11 Gusht 2022, 19:19
Nga F.M
Ilir Meta
DURRËS- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve që të rrisin forcën e reagimit kundrejt korrupsiuonit e vjedhjeve nga shteti, I ndodhur në Durrës, në një takim me strukturat e PL-së, Meta tha se Durrësi është një qytet që ka ‘vuajtur’ nga grupet mafioze, kryesisht gjatë periudhës së zgjedhjeve.
Ai shtoi se në Durrës ka pasur një presion të jashtëzakonshme të mafies qeveritare dhe të gjitha grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë nën pushtetin e tyre të frikës.
Meta përmendi dhe ngarkesat me kokainë që janë kapur në Durrës në kontejnerët e mbushur me banana. Ai tha se qyteti bregdetar ka pasur pasoja edhe nga aspekti sizmologjik, referuar tërmeteve të shoeshta që e kanë goditur Durrësin.
"Në zgjedhjet e fundit, Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri, si Elbasani ndoshta, një presion të jashtëzakonshme të mafies qeveritare dhe të gjitha grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë, por sidomos Durrësin nën pushtetin e tyre të frikësimit, të korrupsionit, të drogës, të gjithë jemi dëshmitarë të importit të suksesshëm të bananeve. Durrësi që është viktima më e dytë më e madhe e korrupsionit, e betonizimit, e pastrimit të parave, pas Tiranës, ka shumë arsye, jo vetëm për të reaguar dhe zgjuar qytetarinë, për të ruajtur intensitetin, për të mbrojtur komunitetin familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është një qytet që ka vuajtur. Në do denoncojmë me forcë mafien që ka kapur shtetin për fyti, edhe Durrësin. Korrupsioni po shkatërron qytetet tona dhe po zbraz Shqipërinë. Unë ju ftoj të gjithëve të rrisim forcën reaguese qytetare. Të rrisim kapacitetet investiguese dhe në bashkëpunim me të gjithë ata që e duan funksionimin e shtetit ligjor. Tu japim besim dhe forcë të gjithëve që të denoncojnë çdo padrejtësi, falsifikim kudo që ndodh. Ju e dini çfarë ndodh në Durrës kur bie shi. Edhe me një vesë të lehtë përmbytet. Jeni dëshmitar se çfarë ndodh, edhe pse janë bërë gjoja investime. Janë bërë investime për të vjedhur dhe jo për të zgjidhur problemet,”- tha Meta ndër të tjera.
ilir meta
Politike
11 Gusht 2022, 18:32
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 14-v...
Politike
11 Gusht 2022, 17:05
F.M
Roland Bejko
TIRANË- Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Roland Bejko ka rënë p...
Politike
11 Gusht 2022, 15:04
e.k
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ditën e sotme për anijën me 6 ton grur të mbërri...
Politike
11 Gusht 2022, 13:25
k.m.
Ilir Meta dhe Erion Veliaj
TIRANË- Përplasje në distancë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të Parti...
Politike
11 Gusht 2022, 12:26
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka theksuar edhe rëndë...
Politike
11 Gusht 2022, 08:29
d.a.
Projekti i Portit te Durresit
TIRANË-Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar projektin 3D të Portit të D...
Politike
10 Gusht 2022, 21:36
F.M
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
MALI I ZI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shpr...
Politike
10 Gusht 2022, 21:15
F.M
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belind Balluku ka folur në lidhje me bazën detare të NATO-s në Durrës...
Politike
10 Gusht 2022, 21:08
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me takimin që pati me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Në dek...
Politike
10 Gusht 2022, 20:33
e.k
Edi Rama
TIRANË- Sot u nëshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe &ldqu...