Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryetari i OMONIA-s dega Sarandë, Alfred Beleri, të cilit iu mohua nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, kandidimi për kryetar Bashkie në Himarë, në një intervistë për Dosja.al, zbuloi disa detaje lidhur me takimet e tij me liderin e Demokracisë së Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis.
Ai tregoi se në 6 muajt e fundit është takuar 3 herë me Mitsotakis, ndërsa tha se në qendër të bisedimeve ka qenë situata e minoritetit grek në Shqipëri.
Po ashtu Beleri tha se negociatat nuk do të hapen jo për shkak të Greqisë, por për shkak të 3-4 vendeve europiane që janë shprehur kundër. Sipas tij, Greqi nuk ka shumë potencial sa këto vende për bllokimin e Shqipërisë.
Beleri foli edhe lidhur me akuzat se OMONIA dhe PBDNJ janë levë e Greqisë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, për çka tha se Greqia nuk ka asnjë qëllim dashakeq ndaj shtetit shqiptar.
Pjesë nga Intervista
Ju keni pasur një takim me kryetarin e Partisë Demokracia e Re në Greqi z. Mitsotakis, a mund të na tregoni pak rreth atij takimi dhe çfarë keni biseduar?
Fredi Beleri: Unë jam pjesë e partisë konservatore Demokracisë së Re, nga viti 1997. Jam anëtar. Kam qenë kur banoja në Athinë edhe në organet e asaj partie. Z. Mitsotakis e kam takuar 3 herë në gjashtë muajt e fundit me qëllim që ta informoj për situatat që po përjeton minoriteti grek në Shqipëri, kryesisht në Himarë, për çështjen e pronave, për çështjen e mohimit të vetëdeklarimit të moszbatimit të ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me proceset zgjedhore në Greqi, sesi minoritarët që jetojnë në Greqi që kanë të drejtë vote do të mblidhen rreth Demokracia e Re.
OMONIA dhe PBDNJ është akuzuar se janë levë e Greqisë në çështjet e brendshme të shtetit shqiptar. Çfarë komenti keni lidhur me këto akuza?
Alfred Beleri: Shteti grek nuk ka asnjë qëllim dashakeq ndaj shtetit shqiptar dhe nuk kam parë ndonjë veprim kundër shtetit shqiptar që të përdorte levën. Pra për çfarë duhet leva? Cili është ai vendim i shtetit grek apo qeverisë greke në dëm të interesave të shtetit shqiptar që ka përdorur cilëndo levë?
Po lidhur me një deklaratë të kryetarit të Demokracia e Re, z.Mitsotakis, e për para rreth një jave ku kërcënonte Shqipërinë me veto në BE për hapjen e negociatave. Çfarë qendrimi keni ju?
Alfred Beleri: Unë dua të them se Shqipëria është një vend në qendër të Evropës, është një vend evropian. Vendi i saj është në Evropë. Për minoritetin grek në Shqipëri, ne jemi shtetas evropianë, do të ishte kënaqësi dhe do ishte vegla për zgjidhjen e shumë problemeve që kemi ne, por kjo nuk ka për të ndodhur, jo për fajin tonë apo të z.Mitsotakis, por për fajin e politikë shqiptare dhe konkretisht qeverisë. Z.Rama me vendimin e Këshillit të Evropës, nuk mund t’u shesë shqiptarëve, siç shisnin në perëndimin e largët pasqyrat tek indianët, sikur vendimi është pozitiv, por negociatat nuk do të hapen. Nuk do të hapen, pasi 3-4 shtete të rëndësishme në Evropë, Gjermani, Franca Holanda, kanë deklaruar se nuk do të hapen negociatat. Besoj se Greqia në BE nuk ka potencial kaq të madh sa këto shtete.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ELBASAN– Zv/ministrja e brendshme Rovena Voda ka mbedhur sot task-forcën e kanabisit në Elbasan. Ky qytet ka patur të regjistruar gjatë këtij viti vetëm një ras...
Tiranë- Me 18 muaj shërbim prove është dënuar ish-gjyqtari Admir Thanza. Thanza nuk kaloi Vettingun pasi u akuzua për falsifikim të formularit të dekriminalizi...
TIRANË- Alfred Beleri, i cili akuzohet nga mediet si një prej pjesëtarëve të “Masakrës së Peshkëpisë”, ndërsa mohoi këto akuza, foli edhe lidhur me ndryshi...
TIRANE- Aktori i humorit, Agron Llakaj ka bërë një dedikim të ndjerë për ndarjen nga jeta të Parodistit të Vlorës, Muhamet Lika. Llakaj thotë se është një ditë...
TIRANË- Alfred Beleri, kryetari i OMONIA-s dega Sarandë, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, për përfshirje në Masakrën e Peshkëpisë, ku humbën jetën dy ...
TIRANË- Kanë dalë pamjet për mënyrën sesi policia arriti të prangoste Gjergj Cukalin, të dyshuarin kryesor si vrasësin e ish-policit, Arben Bilali, ngjarje...
VLORE- Një ditë pas ndarjes nga jeta të Parodistit të Vlorës, Muhamet Lika, flasin për Dosja.al kolegët e tij më të ngushtë. Lotët dhe ngashërimat, nuk e lejuan...
TIRANË- Kryetari i OMONIA-s dega Sarandë, Alfred Beleri, në një intervistë për Dosja.al, ka mohuar akuzat që i bëhen për përfshirje në “Masakrën e Peshkëpi...
Kavajë- Qytetarët e Kavajës dhe të Rrogozhinës janë shfaqur të shqetësuar pasi gjykata e Kavajës është shkrirë në një me atë të Durrësit. Ata shprehen se rreth ...
Vajza e Parodistit të Vlorës, Muhamet Lika ka reaguar pas vdekjes së babait të saj. Në një status në Facebook, ajo shkruan se ndihet e helmuar në zemër, dhe se ...