LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama u premtoi shqiptarëve rrogën e 13, ua mori edhe të 12-ën. Hiq dorë nga terrorizimi i zgjedhësve, do të të japim atë që meriton

Kryedemokrati Berisha përmendi heqjen e pagës së 13 që jepej në fund të çdo viti në kohën e qeverisjes së tij nga kryeministri aktual Edi Rama.

23 Prill 2023, 18:35 Nga k.m.
Berisha: Rama u premtoi shqiptarëve rrogën e 13, ua mori edhe të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e PD-së për Bashkinë Dropull, Thanas Maneka. Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha përmendi heqjen e pagës së 13 që jepej në fund të çdo viti në kohën e qeverisjes së tij nga kryeministri aktual Edi Rama.

"Përsëri Tepelena pa ujë. Monizmi e ndalon dhe kohën. Po pse, sepse nuk përfill qytetarin, nuk përfill interesat e tij. Ai thotë ikni, ikni, do të marr indianë, do të marr nga Srilanka. Po pse të mos rrinë këta që janë këtu. Pse të mos punojnë këta që janë këtu, pse të mos ndërtojnë jetën e tyre këta që janë këtu, por u dashka të marrim nga India, nga Srilanka. Çfarë tregon me këtë, tregon përçmimin që ka për qytetarin, tregon se nuk ka asnjë ndjenjë për ta. Ndaj dhe ngriu rrogat. Pse shtrëngohet dara e varfërisë rreth shqiptarëve, sepse i ngriu rrogat për 10 vite. Rrogat u ngrinë miqtë e mi, por çmimet nuk u ngrinë. Çmimet u ngritën, u ngritën dhe vetëm me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, secili nga ju ka shpenzuar për ushqime 430 mijë lekë më shumë. Pra ka shpenzuar dy pensione më shumë, një rrogë më shumë. Njeriu që premtoi rrogën e 13, ua mori edhe rrogën e 12-të. Njeriu që premtoi, dy gjëra tha do ju bëj unë dhe më bëni përgjegjës personal, legalizimet dhe ujin e pijshëm. Absolutisht e gjeta Tepelenën aty ku e lashë,"-tha Berisha në fjalën e tij.

Po ashtu, ndër të tjera i kërkoi Ramës që të hiqte dorën nga kërcënimi dhe terrorizimi i zgjedhësve. Gjatë fjalës së tij, Berisha i është përgjigjur deklaratave të sotme të Edi Ramës në Elbasan duke shtuar se opozita do ti përgjiget atij, si çdo monisti në botë.

"Hiç dorë nga kërcënimi dhe terrorizimi i zgjedhësve në minoritet dhe në Shqipëri, sepse tani çdo shqiptar e ka marrë vesh që ti ke vendosur monizmin, apo pushtetin personal në Shqipëri dhe të garantoj se shqiptarët janë absolutisht të vendosur të të japin atë që meriton çdo monizëm në botë, atë që i kanë bërë monistit të parë edhe ty dhe çdo monizëm në botë,"-tha kryedemokrati. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

U përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj për këtë takim.

Jemi sot për të paraqitur këtu kandidat për kryetar bashkie një nga përfaqësuesit tuaj më dinjitozë. Thanas Maneka për dashurinë, respektin që ka për ju, ka vendosur të vijë me vullnetin tuaj me një projekt shumë të studiuar për të ndryshuar për mirë jetën tuaj, komunën e Dropullit, Pogonit. Për të derdhur të gjithë eksperiencën që ka marrë gjatë këtyre viteve të suksesshme në emigracion.

Ka ardhur me vendimin më fisnik, për tu bërë shërbëtor i juaj, për të shndërruar në shërbime, në të mira, taksat tuaja, pasuritë tuaja natyrore, potencialet tuaja të mëdha. Ka ardhur pra, vërtetë i vendosur që Bashkinë e Dropullit ta shndërrojë në bashkinë e parë të qytetarëve. Për të rikthyer transparencën, përgjegjësinë.

Besoj se nevoja jetike e ndryshimit, sirenat e të cilit po ushtrojnë në të gjithë Shqipërinë, në Dropull dhe minoritet po ushtrojnë edhe më fuqishëm, por ndjehen edhe më fuqishëm.

Po pse?

Ju burrat dhe gratë e minoritetit, keni provuar monizmin dhe nga ai monizëm keni qenë njerëzit më të vuajtur të Europës. Askush, askund shtypja staliniste nuk ka qenë më e egër se te zonat minoritare. Sot ju të gjithë e ndjeni se përsëri pushteti është përqendruar në një dorë. Ju them një gjë. Absolutisht, ndofta edhe më shumë se sa në diktaturën hoxhiste, dallimi është tjetër kund.

Enver Hoxha kishte skuadrat e pushkatimit, kishte kampet e përqendrimit, kishte burgjet e zeza. Por këto Edi Ramës nuk i lejohen. Do të donte ç’është e vërteta, do të donte. Mos harroni se nga subkoshienca i doli thirrja kur i tha gazetarit; shko në riedukim. Po të kishte kamp, do ta niste në kamp atë. Pse, sepse e pyeti për diçka që nuk i pëlqeu. Pra në rast se ky monizëm nuk ka kampet, burgjet dhe skuadrat e pushkatimit, ka të gjitha të tjerat.

Ky monizëm, njëlloj si i pari shumëzon me zero qytetarin, shkelmon të drejtat e qytetarit. Ky monizëm plaçkit qytetarin nga mëngjesi deri në darkë. Po shkatërron. Sot nuk ka kampe dhe burgje, por sot shqiptarët me qindra, mijëra në javë largohen nga trojet e tyre, nga vendi i tyre. Nisen për të gjetur fatin në vende të tjera, paçka se vendi i tyre është një parajsë me pasuri përrallore. Por problemi është se dara e varfërisë shtrëngohet gjithnjë e më shumë rreth tyre, sepse kjo qeveri ngriu rrogat e tyre, kjo qeveri ngriu dhe kohën e tyre.

Në vitin 2012-2013 kam ardhur këtu dhe biznesmenët tuaj të shkëlqyer, njerëz të suksesit, njerëz me kontribute të mëdha në ekonominë e mëdha të Dropullit dhe të vendit, më kërkuan mua zgjidhjen e problemit të energjisë. Natyrisht zgjidhja donte një investim dhe kjo ishte unaza e jugut. Unaza e jugut është ndërtuar, por zgjidhja nuk është bërë. Nuk ka sjellë linjat e tensionit që i duhen industrisë së kësaj zone.

Për të ua ilustruar pak më tutje. Në vitin 2012 inauguruam ujësjellësin e Tepelenës, i cili kishte ujë për 24 për Tepelenë. Natyrisht ajo ishte faza që sollën ujin në qytet, por tani për tu bërë realitet, duhej bërë investimi në tubacione në pallate dhe brenda në qytet. Aty ku e lamë, aty e gjeta ditën e premte. Përsëri Tepelena pa ujë. Monizmi e ndalon dhe kohën. Po pse, sepse nuk përfill qytetarin, nuk përfill interesat e tij.

Ai thotë ikni, ikni, do të marr indianë, do të marr nga Srilanka. Po pse të mos rrinë këta që janë

këtu. Pse të mos punojnë këta që janë këtu, pse të mos ndërtojnë jetën e tyre këta që janë këtu, por u dashka të marrim nga India, nga Srilanka. Çfarë tregon me këtë, tregon përçmimin që ka për qytetarin, tregon se nuk ka asnjë ndjenjë për ta. Ndaj dhe ngriu rrogat.

Pse shtrëngohet dara e varfërisë rreth shqiptarëve, sepse i ngriu rrogat për 10 vite. Rrogat u ngrinë miqtë e mi, por çmimet nuk u ngrinë. Çmimet u ngritën, u ngritën dhe vetëm me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, secili nga ju ka shpenzuar për ushqime 430 mijë lekë më shumë. Pra ka shpenzuar dy pensione më shumë, një rrogë më shumë.

Njeriu që premtoi rrogën e 13, ua mori edhe rrogën e 12-të. Njeriu që premtoi, dy gjëra tha do ju bëj unë dhe më bëni përgjegjës personal, legalizimet dhe ujin e pijshëm. Absolutisht e gjeta Tepelenën aty ku e lashë. Legalizimet i ka shndërruar në sistemin më të tmerrshëm të ryshfetit.

Këta vjedhin, plaçkisin pasuritë, kudo.

Ishim në Sarandë. Kandidati për kryetar bashkie, na tregon se ministri me një emër tjetër ka marrë 30 hektarë. Po, po. Nuk kanë këta, pasurimin e vet. Ky erdhi këtu tek ju, për të shoqëruar kryeministrin grek. Po, por po të mos e kishte elektoral udhëtimin, duhet të vinte një javë para një herë këtu, të ju kërkonte të falur ju për djalin që ekzekutoi në shpat të malit atje. Sepse e kam thënë që atëherë, e them tani dhe do ta them vazhdimisht, ajo nuk mund të ndodhte kurrë. Me asnjë njeri. Aq më tepër me një anëtar minoriteti.

Dhe ti i ke disa detyrime, ti je kryeministër, ka disa detyrime ligjore, morale e të gjithanshme. Por të dalësh të ekzekutosh tjetrin në shpat dhe të vish këtu për të marrë vota duke shfrytëzuar vizitën e Micotaçis je një hipokrit që nuk meriton asnjë votë.

Ndaj dhe ju bëj thirrje, të bashkohemi të votojmë Thanas Manekën. Të mos mashtrohemi me fushatën e tij. Mund ti numëroj me dhjetëra e dhjetëra gjëra, por këtu vetëm një gjë po ja them. Shkon në Kavajë dhe përdor një gjuhë halabaku përpara zgjedhësve që nuk e përdor kurrë një politikan apo politikane. Sot në Elbasan e kishte filluar me zorrën qorre, dhe zorrën e trashë fjalimin dhe e mbyllte.

Unë i them, se mund të ja kthej në shumë forma, por nuk po ndalem të bëj gojën si të atij unë, por një gjë do ti them. Meqenëse je marrë me zorrën qorre, mbrëmë falë shkatërrimit që i ke bërë sistemit të shëndetësisë së këtij vendi, për herë të parë ndofta në 90 vitet e fundit, një i ri u detyrua të niset nga Gjirokastra për të hequr zorrën qorre në Tiranë, se nuk kishte mundësi të operohej në Gjirokastër. Kjo e vërteta.

Ndaj dhe ti që përpiqesh të fshehish të zezat që i ke bërë këtij vendi, shkatërrimet që i ke bërë shëndetësisë, arsimit, shkatërrimit që do ti bësh biznesit, duke mashtruar, se do rris rrogat 900 euro, ndërkohë që nuk i rrite 10 vite. Ti që firmose për llogari të ndërmarrjes tënde 420 mln euro, djegësat që nuk ekzistojë kërkund, ti që po përvetëson me arabin tënd, 5 miliard euro Portin e Durrësit, se do të bëhesh edhe ti një Alalabar në Shqipëri, ti detyrove një të ri të sëmurë, të niset nga Gjirokastra të operohet në Tiranë apendicitin.

Sepse vodhe, sepse sistemin shëndetësor e vjedhin si çdo gjë tjetër.

Infermieret janë pa doreza për ti shërbyer të sëmurëve. Mjekët, infermieret, nuk kanë sapun për të larë duart në spital. Të sëmurët, ilaçet detyrohen ti blejnë privatisht.

Prandaj po të ishe kryeministër do tu jepje llogari qytetarëve për këto dhe do tregoje si do i zgjidhish këtë kaos, këtë katastrofë që ke krijuar në sistemin e shëndetësisë, të arsimit dhe kudo.

Por tani mendon se duke mbajtur në gojë zorrën qorre dhe zorrën e trashë, do mund të paraqitesh tjetër, do mund të transfigurohesh dhe do paraqitesh si interesat. Por njeri më i pa përgjegjshëm në Europë nuk ekziston, ndaj dhe ndryshimi është shpëtimi i Dropullit, i Pogonit, i Gjirokastrës dhe Shqipërisë.

Dhe e mbyll me atë, i them; hiç dorë nga kërcënimi dhe terrorizimi i zgjedhësve në minoritet dhe në Shqipëri, sepse tani çdo shqiptar e ka marrë vesh që ti ke vendosur monizmin, apo pushtetin personal në Shqipëri dhe të garantoj se shqiptarët janë absolutisht të vendosur të të japin atë që meriton çdo monizëm në botë, atë që i kanë bërë monistit të parë edhe ty dhe çdo monizëm në botë.

Ne do të fitojmë, rroftë populli i Dropullit dhe Pogonit.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen