LIVE UPDATES
Bota

SHBA heq sanksionet ndaj firmës CEO, pas Nord Stream 2 të Rusisë

19 Maj 2021, 18:04 Nga DOSJA
SHBA heq sanksionet ndaj firmës CEO, pas Nord Stream 2 të Rusisë

WASHINGTON – Administrata e Presidentit Biden do të heqë dorë nga sanksionet mbi kompaninë që qëndron pas tubacionit Nord Stream 2 të Rusisë në Evropë dhe shefin ekzekutiv të saj, tha të mërkurën një burim në Uashington që ka njohuri me planet dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit, që do të dorëzohet në Kongres qysh të mërkurën, arrin në përfundimin se Nord Stream 2 AG dhe drejtori ekzekutiv i saj Matthias Warnig, një aleat i Presidentit rus Vladimir Putin, janë angazhuar në një veprimtari të sanksionueshme, por se është në interesin kombëtar të SHBA të heqin dorë nga sanksionet, tha burimi i agjensisë së lajmeve Reuters.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se administrata amerikane kishte hequr dorë nga sanksionet për këto dy palë por gjithashtu edhe mbi sanksione që kishte vendosur ndaj subjekteve ruse dhe anijeve të lidhura me tubacionin Nord Stream 2.

“Ne e shohim këtë si një hap konstruktiv, të cilin jemi të lumtur ta diskutojmë më tej me partnerët tanë në Uashington,“- u tha ministri Maas gazetarëve, duke shtuar se administrata e Presidentit Biden nuk kishte bërë asnjë premtim përtej heqjes dorë nga sanksionet.

Administrata e Presidentit Demokrat Joe Biden ende kundërshton tubacionin Nord Stream 2 por e pa të arsyeshme të dërgonte një sinjal në lidhje me angazhimin e saj strategjik për rindërtimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, të cilat u dëmtuan shumë gjatë administratës së ish-Presidentit Republikan Donald Trump, tha burimi nga Uashingtoni.

Kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom dhe partnerët e saj perëndimorë po garojnë për të përfunduar linjën për të çuar gazin rus në Evropë përmes Gjermanisë, nën Detin Baltik. Projekti, tani rreth 95% i përfunduar, do të anashkalonte Ukrainën, duke e privuar atë nga tarifat fitimprurëse të tranzitit dhe potencialisht duke minuar luftën e saj kundër agresionit rus.

Yuriy Vitrenko, drejtori i ri ekzekutiv i ndërmarrjes shtetërore energjetike të Ukrainës Naftogaz, tha se Nord Stream 2 është “projekti më i keq dhe më i rrezikshëm gjeopolitik” i Rusisë dhe se Ukraina do t’i kërkojë Uashingtonit të zbatojë plotësisht ligjet e saj dhe të vendosë sanksione për të ndaluar tubacionin.

Zyrtarët rusë të mërkurën sinjalizuan se masa mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve të dobëta të Uashingtonit me Moskën. Por republikanët në Uashington kritikuan heqjen dorë nga sanksionet, që u njoftua së pari nga faqja Axios të martën.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me ministrin Maas të martën vonë, duke nënvizuar kundërshtimin e vazhdueshëm të Uashingtonit ndaj tubacionit, por gjithashtu nënvizoi nevojën që aleatët e NATO-s të punojnë së bashku për t’iu kundërvënë Rusisë, tha departamenti.

Vendimi i presidentit Biden për të hequr dorë nga sanksionet ndaj Nord Stream 2 AG dhe drejtuesit të tij ekzekutiv heq një pengesë në marrëdhëniet SHBA-Gjermani, dhe zyrtarët amerikanë shpresojnë që kjo të sigurojë një farë optimizmi për të thelluar bashkëpunimin për çështje më të gjera, përfshirë Kinën dhe Rusinë.

Marrë nga VOA

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota administrata e presidentit biden heq dorë nga sanksionet e nord stream antony blinken heiko maas joe biden yuriy vitrenko administrata e presidentit biden heq dorë nga sanksionet e nord stream antony blinken heiko maas joe biden yuriy vitrenko

Sondazh

Poll
Bota 19 Maj 2021, 16:41

Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

MALI I ZI- Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, thotë se ai ka informuar partnerët ndërkombëtarë të Malit të Zi, duke përfshirë SHBA-në, se ...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri