12 Prill 2025, 16:42
Nga M.B
Dhurata Çupi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja për zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të Tiranës, Dhurata Çupi, ka treguar ritmin intensiv të angazhimit të saj elektoral dhe theksuar përkushtimin për të qenë zë i qytetarëve që e kanë mbështetur gjatë viteve të karrierës së saj politike.
E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë" në News24, Çupi e konsideroi Tiranën si një vend ku ka rrënjë të thella, por nuk harroi të theksonte edhe origjinën dhe përfaqësimin e saj të gjatë nga Qarku Dibër. Duke folur për sfidën në garën e 11 majit, Çupi e pranoi se është një betejë e vështirë, por theksoi qasjen e saj konstruktive dhe të përkushtuar për çështjet sociale dhe ekonomike.
Takimin e parë e kam çdo ditë në orën 8 të mëngjesit. Më pas me strukturat dhe vijoj me qytetarë deri në 9 apo 10 të darkës. Kam edhe komunikime me mediat. Jam fokusuar në target-grupe të ndryshme, sidomos në kontaktet që kam krijuar gjatë karrierës sime. Në Tiranë kam edukimin, karrierën profesionale dhe politike. Kam shumë mbështetës këtu. Vij nga Qarku Dibër ku kam qenë deputete për 9 vite. Komuniteti dibran është i dyti më i madh në Tiranë, sipas Census-it. Më karakterizon ekuilibri politik dhe qëndrueshmëria në politikëbërje.
Qasja ime ka qenë nëpërmjet denoncimeve dhe ngritjes së problematikave. Kam përfaqësuar komunitetin që më ka votuar. Kam ngritur çështje si ajo për Skavicën, statusin e minatorëve, varfërinë ekstreme në Dibër, kushtet e punës, mungesën e infrastrukturës, largimin e të rinjve, mbylljen e shkollave, mungesën e investimeve. Kam qenë deputetja e parë që kam ngritur çështjen e minimumit jetik dhe kam kërkuar interpelancë me ministren për korrupsionin. E njoh mirë administratën, ndaj e kam denoncuar korrupsionin si një fenomen vrastar që ka mbërthyer vendin", tha Çupi.
dhurata cupi
Politike
12 Prill 2025, 16:14
M.B
Dhurata Çupi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja për zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të Tira...
Politike
12 Prill 2025, 16:07
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një video të shpër...
Politike
12 Prill 2025, 15:58
M.B
Pjerin Ndreu
TIRANA- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me veprimtarinë e SPAK dh...
Politike
12 Prill 2025, 15:48
M.B
Pjerin Ndreu
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar ndaj një fushate denigruese të iniciuar kund&eum...
Politike
12 Prill 2025, 15:41
M.B
Pjerin Ndreu
TIRANA- Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur për raportet që ai ka me kryeministrin Edi Rama. I ...
Politike
12 Prill 2025, 15:34
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka deklaruar se zgjerimi është një imperativ gjeopolitik p&eu...
Politike
12 Prill 2025, 15:07
M.B
Sheshi "Skënderbej"
TIRANA- Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit ditën e sotme. Drej...
Politike
12 Prill 2025, 15:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një thirrje drejtuar shqiptarëve që të besojnë...
Politike
12 Prill 2025, 14:52
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur postimit të publikuar ditën e djeshme nga Chris LaCivita si ir...
Politike
12 Prill 2025, 14:50
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në hapjen e fushatës së PS, ironizoi edhe partitë e rej...