LIVE UPDATES
Politike

Sudani njohu Kosovën pak javë më parë/ REL: Pse u kontestua vlefshmëria e kësaj njohjeje?

Si njohjet e tjera të pavarësisë së Kosovës, edhe ajo nga Sudani nxiti kundërshtime nga liderë të Serbisë. Por, këtë herë argumenti i Serbisë nuk përfshinte vetëm pretendim se po shkelej Rezoluta 1244. Atëherë, pse u kontestua vlefshmëria e kësaj njohjeje?

20 Prill 2025, 13:22 Nga M.B
Sudani njohu Kosovën pak javë më parë/ REL: Pse u kontestua
Takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministrit të Jashtëm, Ali Yousif Ahmed Al Sharif, më 12 prill 2025.

KOSOVA- Më 12 prill, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se Sudani u bë shteti i 119-të që e njohu pavarësinë e Kosovës. Vetëm rreth 24 orë më vonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e vuri në pikëpyetje legjitimitetin e “pushtetit aktual” në Sudan për të marrë vendime të tilla. Në dy vjetët e fundit, Sudani është përballur me atë që Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e quan krizën më të madhe të urisë në botë. Dhjetëra mijëra njerëz jane vrarë dhe mbi 13 milionë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

E gjitha kjo është shkaktuar nga lufta për pushtet mes shefit ushtarak, Abdel Fattah al-Burhan, dhe ish-zëvendësit të tij, Mohamed Hamdan Dagalo, që tani udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Presidentja Osmani siguroi njohjen e pavarësisë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ali Yousif Ahmed Al Sharif, i cili është pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Al-Burhani. Që prej atëherë, kundështarët e tyre, RSF-ja e udhëhequr nga Dagalo, ka njoftuar se është duke formuar një qeveri të sajën për Sudanin, me të cilën do të udhëheqë në rajonet që kontrollohen prej saj.

Dagalo - i cili është i sanksionuar nga SHBA-ja për akuza se forcat e tij kanë kryer gjenocid në Darfur të Sudanit - tha më 16 prill se ai dhe aleatët e tij po krijojnë “një këshill presidencial me 15 anëtarë” që përfaqëson të gjitha rajonet e Sudanit. Ky vendim nuk është mirëpritur nga OKB-ja, që menjëherë doli me reagim se prioritet duhet të jetë ruajtja e unitetit dhe sovranitetit të Sudanit dhe se krijimi i një qeverie paralele nuk ndihmon drejt zgjidhjes së problemit.

Përpjekja e RSF-së për të krijuar qeveri paralele është kundërshtuar edhe nga shumë shtete, përfshirë SHBA-në. Serbia ka aluduar në këtë situatë politike në Sudan kur vuri në pikëpyetje legjitimitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, edhe pas fillimit të luftës më 15 prill të vitit 2023 në Sudan, kabineti i liderit “de facto” të Sudanit, Al-Burhanit, ka vazhduar të luajë rolin e tij të zakonshëm. Vetë ministri i Jashtëm, Al Sharif, i cili konfirmua njohjen e pavarësisë nga Sudani në takimin me Osmanin, gjatë këtij viti ka mbajtur takim edhe me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrovin.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, gjatë këtij takimi ishte diskutuar për “mënyra për forcimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Sudanit në fusha të ndryshme”. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, Serbia vazhdimisht ka kundërshtuar njohjet e pavarësisë së Kosovës nga vendet e treta duke u thirrur në respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Serbia argumenton se kjo Rezolutë parasheh që statusi i Kosovës të zgjidhet përmes bisedimeve me Serbinë dhe të ketë vetëqeverisje të përkohshme nën mbikëqyrje të Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK.

Por, më 2010, Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte konstatuar se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. Këtyre reagimeve të Serbisë, Kosova i është përgjigjur me thirrje ndaj Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë për adresim të deklaratave të Serbisë, që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i cilëson shkelje të Marrëveshjes së Brukselit. MPJD-ja bazohet në dy nene të Marrëveshjes së Brukselit, të cilat obligonin Kosovën dhe Serbinë të ““zhvillojnë marrëdhënie normale, fqinjësore të mira me njëra-tjetrën, mbi bazën e të drejtave të barabarta” dhe që përcaktonte se Serbia “nuk do ta bllokojë dhe as nuk do t’i inkurajojë të tjerët të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

“Përpjekja e Serbisë për të diskredituar vendimin sovran të Sudanit është jo vetëm shkelje e angazhimeve të saj në kuadër të dialogut, por edhe një fyerje ndaj sovranitetit të Sudanit dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e MPJD-së, të publikuar më 15 prill.

Reagime dhe kundërreagime të ngjashme ishin shkaktuar edhe pas njohjes së pavarësisë nga Kenia në fund të muajit mars të këtij viti. Serbia ishte thirrur në Rezolutën 1244, ndërsa Kosova i ishte përgjigjur se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Eksperti Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, kishte thënë se shpreson që njohja nga Kenia të jetë “pikë kthese” në diplomacinë e Kosovës, pasi njohja paraprake kishte qenë ajo nga Izraeli më 2021.

“Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, kishte thënë Visoka për REL-in./ REL

kosova sudan

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje