Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Zenel Hoxha, një prej themeluesve të Partisë Demokratike, ka kërkuar sërish largimin e kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit humbi zgjedhjet e 25 prillit.
Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se të gjithë ata që e ndjejnë veten demokratë duhet të veprojnë tani dhe se duhet të tregojnë që kanë nevojë për një lidership të ri.
Sipas Hoxhës, Basha po kërkon t’i shndërrojë gabimet madhore të vetvetes në fat të pandryshueshëm të Partisë Demokratike.
Statusi i plotë
Të gjithë demokratët e vërtetë duhet të reagojnë tani.
Shqipëria e sotme e ka ves deformimin e demokracisë. Por ky është ves që mbetet në fuqi jo prej anëtarësisë së partive, por prej udhëheqësve që humbasin ndërgjegjen e reflektimit. Kryetari aktual i Partisë Demokratike i ka tejkaluar provat e shembjes së plotë të ndërgjegjes së vet, e cila s’paska asgjë prej demokrati. Zoti Basha po kërkon t’i shndërrojë gabimet madhore të vetvetes në fat të pandryshueshëm të Partisë Demokratike. Por, demokratët janë mësuar të rrëzojnë regjime dhe i refuzojnë uzurpimet. Koha ka mbaruar dhe orën e gjatë nuk e ka më në dorë kryetari punë-pa-kryer zoti Basha.
Partia Demokratike ka nevojë për lidership të ri. Është nevojë imediate. Nuk mund të jetë kurrësesi opozita e vendit në pritmëri që i japin funksionin e një paterice përballë kundërshtarit të shquar për vjedhje dhe shëmtime të shtetit dhe demokracisë. Socialistët dhe kreun e tyre i ka demaskuar ndërgjegjia anti-institucion në këto dy mandate, por nuk i ka shembur dhe nuk i përzuri dot nga pushteti ndërgjegja e pafuqishme e Lulzim Bashës, kryetarit pa suksese. Opozita nuk ka nevojë për rithemelim, por për largim të një njeriu dhe ardhjen e një fryme të mirëfilltë shpresëdhënëse për demokratët dhe për të gjithë shqiptarët. Kjo duhet bërë tani dhe jo kur të caktojë datën humbësi qe ka humbur masën dhe sensin e gjithçkaje.
Zenel Hoxha është një nga demokratet që ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ishte Ibsen Elezi ai që doli i pari bashkë me një grup personash dhe me pankartën “Basha boll” dhe kërkoi dorëheqjn e Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tyre, PD-ja ka nevojë për një riformatim dhe një lidership të ri.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë kronikën e publikuar sot ku shihej se mbi 40 milionë euro janë derdhur në llogaritë bankare të qytetarë...
TIRANË– Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka shpërthyer keq ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, të cilit i ka kërkuar dorëh...
TIRANË– Ibsen Elezi, ish-kryetari i PD-së në Kukës ka denoncuar një biznesmen që sipas tij ka shpenzuar 1 milion euro për një mandate deputeti.I ftua...
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali ka komentuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për të bashkëpunuar me krydemokratin Lulzim Basha. E ftuar në “Zon...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar të gjitha familjet e viktimave që humbën jetën gjatë festivalit ‘Lag B’Omer’ ditën e djeshme në Izrael. Në një ...
TIRANË– Fatbardh Kadilli, i cili është bërë bashkë me grupin që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës si dhe ka shpallur kandidimin për postin e kryeta...
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali në “Zonë e lirë” është pyetur mbi shifrat që kanë dalë se janë punësuar më shumë njerëz në administratë prej Janarit 2021...
TIRANË- I ftuar në “Radarin Informativ”, Ervin Salianji ka folur rreth rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit duke thënë se PD do të ndjekin të gjitha proc...
TIRANË- Ervin Salianji i ftuar në “Radarti Informativ” në ABC, foli për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe kërkesën e kritikëve për dorëheqjen e kreut ...