Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-mesfushori i ‘Bluve’ është kontaktuar nga kryeqytetasit për të marrë drejtimin nga Christophe Galtier javët e fundit.
FRANCE - Zinedine Zidane ishte ende në pamjet e Paris Saint-Germain. Sipas informacioneve, ish-trajnerit të Real Madridit i është kërkuar javët e fundit nga kryeqytetasit që të marrë drejtimin nga Christophe Galtier, i cili u largua të martën. Por ai refuzoi të merrte detyrën e trajnerit për sezonin e ardhshëm.
Sipas kalendarit, kampioni i botës i vitit 1998 ka qenë i pranishëm në Paris këtë të mërkurë në një event të shoqatës ELA, ambasador i së cilës është. Ai është marrë në pyetje për të ardhmen e tij edhe nga një prej fëmijëve të pranishëm në asamble, në një sekuencë të parë nga RMC Sport. “Cili është projekti juaj profesional në muajt në vijim?
Një pyetje që e habiti Zinédine Zidane, i cili e pyeti fëmijën: “Për cilën gazetë punon? Më befason me pyetjen tënde! Unë, për momentin, nuk kam asgjë të planifikuar”, u përgjigj ai në fund duke buzëqeshur.
Dëshira për të sjellë “Topin e Artë të vitit 1998” në pankinën pariziene, e cila ishte edhe ambasadore e Botërorit të fundit në Katar, nuk është e re. Në vjeshtën e vitit 2021, u zbulua, se një takim midis Zinédine Zidane dhe mes të tjerëve edhe Leonardo, drejtori sportiv, dhe Jean-Claude Blanc, menaxher i përgjithshëm i klubit, ishte zhvilluar në Royal Monceau, një pallat parizien.
Negociatat kishin filluar, por përfundimisht nuk mund të kishin sukses, Zidane ende shpresonte në atë kohë të merrte drejtimin nga Didier Deschamps në krye të ‘Bluve’. Një shpresë e zhdukur me zgjatjen e kontratës së “DD” janarin e kaluar.
Që atëherë, drejtuesit e Paris Saint-Germain kanë eksploruar rrugë të reja dhe janë afruar veçanërisht me Julian Nagelsmann, ish-trajnerin e Bayern Munichut. Ashtu siç treguam mëngjesin e kësaj të enjteje, këtë të martë u organizua një takim në Paris, duke bërë bashkë Luis Campos dhe një përfaqësues të teknikut gjerman 35-vjeçar. Së bashku, ata diskutuan skicat e një bashkëpunimi të ardhshëm.
Megjithatë, Luis Enrique, ish-trajneri i FC Barcelonës dhe trajner i Spanjës, si dhe Xabi Alonso, trajneri aktual i Bayer Leverkusen, janë ende pjesë e pistave të ndjekura nga afër nga klubi parizien. Shkëmbimet vazhdojnë.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Emri i Neymar është përfolur te Barcelona ditët e fundit, por Xavi, trajneri i skuadrës katalanase është shprehur se...
ÇEKI - David Moyes e shkroi emrin e tij në librat e historisë së West Ham, duke i çuar ‘Hammers’ drejt trofeut të...
ANGLI - Alexis McAllister do të jetë blerja e re e Liverpool në orët në vijim, pasi tashmë ka kaluar testet mjekësore. E gj...
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se klubet që i japin përparësi biznesit mbi meritat sportive, janë të de...
SHBA - Me ardhjen e Lionel Messit te Inter Miami, klubi amerikano-verior nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me lojtarin argjentinas, kur bëhet ...
SPANJE - Barcelona është e vendosur të... aktivizojë planin ‘B’ për të forcuar skuadrën e tyre, pasi negociatat m...
FRANCE - Paris Saint-Germain ka nisur këtë të mërkurë fazën konkrete të negociatave me Julian Nagelsmann, për të pu...
SPANJE - Gerard Pique, i cili u largua nga fusha dhe Barcelona pas 15 vitesh në nëntor, kritikoi ashpër drejtimin e katalanasve, duke...
SHBA - Shtetet e Bashkuara po përgatiten të mirëpresin një nga futbollistët më të mëdhenj në histori! Dje, pas...
ANGLI - Piers Morgan gjen rast të dalë në mbrojtje të idhullit të tij Cristiano Ronaldo. Ai ka vënë në shënjest&e...