LIVE UPDATES
Ekonomi

116 mln euro TVSH më shumë/ Sa taksa do të paguajnë bizneset dhe individët për vitin 2020(SHIFRAT)

31 Tetor 2020, 06:59 Nga DOSJA
116 mln euro TVSH më shumë/ Sa taksa do të paguajnë bizneset

TIRANË -Të ardhurat tatimore (taksat që paguajnë bizneset dhe individët) pritet që të jenë 437 miliardë lekë (3.3 miliardë euro) në vitin 2020, me një rritje prej 7% në krahasim me atë që planifikohet të mblidhet në 2020-s.

TVSH, një taksë që në finale paguhet nga konsumatori, është zëri kryesor i buxhetit me 32% të të ardhurave tatimore. Akcizat, sërish një taksë mbi konsumin, janë zëri i dytë kryesor, me 11% të totalit. Më pas renditet tatimi mbi të ardhurat personale, me 10% të totalit, taksa nacionale dhe të tjera (8.8%), tatimi mbi fitimin (7.4%).

 116 mln euro TVSH më shumë

Burimet e rritjes së TVSH-se në vitin 2020 do të jenë rritja ekonomike, rritja e importeve dhe rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, nga përmirësimi i administrimit të TVSH-së, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve ndërmjet operatorëve.

Tatimfitimi, 50 mln euro më shumë

Të Ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin pritet të arrijnë në 33 miliardë lekë gjatë vitit 2021, me një rritje 8.7% mbi programin e këtij viti, por në raport me zhvillimet faktike të këtij viti, rritja e planifikuar e arkëtimeve të tatimit mbi fitimin vitin që vjen do të jetë 19.2%, ose 5.3 miliardë lekë më shumë. Sipas analizës së Ministrisë së Financave, rritja e arkëtimeve nga fitimet e bizneseve do të gjenerohet nga rikuperimi i ekonomisë, çka do reflektohet edhe në deklaratat e tatimpaguesve dhe në forcimin e kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut.

Akciza, 36 mln euro më shumë 

Të ardhurat nga “Akciza” vlerësohen të jenë 49 miliardë lekë, me një rritje prej 4.4 miliardë lekësh, ose 9.9% më shumë se pritshmëritë për vitin 2020 dhe 8.2% më shumë se sa plani në aktin normativ të këtij viti. Sipas Ministrisë së Financave, faktorët kryesorë që do të ndikojnë në rritjen e parashikuar të të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e importit të mallrave të fortë si karburante dhe cigare, si dhe forcimin e luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës, si dhe disiplinimit të mëtejshëm të procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.

TAP, shtesa 38 mln euro më 2021

Të ardhurat nga “Tatimi mbi të Ardhurat Personale” parashikohen 41 miliardë lekë, me një rritje prej 4.7 miliardë lekësh, ose 12.9% më shumë se pritshmëritë për vitin 2020. Në parashikimin e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale janë marrë në konsideratë rritja ekonomike dhe impakti i saj në nivelin e pagës mesatare, si dhe rritja e numrit të të punësuarve në sektorin privat, bazuar në ecurinë e vitit 2019, si dhe incentivat për nxitjen e punësimit bazuar në paketën mbështetëse për rritjen e punësimit Covid-19.

Të krahasuara me planin në aktin normativ 2, të ardhurat buxhetore nga TAP pësojnë rënie me 0.2%. Analiza e treguesve buxhetorë, sidomos në të ardhura, vështirësohet për shkak se realizimet faktike janë shumë më të ulëta se planet që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë.

Nga Taksat Nacionale, 30 mln euro shtesë

Të ardhurat nga “Taksa Nacionale dhe të tjera” vlerësohen të jenë 38 miliardë lekë. Parashikimet për këtë taksë, për vitin 2021, janë 11.2% ose 3.8 miliardë lekë më shumë se i pritshmi 2020, dhe bazohen në efektet e rritjes ekonomike dhe rritjes së taksës së qarkullimit të automjeteve, si rezultat i rritjes së sasive të karburantit që do të hidhen në treg. Në raport me aktin “normativ 2”, ato janë gjithashtu 5.5% më të larta.

Të ardhurat nga “Taksa Doganore” në vitin 2021 vlerësohet të jenë 6,5 miliardë lekë, me rritje 284 milionë lekë krahasuar me vitin 2020. Në programimin e të ardhurave janë marrë në konsideratë efektet e rritjes së importeve të tatueshme, si dhe disa efekte minimale nga lëvizja e tarifave doganore.

Kontributet 43 mln euro rritja

Të ardhurat nga “Kontributet për Sigurime Shoqërore e Shëndetësore” në vitin 2021 parashikohet të rriten me +5.9%, ose +5.4 miliardë lekë krahasuar me të pritshmin e vitit 2020, ndërsa në raport me aktin normativ në fuqi, 5.7%. Të ardhurat gjithsej nga kontributet pritet të jenë 96.3 miliardë lekë, nga 90.9 miliardë lekë që do të arkëtohen në vitin 2020.

Rritja e programuar e të ardhurave mbështetet në rritjen e numrit të punëmarrësve, forcimin e administrimit nëpërmjet kontrollit të nivelit të pagës të deklaruar dhe deviacionit të saj nga paga reale. Të ardhurat nga kontributet do të rriten edhe nga rritja e pagës minimale, e cila rrit kontributet e paguara për 28% të punëmarrësve. Rritja e pagës minimale nga 26 mijë në 30 mijë lekë ka një efekt vjetor në të ardhura, rreth 3 miliardë lekë.

Pushteti vendor, 20 mln euro më shumë të ardhura

Pushteti vendor do të gjenerojë 25.4 miliardë lekë të ardhura në vitin 2021. Kjo shumë planifikohet të jetë 2,3 miliardë lekë më e lartë se plani në aktin normativ në fuqi të këtij viti, ose 10.3% më e lartë. Për 8-mujorin e vitit 2020, njësitë e vetëqeverisjes vendore në shkallë kombëtare kanë mbledhur të ardhura në masën 14.9 miliardë lekë. Kjo shifër është rreth 2.3 miliardë lekë më pak se vlera e të ardhurave të mbledhura gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2019.

Parë në këtë këndvështrim, ulja e efektshmërisë së mbledhjes së taksave nga pushteti vendor për vitin 2020 ka ardhur si pasojë e një situate të vështirë ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19, sipas financave. Në këtë drejtim, të ardhurat vendore janë ulur me rreth 13% në 8-mujorin e vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Marrë nga: Monitor

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi taksat në shqiperi taksat në shqiperi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale