“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Apartamentet tek "Marina" e Alabbar në Durrës, deputeti i PS Alban Xhelili: Qytetarët e Durrësit s'janë të denjë për Marinën
Alban Xhelilit i shpëtoi fjala e tha se familjet e reja, apo ato në nevojë nuk e meritojnë të rrijnë në zonën më ekskluzive të Durrës.
19 Nëntor 2022, 16:07Nga k.m.
Bledian Koka dhe Alban Xhelili
TIRANË- Deputeti socialist Alban Xhelili ka thënë atë që mendon; qytetarët e Durrësit nuk janë të denjë që të marrin një apartament në zonën e Marinës që do të ndërtohet nga Muhammed Alabbar. I ftuar në emisionin "Pa protokoll", Xhelilit i shpëtoi fjala e tha se familjet e reja, apo ato në nevojë nuk e meritojnë të rrijnë në zonën më ekskluzive të Durrës.
PJESË NGA DEBATI:
Igli Cara: Me 33% na takojnë goxha. Ti marrim këto 4 mijë apartamente dhe të bëjmë një dhurim për familjet e reja. Alban Xhelili: Ti do ishe dakord që të faleshin në një zonë të tillë që është zonë krenarie për qytetin e Durrësit. Për familjet e pastreha... Bledian Koka: Pse ç'kanë? Alban Xhelili: Për to do bëjmë një qytet Bledian Koka: Pse nuk janë të denja për Marinën, do i çoni në "getto"? Këtë vlerësim ke për qytetarët e tu? Alban Xhelili: Ata qytetarë i mendoj përditë. Ofendohen kur të dëgjoj ty. As ti edhe unë nuk jemi të denjë për të qenë tek Marina. Bledian Koka: Po normale se jam i ndershëm, ju i ndani qytetarët. Këtë do ta nxjerr unë nesër, të shohin ç'mendon ke për qytetarët e tu. Ti the që qytetarët e Durrësit nuk janë të denjë për Marinën... Alban Xhelili: Po nuk i fusim dot. Bledian Koka: Pse? Alban Xhelili: Sepse vlen 500 mijë euro një ndërtesë Bledian Koka: Po është toka e tyre more