“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
VIDEO/ Tifozët marokenë përleshen me ata francezë dhe policinë në Paris…
Në rrugën e famshme të Campos Elísios dhe pranë sheshit emblematik të Harkut të Triumfit, përplasen midis tyre tifozeritë franceze dhe ajo marokene. U desh ndërhyrja e forcave policore
11 Dhjetor 2022, 11:57Nga DOSJA
FRANCE - Pas ndeshjes mes Anglisë dhe Francës, natën e kësaj të shtune, me fitoren që u buzëqeshi francezëve, tifozë të shumtë dolën në rrugët e Parisit për të festuar triumfin 2-1 ndaj rivalit të vjetër, i cili u mundësoi kampionëve në fuqi të botës kalimin në gjysmëfinale, ku do të përballet me Marokun, i cili nga ana e tij, pak orë më parë kishte mundur Portugalinë me rezultatin 1-0.
Ndërkohë, tifozët marokenë, duke ditur edhe peshën që ka ky komunitet jo vetëm në Paris, por edhe në përgjithësi në Francë, vazhdonte të festonte në mënyrë të vrullshme, që nga fundi i lojës kundër Portugalisë, në rrugën e famshme të Campos Elísios dhe pranë sheshit emblematik të Harkut të Triumfit.
Por, kur tifozët francezë mbërritën atje, për të festuar suksesin e kombëtares së tyre, atmosfera u përkeqësua, duke detyruar thirrjen e forcave të sigurisë galike.
Policisë së ndërhyrjes franceze iu desh të shpërndante turmën, me incidente të rënda dhe përdorimin e mjeteve piroteknike të destinuara për festime të tifozëve marokenë, për t'i vënë flakën makinave dhe vitrinave.