“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Federata Shqiptare e Futbollit i është bashkuar zyrtarisht iniciativës humanitare “Circle of Friendship”, e nisur nga Federata Ukrainase e Futbollit, duke dhuruar 320 uniforma dhe 200 topa futbolli për 20 shkolla dhe ekipe moshash në Ukrainë.

TIRANE - Kjo nismë vjen në kuadër të fushatës së ndërmarrë nga Federata e Futbollit të Ukrainës për të mbështetur shkollat dhe ekipet amatore në të gjithë vendin, në një kohë kur, për shkak të luftës, sporti përballet me sfida të jashtëzakonshme infrastrukturore dhe financiare.
Projekti “Circle of Friendship” synon të sigurojë pajisje bazë sportive për fëmijët, në mënyrë që ata të vazhdojnë të luajnë, të mësojnë dhe të rriten përmes futbollit, pavarësisht rrethanave të vështira.
Përmes këtij kontributi, FSHF do të mbështesë drejtpërdrejt 20 shkolla dhe ekipe të moshave në Ukrainë, duke ofruar uniforma dhe topa, elementë thelbësorë për zhvillimin e stërvitjes dhe organizimin e aktiviteteve sportive. Pajisjet do të shpërndahen në kuadër të paketave të ndihmës që po koordinohen nga Federata Ukrainase e Futbollit, me synimin që të jenë gati për sezonin e ri futbollistik.
Pavarësisht sfidave të mëdha të shkaktuara nga lufta, futbolli në Ukrainë vazhdon të shërbejë si burim rezistence, shprese dhe bashkimi për komunitetet lokale, veçanërisht për fëmijët.
Duke iu përgjigjur kësaj thirrjeje solidariteti nga “Familja e Futbollit”, FSHF konfirmon përkushtimin e saj për të qenë pjesë aktive e nismave që promovojnë vlerat e sportit, solidaritetin dhe mbështetjen për fëmijët në nevojë.
Përmes këtij gjesti konkret, Federata Shqiptare e Futbollit kontribuon në ruajtjen e të drejtës së fëmijëve për të luajtur futboll në kushte sa më dinjitoze.
Përmes kësaj nisme, FSHF rikonfirmon se futbolli është më shumë se lojë – është një urë solidariteti, një mjet shprese dhe një simbol bashkimi mes kombeve.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Teksa mediat në Kosovë nxituan të ngrinin alarmin për një “tentativë rrëmbimi” nga ana e Federatë...
BRAZIL - Një përfshirje surprizë në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës (11 qershor - 19 korrik) në S...
Lojtarët skocezë duke festuar pas fitores së tyre 4-1 ndaj Kuraçao të shtunën SKOCI - Përgatitjet e Kuraçaos nu...
ANGLI - Raheem Sterling u arrestua me dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës, pasi u përfshirje në një ...
TIRANE - Dita e dielë është dita kur Kategoria Superiore do të ulë siparin e saj dhe ku do të mësojmë se cila do t&eum...
ANGLI - Liverpooli është gati të ndahet nga trajneri Arne Slot me efekt të menjëhershëm pas një shqyrtimi në fund t&eu...
ITALI - Këto janë orë të tëra diskutimesh te Milani, dhe kjo nuk është asgjë e re. Megjithatë, mbetet pë...
HOLANDE - Ajax shpreson ta mirëpresë shumë shpejt trajnerin e ri: Miguel Ángel Sánchez Muñoz, i njohur për t&eum...
ARGJENTINE - Agustina Cosachov, psikiatrja e Diego Armando Maradonës dhe e pandehur në gjyqin për vdekjen e tij, ngriti gishtin k&eum...
SHBA - Autoritetet amerikane njoftuan të enjten se fluturimet me dronë do të ndalohen rreth stadiumeve amerikane në dit&eum...