19 Maj 2023, 15:02
Nga m.s
Rama ne Shkoder
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka nisur turin falenderues për 14 majin nga Shkodra. Ndalesën e parë e bëri në Muzeun e Memories, ku i shoqëruar nga kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, si dhe drejtuesi i Institucionit Pjerin Mirdita vizitoi mjediset e brendshme të ish-burgut, ku gjatë viteve të diktaturës janë burgosur e torturuar figura të njohura intelektuale të qytetit verior e më gjerë, mes tyre dhe klerikët At Zef Pëllumbi, Imzot Ernest Çoba, At Benardin Palaj, përfaqësues të tjerë të besimit klerik, si dhe qytetarë të njohur nga Shkodra e më gjerë.
“Ka kohë që e kemi pritur këtë vizitë për vetë simbolikën që ofron ky muze, për rëndësinë që ka për qytetin e Shkodrës sepse është i vetmi muze që faktikisht në Shqipëri është i hapur në ambientet e një ish-burgu, që ka qenë në funksion gjatë periudhës së diktaturës komuniste.
E gjithë hapësira që ne kemi këtu është e konceptuar e atillë, kjo është një galeri faktikisht është ndërtuar për qëllime muzeale. Është një projekt që ka filluar në vitin 2010 mes bashkisë së Shkodrës, Ministrisë së Kulturës së kohës normalisht, por edhe Kishën Franceskane. Faktikisht një aktivitet, i cili për publikun ka filluar në vitin 2014, pasi mbaroi e gjithë ndërtimi dhe konceptimi. Pjesa më e rëndësishme që ne kemi, është zona e qelive, hapësira e qelive e cila ndodhet si pjesë e strukturës së vjetër që ka qenë në shërbim këtu që nga viti 1936, ishte kolegj.
Ishte kolegji ku edukoheshin të rinjtë dhe kishin edukues të tyre, mësues të tyre, le të themi, At Gjergj Fishtën e shumë figura franceskane të kohës. Pjesa e burgut, ka qenë edhe pjesa më e dëmtuar me ngjarjet e vitit 1998 e cila u dogj 2-3 herë. Deri në ‘97 ka qenë në përdorim të shtetit si komisiariat policie", shpjegoi drejtuesi Pjerin Mirdita, teksa shtoi se tashmë synohet që ky vend të jetë një qendër e mirëfilltë edukimi, didaktike.
Kryeministri Rama tha se është momenti për të ndërhyrë përmes një investimi në infrastrukturën e muzeut, për t’u pasuruar me materiale të reja, të ndërthurura në mënyrë më interesante, sa i përket ekspozimit të tyre.
“Ka nevojë për një rishikim, por edhe për t’i bërë një ndërhyrje si në syrin e muzeut të Marubit, sepse besoj se ka shumë mundësi që të bëhet akoma më mirë, sidomos kjo pjesa e hyrjes që mund të ketë më shumë figurat e personave të persekutuar, familjeve, me fotografi autentike. Mund të bëhet diçka shumë spektakolare.
Ne nuk kemi asnjë muze tamam për persekutimin e fesë, për shembull dhe Shkodra është djepi në kuptimin e zjarrit që u ndez për të persekutuar fenë, plus edhe elementët e tjerë që kanë të bëjnë me qytetin. Jo thjesht klerikët, por edhe familjet, histori lokale dhe mund të jetë shumë interesante. Edhe me pjesën e dëshmitarëve, mund të bëhet arkivimi. Mund të jetë një gjë që është në proces, dëshmi. Mund të bëhet me këta që janë akoma gjallë, të merrni intervista, të digjitalizohen, mund të bëhen me kamera, nëpër qeli, me film. Pjesa e qelive është shumë spektakolare, por ka nevojë të ndërhyhet. Do një investim patjetër, duhet të bëjmë një projekt të mirë. Fati i madh këtu është që hapësira është. Këtu duhet të rikonceptohet komplet. Historinë e persekutimit dhe të fesë ne nuk e kemi në asnjë vend të përmbledhur dhe ky është vendi. Këtu ke gjithë hapësirën. Edhe biblioteka mund të pasurohet", u shpreh kryeministri Rama.
benet beci edi rama shkoder
Politike
19 Maj 2023, 14:10
e.a
Erion Veliaj, Sali Berisha
TIRANE- Vetëm një javë më parë, duke dalë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të ...
Politike
19 Maj 2023, 13:39
f.g
Foto ilustruese
Në 14 maj gratë ishin ato që ju drejtuan në shumicë kutive të votimit, ndërsa rezulton se burrat ka...
Politike
19 Maj 2023, 13:26
f.g
Arilda Lleshi
TIRANE- Arilda Lleshi, e reja që denoncoi sot kërcënimin për familjarët e saj me largim nga puna pas fushatës s...
Politike
19 Maj 2023, 13:10
f.g
Lefter Maliqi
TIRANE- Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Lefter Maliqi ka depozituar një kallëzim penal në SPAK në lid...
Politike
19 Maj 2023, 13:08
m.s
Berisha ne deklarate per media
TIRANE- Kreu i PD-së Sali Berisha, edhe një herë tjetër denoncoi vjedhjen e votës. Nga selia blu, a...
Politike
19 Maj 2023, 13:03
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Akuza të forta lëshoi ditën e sotme kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët. Ai t...
Politike
19 Maj 2023, 12:41
A.B
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon që të mos bëhet krahasime për humbjet e PD-së n...
Politike
19 Maj 2023, 12:53
m.s
Alexis Hupin
SHKODËR- Zyrtari i BE-së në Shqipëri Alexis Hupin, nga Shkodra tha se OSBE-ODIHR është shprehur lidhur me zgjed...
Politike
19 Maj 2023, 12:46
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka quajtur gënjeshtra të gjitha akuzat e bëra nga socialisti Taulant Balla. Berisha t...
Politike
19 Maj 2023, 12:41
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk e mendon mundësinë e largimit nga posti drejtues i partisë blu. Gjatë konferen...