“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
VOA: Bie lehtë numri i viktimave nga Covidi në Shqipëri
12 Tetor 2021, 05:44Nga DOSJA
Në Shqipëri numri i viktimave nga Koronavirusi rregjistroi një rënie gjatë javës së fundit (5 – 11 tetor), e para që prej fundit të muajit korrik. Të dhënat zyrtare, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në total bëhet fjalë për 59 persona të cilët kanë humbur jetën. E mërkura e kaluar shënoi dhe ditën me më shumë vdekje, 12 të tilla, ndërsa në 24 orët e fundit, u rregjistruan 9 viktima të tjera: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç.
Dhe gjendja në spitalet Covid, përfshirë dhe numrin e atyre që trajtohen në terapi intensive. ka ardhur duke u përmirësuar. Deri të hënën pasdite, sipas të dhënave zyrtare, kishte 161 pacientë, nga të cilët 15 ishin në gjendje të rëndë. Të hënën e një jave më parë ka patur 20 pacientë më shumë, ndërsa në terapi intensive po trajtoheshin 38 qytetarë.
Për të tretën javë radhazi, rastet e reja po ashtu, shënuan rënie, duke zbritur në 3162 të infektuar rishtazi, ose 17.1 përqind më pak se sa në javën pararendëse (28 shtator – 4 tetor). Niveli më i ulët ishte në 24 orët e fundit, me vetëm 195 raste në 25 nga 61 bashkitë që ka vendi: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.
Edhe pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) zbriti në nivelin 13.7 përqind, nga 15.2 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.
Tendenca e një situate në përmirësim vihet re dhe në rënien progresive të rasteve ende aktive, 6.952 në të gjithë vendin nga 8.655 që ishin në javën pararendëse. MBi 44 përqind e tyre janë vetëm në Tiranë, ndërkohë që në qarqet e tjera numri është poshtë kuotës së 1 mijë rasteve aktive.
TIRANË– Dielli do jetë prezent ditën e sotme në territorin e Shqipërisë mirëpo nuk do të mungojnë dhe reshjet. E marta e kësaj jave nuk do mbizotëroh...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e shtetasit italianë që është ndaluar në Gjirokastër dhe po mbahet me masë sigurie arrest shtëpie në mënyrë të padrej...
TIRANË– Partia Demokratike ka njoftuar sot se Flamur Noka është shkarkuar nga funksioni i tij si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Bazuar në njoft...
Administratori i “Konfindustria”, Gjergj Buxhuku i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në Top Channel tha se vendi ynë paguan çmimin më të lartë të en...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas shkarkimit të Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit në Komisionin e Sigurisë. Në ...
BULQIZË- Me 7 shator 2019, Rolandi ishte ulur me dy shokë në një kafe-karburant buzë rruge në Bulqizë, kur përpara tij ndaloi një kamion i mbushur me trung...
TIRANË- 1,800 mijë vaksinime janë bërë që nga fillimi i procesit të vaksinimit deri ditën e sotme. Këtë gjë e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama me anë...
KOSOVË– 6 persona kanë mbetur të lënduar pasi janë aksidentuar nga një tren teksa po udhëtonin me makinë për në Klinë. Lajmin për Gazetën Express e k...