LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi: Veliaj së bashku me hajdutët e tij 5D gënjyen shqiptarët për vjedhjen e Tiranës pas kallëzimit penal

Këlliç tha se përsa i përket hetimeve të SPAK-ut, arrestimet e 5 drejtorëve të deritanishëm nuk janë drejtësi e plotë, nëse nuk do të ndiqen paratë, nëse nuk sekuestrohen asetet e këtyre individëve dhe kompanive të lidhura me ta.

30 Mars 2024, 16:26 Nga r.ll

 

Këlliçi: Veliaj së bashku me hajdutët e tij 5D
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ditën e sotme nga selia blu ka folur lidhur me denoncimet, në kuadër të hetimeve të "Dosjes 5D". 

Këlliç tha se përsa i përket hetimeve të SPAK-ut, arrestimet e 5 drejtorëve të deritanishëm nuk janë drejtësi e plotë, nëse nuk do të ndiqen paratë, nëse nuk sekuestrohen asetet e këtyre individëve dhe kompanive të lidhura me ta.

Ai publikoi edhe një deklaratë të Erion Veliajt në media, i cili i deklaron shpifje denoncimet e PD-së lidhur me "dosjen 5D". 

 

DEKLARATA E PLOTË: 

Të nderuar qytetarë,

Më datë 26 Prill 2023, në cilësinë e kandidatit për Bashkinë Tiranë, kam bërë publike skemën e plotë të korrupsionit galopant në Bashkinë Tiranë përmes kompanisë 5D Konstruksion.

Vetëm një ditë më pas, më datë 27 Prill, Prokurori Klodian Braho regjistroi kallëzimin penal kryesisht për 5 drejtorët hajdutë të Erion Veliajt.

Po atë mbrëmje, të datës 27 prill 2023, Erion Veliaj sëbashku me hajdutët e tij në bashki, doli në emisionin Opinion për të shpalosur programin 4 vjeçar të vjedhjes së Tiranës 2023 -2027.

Ju ftoj të ndjekim një video të shkurtër se si i përgjigjet pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, pyetjes së z. Fevziu në lidhje me këtë denoncim timin:

Sqarojmë opinionin publik dhe qytetarët e Tiranës se për këtë denoncim, Mariglen Qato më bëri padi për shpifje në Gjykatën Penale Tiranë dhe nuk u paraqit kurrë në seancë, për shkak se padia i duhej vetëm Erionit për gënjeshtrën e rradhës në fushatë.

Erioni, ky idhtar i madh i drejtësisë së re, që jep leksione se drejtësia nuk bëhet më nëpër studio televizive por nga organet kompetente, bën mirë të qetësohet e të mos e harxhojë më penën duke u shkruajtur drejtorëve të tij hajdutë deklaratat e mbrojtjes, fill pasi i futi në burg për të shpëtuar lëkurën e tij.

Deklaratat patetike se drejtësia e re e hartuar nga vetë Erioni dhe Rilindja e Edi Ramës, na qënkërka shantazhuar nga unë, janë sa qesharake po aq dhe pa vlerë. Erion Veliaj bën mirë të heshtë dhe të presë arrestimin e plotë të shtabit elektoral të zgjedhjeve të 14 Majit, e në fund bën mirë që të presë me buzëqeshje deklaratën që vetë Edi Rama, shumë shpejtë do të shkruajë për të.

Sa i përket hetimeve të SPAK-ut, arrestimet e 5 drejtorëve të deritanishëm nuk janë drejtësi e plotë, nëse nuk do të ndiqen paratë, nëse nuk sekuestrohen asetet e këtyre individëve dhe kompanive të lidhura me ta, duke i kthyer përfundimisht të gjitha paratë e vjedhura prej tyre në buxhetin e shtetit, në të mirë të taksapaguesve shqiptarë.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të ndjekim zyrtarisht dhe në mënyrë ligjore hetimet jo vetëm për të arrestuarit e deritanishëm, por dhe për pjesën tjetër të bandës në Bashkinë e Tiranës si: Herion Rrapaj (i cili me bitumin e fabrikës së Bashkisë, shtroi asfaltin elektoral ndëkohë që fiktivisht bënin proçedura tenderuese me kompani private), Arben Maloku (i cili ka ngritur një skemë identike si 5D dhe ka ndërtuar 3 kate pa leje në mes të Tiranës), Ermal Kapllanaj (i cili u vu në shërbim të Inceneratorit të Tiranës duke shantazhuar të gjithë biznesin e ndërtimit), Alban Dokushin (personi përgjegjës për tjetërsimin e pronave publike, por mbi të gjitha Drejtori të cilit i kishte humbur pronësia e landfillit të Sharrës), Elton Kacidhja (drejtori i UKT që i cili i dha tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos) dhe Elvin Tivarin (për të cilin Mirela Kumbaro firmosi statusin special për ndërtimin e hotelit 15 milionë euro në Durrës).

Të nderuar qytetarë, Vetëm një Qeveri Teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për ta çliruar vendin nga kjo bandë e korruptuar në bashki e në çdo qelizë të qeverisë. O sot, o kurrë.

VIDEO E PUBLIKUAR NGA KËLLIÇI: 

 

belind kellici erion veliaj

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion