të vogla në vend janë pjesë e skemës së TVSH-së.

Tatimet pohojnë se për momentin nuk ka ende një shifër të saktë, sesa ka qenë TVSH e paguar nga subjektet e vogla për vitin 2020. Ndërsa për vitin 2019, tatimet kanë deklaruar se TVSh e paguar nga subjektet e vogla ishte rreth 3.4 miliardë lekë (27 milionë euro).

Krahas subjekteve të vogla, nga skema e TVSH-së kanë dalë edhe të gjitha profesionet e lira, me qarkullim deri në 10 milionë lekë. Kontabilistët, audituesit, noterët, avokatët, vlerësuesit e pasurive dhe të gjithë profesionet e tjera të lira, nga 1 janari, nuk do të paguajnë më TVSH-në nga zero, por mbi qarkullimin vjetor prej 10 milionë lekësh, ashtu si gjithë bizneset e tjera. Krahas rritjes së kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar nga 2 në 10 milionë lekë, u shfuqizua dhe neni për dispozitat zbatuese të ligjit të TVSH-së, i cili ishte miratuar në vitin 2014 dhe përcaktonte që profesionet e lira si avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, paguanin TVSH nga zero. Profesionet e lira kanë paguar TVSH nga zero, që nga janari i vitit 2015, përveç dentistëve, që ndonëse përfshihen në listen e profesioneve të lira hynin te furnizimet e përjashtuara dhe nuk paguanin TVSH.

Nga 1 janari 2021 edhe fermerët, në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSh për qarkullim vjetor mbi 10 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që ishte kufiri minimal deri në fund të 2020-s.

Nga 1 janari është rritur dhe kufiri mbi të cilin paguhet tatim fitim. Bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të kenë tatim fitimi zero, sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Deri në fund të 2020-s, bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë kanë paguar zero tatimfitim, ndërsa bizneset nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%. Ky ndryshim pritet të ketë një efekt më të vogël, pasi pjesa më e madhe e subjekteve të vogla kishin një qarkullim vjetore nga 0-5 milionë lekë, ndaj dhe më parë nuk paguanin tatim fitim. Sipas të dhënave të tatimeve, në vitin 2019, ishin rreth 9,300 subjekte me qarkullim 5-14 milionë lekë, që kishin paguar gjithsej 945 mln lekë (7.6 mln euro).

Monitor

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi monitor monitor

Sondazh

Poll
Ekonomi 23 Shkurt 2021, 16:20

TIRANË– Të moshuarit duket se nuk e kanë pritur mirë vendimin e qeverisë për vaksinimin selektiv të personaliteteve. Në prononcime të shkurtra për &#...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale