LIVE UPDATES
Aktualitet

Si po përpiqet të “bllokojë” Rusia negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

25 Maj 2021, 13:58 Nga DOSJA
Si po përpiqet të “bllokojë” Rusia negociatat me

Nga Xhuliana Toci- Ndërkohë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në qershor, të dyja vendet e kanë tanimë të qartë se rruga e anëtarësimit kalon nga Bullgaria. Sofja është bërë vendi i radhës që ka vendosur një barrikadë në përparimin europian të dy shteteve, duke mos pranuar hapjen e negociatave me Shkupin dhe duke bllokuar si pasojë edhe Tiranën.

Megjithatë, ngërçi mes dy vendeve dhe bllokimi aktual i procesit të anëtarësimit duket se ka krijuar sërish terren për Rusinë, e cila ka vendosur së fundmi të përzihet, duke mbajtur në një lëvizje të papritur anën e Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa Bullgaria po bën përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, ambasada ruse në Shkup lëshoi ​​një mesazh që mund të shihej vetëm si një provokim në Sofje, duke deklaruar se “shkrimi dhe këndimi në Rusi e kishte origjinën nga Maqedonia”. Kjo deklaratë ka rritur edhe më tej tensionet mes dy vendeve, ndërkohë që Bashkimi Europian ka paraqitur një propozim konkret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve historike mes Shkupit dhe Sofjes.

Më 24 maj festohet në disa vende, përfshirë Bullgarinë, Rusinë dhe Maqedoninë e Veriut, dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi dhe e shkrimit cirilik. Presidentët e Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore do të vizitojnë Romën së bashku në 27 maj për të nderuar Shën Kirilin dhe Shën Metodin, një vizitë që shihet si një hap drejt afrimit mes dy vendeve.

Por përballë këtij afrimiteti, ambasada ruse në Shkup bëri një deklaratë, duke thënë se shkrim-leximi në Rusi vinte nga “toka maqedonase”. Maqedonia nuk ekzistonte si vend kur u krijua alfabeti cirilik dhe fakti historik është se alfabeti u porosit nga Mbretëria e Bullgarisë.

Ambasada ruse në Shkup citoi Vladimir Putin të përgëzonte “popullin vëllazëror maqedonas” për Ditën e Shenjë të Kirilit dhe Metodit.

“Sot në Rusi është një ditë solemne: dita e shkrimit sllav, dhe shkrimi na erdhi nga toka maqedonase”, shkroi në Twitter ambasada ruse në Shkup, duke cituar presidentin rus, një deklaratë që ka shkaktuar një sërë reagimesh në Sofje.

Por përse erdhi kjo deklaratë provokuese në këtë moment?

Analisti Zhelko Trkanje thotë se rishkrimi i historisë dhe luajtja e një vendi kundër tjetrit nuk është diçka e re për taktikat e Kremlinit, të cilat synojnë bllokimin e zgjerimit të mëtejshëm të BE.

Rusia pret që nacionalistët në Shkup të duartrokasin pozicionin e Putinit, ndërsa nacionalistët në Sofje të forcojnë kundërshtimin e tyre për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë duke bllokuar për pasojë edhe Shqipërinë”, thotë analisti.

Provokimi vjen ndërkohë që marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë përmirësuar për herë të parë në disa muaj dhe udhëtimi i dy presidentëve drejt Romës shihet si një gjest simbolik për zbutjen e tensioneve.

Presidenti bullgar tha para deklaratës së Putin se hapja e rrugës evropiane të Shkupit kalon kryesisht përmes Sofjes, duke shtuar se “ne duhet të ulemi me njëri-tjetrin  me qetësi, dhe të zgjidhim problemet tona bilaterale.”

Megjithatë, Rusia duket se ende shfrytëzon mënyra të ndryshme për të ushtruar ndikimin e saj dhe për ta larguar vendin fqinj nga vlerat evropiane. Ambasada Ruse në Shkup po bën muaj që tregon mbështetjen e saj për popullin maqedonas, duke shpërndarë këngë maqedonase dhe tregime popullore për të cilat Shkupi dhe Sofja janë përfshirë në një sërë debatesh.

“Ambasada ruse në Shkup shpesh i jep vetes të drejtë t’i shkelë standardet themelore të sjelljes diplomatike dhe të përdorë rrjetet sociale, duke u treguar patriot i madh dhe përfaqësues i historisë maqedonase. Ndërkohë ka një tendencë në të cilën përmes kërcënimeve hibride asimetrike, lajmeve të rreme, përdorim të OJQ-ve, grupimeve politike dhe strukturave tjera në vend. Rusia po përpiqet të minojë vlerat euro-atlantike dhe integrimin e vendit tonë”, tha profesori, Marjan Gjurovski.

“Rusia për të rritur ndikimin e saj shfrytëzon linja kulturore, shpirtërore, por edhe fetare. Ky ndikim nëse kryqëzohet me ndikimin e shërbimeve dhe ndikimit nëpërmjet rrjeteve sociale, mediave dhe lajmeve të rreme mendoj se prodhon rezultate që nuk janë në përputhje me rrugën europiane të vendit tonë”, thotë ai.

“Kemi një përpjekje që Rusia të jetësojë një projekt që ka nisur para një kohe të gjatë, Unionin Euroazitatik, me të cilin normalisht tenton që të joshë vendet e rajonit që të anëtarësohen në atë union si alternativë e BE-së”, thotë nga ana tjetër eksperti Trkanje.

“Dyshohet se një pjesë të krizave që i kishim në të kaluarën janë nxitur  nga zyrtarë të Rusisë në Shkup, në Sofje, në Beograd, në rajon”, thekson eksperti.

Në vitet e fundit, ndërhyrja agresive e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është rritur me synimin për të rritur kostot e integrimit të rajonit në NATO dhe BE, duke shfrytëzuar dobësitë e brendshme politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit. Megjithatë, nëse Rusia vazhdon me përpjekjet për të rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ajo që do të paguajë kostot do të jetë edhe Shqipëria, pasi të paktën publikisht BE e ka bërë të qartë se bisedimet e anëtarësimit ose do të nisin me të dyja vendet në qershor,  ose do të shtyhen sërish për në vjeshtë./SI/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet integrimi i shqiperise ne be vladimir putin integrimi i shqiperise ne be vladimir putin

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion