31 Dhjetor 2024, 15:40
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka thënë të martën se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për certifikim të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë - për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se vendimet PZAP-së janë të obligueshme për institucionin që drejton, dhe që këtë çështje e konsideron të mbyllur.
"Vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm, ndërsa sipas nenit 118, vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për KQZ-në”, ka thënë ai.
Të pranishmit nuk është dashur të votojnë lidhur me këtë vendim. Lista Serbe është ankuar në PZAP, pasi në mbledhjen e 23 dhjetorit të KQZ-së, ky institucion nuk e ka certifikuar këtë subjekt politik, pas kundërshtimeve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, me arsyetimin se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Mbledhja e 31 dhjetorit është mbajtur pak pasi Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë ankesën e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) pas vendimit të marrë nga PZAP-ja, e cila e ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për procesin zgjedhor në ardhje.
Përfaqësuesi i LVV-së, Sami Kurteshi, ka thënë të martën se dy vendimet - të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme - janë jo të plota, sepse nuk janë marrë parasysh të gjitha faktet dhe dëshmitë e nevojshme për certifikim.
Ai ka pretenduar sërish që Lista Serbe nuk e meriton të certifikohet, që ka ushtruar dhunë, apo ka inicuar dhe motivuar dhunë, sidomos në veri të vendit. Përgjatë mbledhjes së 31 dhjetorit janë ankuar edhe disa pjesëtarë tjerë, por kanë thënë se hallkat ligjore nuk u kanë dhënë mundësi tjetër për ankesë shtesë.
Lista Serbe e pati konsideruar vendimin e parë për moscertifikim si të kundërligjshëm dhe pati akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përfshirje në marrjen e këtij vendimi. Perëndimi pati shprehur shqetësim për moscertifikim të Listës Serbe, ndërsa Bashkimi Evropian ka thënë më 31 dhjetor se politizimi i certifikimit të listave zgjedhore do të ishte kthim mbrapa për Kosovën.
Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë. Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.
Njohës të çështjeve politike i patën thënë Radios Evropa e Lirë se moscertifikimi i kësaj partie në mbledhjen e parë të KQZ-së është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme./REL
lista serbe kqz vendimi i pzap
Politike
31 Dhjetor 2024, 13:43
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka reaguar sot lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe ndërsa ka theksuar se presin nga Komisioni...
Politike
31 Dhjetor 2024, 13:34
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë...
Politike
31 Dhjetor 2024, 12:58
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e partisë në pushtet, Lë...
Politike
31 Dhjetor 2024, 11:12
r.ll
ulsi manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë f...
Politike
31 Dhjetor 2024, 10:31
r.ll
veliaj, rama, berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale është s...
Politike
30 Dhjetor 2024, 21:53
M.B
Artan Hoxha
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha, teksa fliste për vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok, është shprehur se ky rr...
Politike
30 Dhjetor 2024, 21:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria do të blejë një pronë në Bruksel që do të shërbejë si seli e...
Politike
30 Dhjetor 2024, 20:41
ZH.LL
zyre-administrata
TIRANË- Qeveria ka caktuar datën 3 janar pushim për administratën publike. Në mbledhjen e kësaj të h&e...
Politike
30 Dhjetor 2024, 20:24
M.B
Foto ilustruese
ROMË– Gjykata e Lartë në Itali i ka dhënë të drejtë qeverisë së Giorgia Meloni, p&e...
Politike
30 Dhjetor 2024, 20:08
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Rregullator diskutoi projektvendimin që parashikon që numërimin e votave të diasporës ta b&...