Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu Berisha u shpreh se etja e tij për pushtet, është e pakufishme dhe se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij tha se kryeministrit Edi Rama ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit, por ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës. Gjithashtu Berisha u shpreh se etja e tij për pushtet, është e pakufishme dhe se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.
"Së fundi të dashur miq, ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit. Ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës. Një injorant, një njeri i cili sikur qoftë edhe një nanogram mend të kishte, një vendim të tillë nuk mund ta mirrte kurrë. Shkenca është e atyre që bëjnë shkencën dhe jo e injorantëve dhe hajdutëve. Mirëpo miqtë mi, me këtë ligj, me këtë vendim ai i ka dhënë një goditje fatale universiteteve të vendit, për të cilët liria akademike, nënkupton lirinë e kërkimit shkencor. Është jetike, sa është ajri për zogjtë që fluturojnë.
Në këshillin kombëtar të shkencës, më në krye kryeinjorantin e shkencës, Edi Rama, Lubi Balluku ka tre përfaqësues, përveç vetes dhe dy të tjerë.
Në këtë këshill, korba e korrupsionit Manasterliu, ka tre përfaqësues. Kurse universitete publike të vendit kanë gjithsej 3 përfaqësues. Kanë gjithësej për shkencën ato të cilat kanë trupat akademike, kanë talentet, kanë studiuesit, ato barazohen të gjithë së bashku me aq sa ka Lubi Balluku, me aq sa ka Korba e covidit dhe ndonjë tjetër. Miq! Nuk kanë ekzistuar kurrë në diktaturën moniste të Enver Hoxhës, përqendrime të tilla të pushtetit në duart e një njeriu. Kurrë, kurrë. Etja e tij për pushtet, është e pakufishme sot. Duhet ta ndalim, është radha jonë. Unë ju betohem se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.
Se as Kim Jong Un, diktatori mizor nuk firmos për çdo ndërtim në vendin e tij. Se as Kim Jong Un, diktatori barbar nuk është kryetar i këshillit të ujërave të Koresë. Çfarë ndodh me ne miq, bien këmbanët, çdo ditë që kalon është poshtërim për shqiparët. Çdo ditë që kalon duhet të jemi në betejë, në betejë, në betejë. Është radha jonë, është radha jonë, është rradha jonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme ka akuzuar Edi Ramën se p...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij është ndalur te shpopullimi i vendit, si ...
Foto ilustruese TIRANA- Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të përnatshëm para mbështetësve ë...
Nicholas Abbott KUKËS- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka organizuar një tur tre ditor në veri të Shqipëris&...
Agron Gjerkmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjerkmarkaj, tha se dhuna më e madhe që po bëhet në Shqipë...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, tha se kërkesa e opozitës për Qeveri teknike ë...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha se protesta e zhvilluar të hënën pasdite ishte ...
Foto nga incidenti TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi ka reaguar pas një incidenti në korridoret e Kuvendit, ku &eum...
Gazment Bardhi TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dorëzoi para disa ditësh në...