LIVE UPDATES
Politike

2 ditë para zgjedhjeve në PD/ Basha takohet me demokratët e Mallakastrës: Të dielën do vazhdojmë betejën kundër regjimi

11 Qershor 2021, 17:56 Nga DOSJA
2 ditë para zgjedhjeve në PD/ Basha takohet me demokratët e

MALLAKASTËR– Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me demokratët e Mallakastrës. Përballë tyre, ai u shpreh se ditën e dielë do të vazhdojnë betejën e tyre kundër regjimit Rama-Doshi.

‘Të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit Rama-Doshi, do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin’- tha Basha.

‘Jemi përfshirë në këtë garë të brendshme dhe me gjithë avantazhet dhe bukurinë që ka, ekziston rreziku i dorëzimit para atyre që 25 Prillin për interesa afatshkurtra nuk e konsiderojnë si masakër zgjedhore, por fitore të Edi Ramës, apo humbje të PD-së.Të bësh këtë, të ngutesh drejt kësaj do të thotë t’i biesh me shkelm sakrificës suaj. E vetmja gjë që kam kërkuar është që të kemi një qëndrim për 25 Prillin, pasi varet jo vetëm fati i PD-së, por Shqipërisë. Të dielën sytë e shqiptarëve do të jenë sërish të drejtuar nga PD‘- shtoi më tej ai.

DEKLARATA E PLOTË:

Zoti kryetari i partisë, zoti drejtues politik, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra mallakastriot, demokrate dhe demokratë, së pari ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj dhe për mikpritjen tuaj!
Përkundër masakrës zgjedhore të 25 prillit që u shtri anembanë Shqipërisë, përkundër veçorive historike që i dimë fare mirë dhe avantazheve që ato veçori historike presupozojnë shpesh për kundërshtarin tonë historik, Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Ka qark tregoi se demokratet dhe demokratët e Fierit, Mallakastrës dhe mbarë degëve tona në këtë qark, ditën që përballë furisë së makinerisë së agresionit dhe operacionit më të madh të blerjes së votës nga shteti dhe nga bandat, jo vetëm që nuk u përkulën, por ditën të regjistrojnë përmes pjesëmarrjes masive të qytetarëve që ju ndoqën pas në një betejë të pashembullt, përpara një masakre të paprecedentë të këtyre 30 viteve, një rezultat të jashtëzakonshëm.
Ndaj ndodhem këtu së pari për t’ju shprehur nga zemra gjithsecilit prej jush këtu në këtë sallë, mirënjohjen time më të thellë si dhe zotimin tim që sa të kem frymë, nuk do ta harroj sakrificën tuaj dhe do të bëj gjithçka që asnjë pikë djersë, e demokratëve, e në veçanti e djelmërisë mallakastriote demokratë, të mos shkoj dëm.
Ju ishit në këtë betejë pa asnjë pushtet institucional apo fizik por ju u sollët me madhështinë, fisnikërinë dhe trimërinë e demokratëve që në këtë betejë qytetarët iu shkuan me pastërtinë e zemrave iu shkuan me pastërtinë e qëllimeve, iu shkuan me forcën më të madhe që zoti mund t’i falë njeriut, forcën morale dhe bindjen se këtë betejë nuk po e bënim për karrigen time, nuk po e bënim për karriget tona, por po e bënim për Mallakastrën, për mallakastriotët, për fierakët, për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Në këto ditë të vështira ku zhgënjimi dhe tronditja ka pësuar të njëjtat dimensione si me 31 marsin e largët, të vitit 1991. Unë kam parë po kështu një proces normal që ndodh në shpirtin dhe mendjen e njerëzve të tronditur, që kalon nga faza e mosbesimit për atë që po ngjan tek e zhgënjimit dhe dëshpërimit në kufijtë e depresionit dhe pastaj tek zemërata e ligjshme që buron nga zemra e çdo njeriu të drejtë për padrejtësinë që është bërë dhe padrejtësia nuk u është bërë vetëm demokratëve. Padrejtësia i është bërë Shqipërisë, u është bërë shqiptarëve. Me 25 prill nuk ka ndodhur thjesht dhe vetëm një garë e pabarabartë se për këtë ne ishim të përgatitur, madje e kishim paralajmëruar. Nuk ka ndodhur thjesht dhe vetëm një vjedhje apo një blerje e votave por një masakër totale zgjedhore me rezultat jo thjesht ndryshimin e numrave por tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Kjo me dy fjalë do të thotë, rënie e demokracisë.
Demokracia, miqtë e mi, është një koncept kompleks por në thelb të saj qëndron një e vërtetë e thjeshtë, e qartë. Do të thotë shumica vendos. Me 25 prill nuk ka vendosur shumica. Me 25 prill shumicës i është mbivendosur pakica ndaj 25 prilli ka hyrë në historinë 31 vjeçare të pluralizmit si një ditë e zezë, ku përkohësisht ka ndaluar jo vetëm shpresa për ndryshim e shqiptarëve por ka ndaluar dhe tik-taku i zemrës së demokracisë. Në betejën për ndryshim ne demokratët, ju drejtuesit e kësaj beteje kishit mbi supe barrën e rëndë t’i provonim shqiptarëve që ka rrugë, ka shpresë, ka mundësi që pasuritë e saj të panumërta ti kthehen shqiptarëve dhe t’i kthejnë në mirëqenie për shqiptarët dhe këtë e bëtë më së miri por tanimë mbi supet tona rëndon një barrë e dyfishtë, ajo e ndryshimit që nuk erdhi sepse 25 Prilli ishin zgjedhje pa zgjidhje, njësoj si 31 Marsi I 91”-shit dhe njësoj si në atë datë një barrë tjetër rëndon edhe më shumë, barra e kthimit të legjitimitetit, barra e kthimit të demokracisë në vend. Kjo është tani beteja me të cilën duhet dhe do të përballemi.
Shqipëria ndodhet përsëri në udhëkryq të rrezikshëm. Një perde e re e hekurt ka rënë siç ju kam paralajmëruar, jo thjesht midis vendeve komuniste dhe vendeve të lira si përpara vitit 90-të por midis vendeve që bëjnë sikur bëjnë zgjedhje po mbajnë pushtet të njëjtët autokratë të korruptuar që pastaj vazhdojnë kapin institucionet, të mbledhin më shumë para në publik, të varfërojnë më shumë popullin që të ja blejnë më lirë votën, të blejnë median, të kapin të gjitha institucionet e pavarura.
E pra miqtë e mi sot, pas masakrës zgjedhore Edi Rama nuk ka as një përgjigje për njerëzit. E vetmja përgjigje politike që dëshiron që ti japë krizës që është bërë edhe më e thellë është të rrëzojë vlerën e vetme politike që ka sot kjo shoqëri. Të rrëzojë Partinë Demokratike që pavarësisht gjithçkaje doli nga kjo masakër zgjedhore jo më e vogël, as më e tkurrur, as kokë ulur, por më e madhe, më e shtrirë dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për numrat e qytetarëve që na ndoqën, as për mandatet në parlament por mbi të gjitha e kam fjalën për madhështinë morale me të cilën dolëm nga kjo betejë.
Miqtë e mi gjatë këtyre ditëve e javëve jemi përfshirë në këtë garë të brendshme, statutore, diktuar nga rregullat dhe nga vendimet e institucioneve të partisë. Dhe me gjithë avantazhet kjo garë ka, me bukurinë e saj që është shpalosur para gjithë shqiptarëve si partia e vetme që ka konkurrencë, ka garë, ka debat të brendshëm, ekziston dhe një rrezik i cili është rreziku i dorëzimit para atyre që 25 Prillin për interesa afatshkurtra nuk e konsiderojnë masakër zgjedhore por e konsiderojnë fitore të Edi Ramës apo humbje të Partisë Demokratike. Të bësh këtë, të ngutesh, të vraposh drejt kësaj do të thotë ti biesh me shkelm sakrificës tuaj, sakrificës të demokratëve të Mallakastrës, të Fierit dhe të mbarë Shqipërisë. E vetmja gjë që kam kërkuar është që për një gjë të kemi një qëndrim dhe kjo është 25 prilli sepse nga kjo varet dhe fati i aksionit tonë politik, varet jo thjesht fati i Partisë Demokratike dhe i demokratëve, varet fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.Të dielën sytë e shqiptarëve do të jenë sërish të drejtuar nga Partia Demokratike, ashtu siç i kanë drejtuar përherë në udhëkryqet e vështira të historisë dhe këto ditë të vështira për vendin shqiptarët presin nga ne një përgjigje të qartë dhe të fortë për masakrën zgjedhore, për ndalimin e vullnetit të shqiptarëve për ndryshim, për rënien e demokracisë.Nëse ne pranojmë kokë ulur padrejtësitë që iu janë bërë jo vetëm demokratëve por gjithë shqiptarëve, nëse pranojmë në heshtje modelin e Edi Ramës, modelin e shtetit të bërë njësh me partinë dhe oligarkisë të bërë njësh me pushtetin atëherë vendi do të hyjë në një natë të gjatë, errësira e të cilës përngjan me atë natë të gjatë të diktaturës që e shpoi përmes sfidave të themeluesve tanë drita e shpresës, drita e ndryshimit demokratik 31 vite më parë.Ndaj ne nuk kemi rrugë tjetër, ne nuk mund dhe as nuk do të dorëzohemi, ne nuk tërhiqemi nga kjo betejë. Ne e mirëpresim atë sepse në fund të fundit kjo është shënuar në fatin e çdo demokrati dhe çdo demokrateje, beteja për liri, beteja për demokraci, beteja për zgjedhje të lira, janë vlerat me të cilat kjo parti i ka mbijetuar sfidave të kohës dhe nuk është bërë më e vogël, por më e fortë, nuk është bërë më e dobët por më e madhe dhe kështu do të vazhdojë.Jetëve tona kuptim më të lartë i ka dhënë fakti kur kemi luftuar jo thjesht për veten tonë dhe për familjet tona, por për qytetarët tanë. Prandaj dhe përgjigjja jonë ditën e diel për gjithë shqiptarët duhet të jetë e qartë, e fortë dhe e prerë për atë sfidë që vetëm ne mund të mbajmë mbi supe.Për këtë të diel me forcën që na buron nga besimi që shqiptarët na dhanë me 25 prill përkundër masakrës zgjedhore ti themi jo rënies së demokracisë, t’i themi jo penguesve të ndryshimit, të vazhdojmë së bashku këtë të diel me gjithë fuqinë tonë betejën kundër regjimit të Edi Ramës, të Tom Doshit me shokë, të kësaj pakice dhe ti kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin që mallakastriotët, shqiptarët dhe Shqipëria e deshën me 25 prill dhe e duan akoma më shumë edhe sot.

Më 13 qershor, 75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Deri më tani surpriza është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë.

DITA E FUNDIT! Kandidatët për kryetar të PD-së mbyllin fushatat, Basha në Peqin, Harxhi dhe Shehaj në Tiranë. Kadilli hesht

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhje ne pd lulzim basha zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje