Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama tha se ai beson vetëm të vërtetën dhe nuk merret me spekulime.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama kërkoi fakte dhe vërtetim të akuzave nga akuzuesit për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. I pyetur nga gazetarja Esiona Konomi, se a ka një koment për përfshirjen e Ballës në përgjime dhe fshirjen e përgjimit nga Gjykata, Rama tha se ai beson vetëm të vërtetën dhe nuk merret me spekulime.
Edi Rama: Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Nuk merrem me spekulime dhe gjysmë të vërtetave. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve të sjellin fakte. Që nga koha e Romës kështu ka qenë. Për të marrë nëpërgojë, zhgërryer e baltosur emra njerëzish, për ta paraqitur këtë vend si të zhgërryer, ka plot që e bëjnë, por jo unë.
Prej dy javësh opozita akuzon kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është i përfshirë në dosjen hetimore për vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Akuza u bë publike pas deklarimit në gjykatë të Ardian çapjas, i cili tha se vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra do të zbulonte implikimin e një politikani të rëndësishëm. Berisha dhe opozita e lidhin këtë deklaratë me Taulant Ballën. Arsyeja lidhet me vrasjen e masakrën e 3 shkurtit 2016 në Elbasan, kur u vranë Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe plagosen 7 të tjerë. Masakra e Elbasanit hapi një dosje përgjimesh në të cilat u zbulua edhe një numër telefoni që u vu në përgjim dhe më pas gjykata e identifikoi si "Taulant" pa sqaruar nëse ishte ose jo Taulant Balla. Por përgjimet për numrin që i përkon kreut të grupit të PS, u fshinë nga gjykata dhe Berisha akuzon se prokurori që fshiu përgjimet u ngrit në detyrë./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar shembjet e "Prestige Resort". Ndërsa sot u pyet nga gazetarja e BIRN për veprimin m...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmin se dita 6 dhjetor është ditë pushimi për administratën, në kuad...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar paketën e bonusit për fundvitin. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave...
Bajram Begaj dhe Steinmeier TIRANË- Gjatë konferencës së përbashkët me homologun gjerman, Presidenti Bajram Begaj u pyet lidh...
Frank Walter Steinmeier TIRANE- Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier tha sot se Shqipëria është një model pë...
Foto nga aksioni TIRANE- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e resortit "Prestige" në pronësi të bi...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga protesta e 6 dhjetorit, ditën kur në Tiranë do të mbahet ...
Frank-Walter Steinmeier TIRANË- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë tha se e...
Steinmeier TIRANË- Presidenti i Gjermanisë, Frank ëalter Steinmeier, në kuadër të vizitës së tij në Shqip...
Steinmeier TIRANË- Presidenti gjerman Steinmeier gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë e vuri edhe theksin ...