LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, Dako mbetet në burg, dëshmia: S'kam dijeni për tenderin

 • Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është lënë ditën e sotme në masën e sigurisë 'arrest me burg'.  •Vendimi u dha ditën e sotme nga GJKKO.  •Pas vendimit, Dako do të transferohet në një nga burgjet e sigurisë së lartë të Tiranës • Para trupës gjykuese ai ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se s'ka lidhje me tenderin dhe me pallatin. •Po ashtu, GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Adrian Bulkun, nga 'arrest me burg' në 'arrest shtëpie', ndërsa Diana Dedja nga arrest shtëpie të lihet në detyrim paraqitje. • Dako dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. • Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. • Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj, arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.  • Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. • Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U la në burg! Vangjush Dako ndodhet në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtin vend me dy ish-zyrtarët e PS-së

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, Dako
Vangjush Dako

DURRËS- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre, është në izolim në paraburgimin e Durrësit. “BalkanWeb” mëson se Dako ndodhet në të njëjtin vend me Lefter Kokën dhe me ish-deputetin e PS Alqi Bllakon.

Ditën e sotme, GJKKO la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Seanca për Dakon dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë nisi në orët e paradites dhe ka përfunduar rreth orës 17:00. GJKKO vendosi që Adrian Bulku arrest me burg të lihet në arrest shtëpie, ndërsa Diana Dedja nga arrest shtëpie të lihet në detyrim paraqitje. Gjatë seancës për masën e sigurisë, në lidhje me pallatin që prokuroria thotë se është dhënë leja në kundërshtim me ligjin, Vangjush Dako i tha Gjykatës se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate është./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Do e provojmë që s'ka kryer vepër penale'/ Dako u la në burg, avokati: Nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, Dako
Vangjush Dako

TIRANË-Avokati i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos e quan të papërshtatshëm vendimin e GJKKO për të lënë në burg klientin e tij. Avokati Petrit Ismaili, tha se kjo masë është e papërshtatshme dhe nuk plotësohen kushtet. Ai kërkoi masë më të lehtë duke pretenduar se faktet e prokurorisë nuk qëndrojnë.

“Vendimi për mendimin tonë është në dispropocion për kohën e kryerjes. Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale, po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedurial i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vevepra penale ka mbi 10-12 vjet. Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngushtshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë. Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ushtron aktivitetin e tij nëpërmjet organeve kolegjiale. Çdo strukturë ka përcaktuar detyrat. Nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi për strukturën organike. Edhe gjatë gjykimit sidomos për veprën e dytë doli qartë që është lapsus i prokurorisë. E pranoi lapsusin dhe do e provojmë që vepra penale nuk ekziston”, tha Petrit Ismaili.

Ditën e sotme, GJKKO la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Seanca për Dakon dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë nisi në orët e paradites dhe ka përfunduar rreth orës 17:00. GJKKO vendosi që Adrian Bulku arrest me burg të lihet në arrest shtëpie, ndërsa Diana Dedja nga arrest shtëpie të lihet në detyrim paraqitje. Gjatë seancës për masën e sigurisë, në lidhje me pallatin që prokuroria thotë se është dhënë leja në kundërshtim me ligjin, Vangjush Dako i tha Gjykatës se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate është.

Arrestimi i tyre u krye dy ditë më parë për akuzat:“Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

3 VITE ME PARE

Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO cakton ‘arrest me burg’ për Vangjush Dakon

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, Dako
Vangjush Dako

TIRANË- Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon. Gjykata vendosi masën e sigurisë 'arrest me burg'. Seanca e cila zgjati për orë të tëra u shoqërua edhe me debate, nga ana e Dakos, i cili sipas burimeve të Dosja.al, në sallën e GJKKO, dukej i revoltuar.

"Nuk kam frikë nga drejtësia. Jam i pastër, po më godisni qëllimisht,"-mësohet se ka bërë me dije Dako në fjalën e tij në sallë.

Trupës gjykuese iu desh 2 orë që të merrte këtë vendim. 

Pse akuzohet Dako?

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për 'shpërdorim detyre' dhe 'falsifikim dokumentesh' në dy raste. Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vangjush Dako mohon akuzat në Gjykatë: Nuk kam pasur dijeni për tenderin për shëtitoren te Currilat

 

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, Dako

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Në sallën e gjyqit, ai është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për tenderin që flitet në shëtitoren te Currilat, madje shton se nuk e di sesa kate është

'Nuk kam pasur dijeni për tenderin për shëtitoren te Currilat'

Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie.

Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.

Ndërkohë, seanca vijon ku janë të pandehurit e tjerë që po japin shpjegimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK.

3 VITE ME PARE

I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin me furgon në GJKKO, sot do njihet me 'masën e sigurisë'

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, Dako
Pamje nga furgoni
 

DURRËS- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Siç duket edhe nga pamjet, Dako është nxjerrë me furgon të Policisë së Shtetit, nga ambientet e burgut të sigurisë së lartë "313". Në GJKKO, ai do të njihet me masën e sigurisë pasi është arrestuar me urdhër të SPAK për "shpërdorim detyre".

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, Dako
Pamje nga furgoni

Pse akuzohet Dako?

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.

vangjush dako arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion