LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Alibeaj: Do kemi 61 kandidatë për 14 maj, dora e shtrirë për emrat e Primareve, me Berishën kemi mbyllur çdo rrugë. Të lirojë selinë blu! (Pikëpyetjet)

• Enkelejd Alibeaj tha se çdo ditë do të mblidhet me kryesinë dhe grupin parlamentar për të diskutuar mbi kandidaturat që të nxjerrë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Pas 3 orësh mbledhje ku të pranishëm ishin 16 deputetë, tek zyrat e reja që ka marrë, përballë kryesisë së Kuvendit, Alibeaj nuk bëri asnjë emër publik, por shtoi se do të kandidojë në të gjitha bashkitë. • Ai kërkoi që kryedemokrati Sali Berisha të lirojë selinë blu, me argumentin se Gjykata e Apelit u aka kaluar atyre zyrat dhe vulën e PD-së. • Alibeaj komentoi dhe kandidimin e demokratëve nën logon e Partisë së Lirisë duke shtuar se ajo është parti e majtë dhe se është kundër statutit të PD-së që të bëhet kjo gjë, referuar koalicionit të Berishës me Ilir Metën. • I pyetur nëse ka një përplasjemes tij dhe deputetit Gazment Bardhi për kandidatët, duke qenë se ky i fundit është shprehur se në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nuk do të ketë emra më 14 maj, Alibeaj u përgjigj shkurt dhe tha se për gjithçka vendos kryesia. • Gjithsesi, deputeti nuk e ka mbledhur asnjëherë kryesinë për të marrë vendime dhe numri i pjesëmarrësve në këto mbledhje që zhvillohen nuk ka qenë asnjëherë i deklaruar.

8 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Përballë me Nikollën, ku i mban mbledhjet me mbështetësit e tij Enkelejd Alibeaj, pamjet nga zyrat e reja

Alibeaj: Do kemi 61 kandidatë për 14 maj, dora e shtrirë për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Zyrat ku deputeti Enkelejd Alibeaj zhvillon mbledhjen me deputetët e Partisë Demokratike janë përballë Kryesisë së Kuvendi. Sot, Alibeaj mblodhi për herë të parë deputetët dhe zhvilloi konferencën e tij të parë për mediat. Zyrat e reja, përballë asaj të kryeparlamentares Lindita Nikolla, Alibeaj i konsideroi të përkohshme, ndërkohë që kërkoi lirimin e selisë blu nga kryedemokrati Sali Berisha. Duke cituar vendimin e Gjykatës së Apelit, Alibeaj tha se ato zyra u takojnë atyre.

“Pavarësisht disa kërkesave emocionale apo edhe racionale, do të mund të kërkojmë funksionimin me të gjitha elementët e PD-së. Unë kam gjetur mbështetje nga demokratët e tjerë për këtë qëndrim. Unë nuk jam nga ata që i çoj demokratët të bien pre e ndjesive të tyre, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen, nëse do të mbyllen. Unë besoj tek ligji dhe kur ka një vendim gjykate e ai vendim pranohet, ato zyra dhe ajo seli është e demokratëve,”- tha Alibeaj.

2 MUAJ ME PARE

Përplasje me Bardhin? Alibeaj: S'ka asnjë paqartësi, kandidatët i vendos kryesia, askush tjetër

Alibeaj: Do kemi 61 kandidatë për 14 maj, dora e shtrirë për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka mohuar të ketë paur një përpasje me kolegun e tij, Gazment Bardhi, referuar kandidaturave për 14 majin. Në një konferencë me gazetarët, Alibeaj u pyet nëse do të nxjerrë kandidatë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, duke qenë se Bardhi është shprehur negativisht, por nuk dha një përgjigje të prerë. Ai tha se për gjithçka do të vendosë kryesia. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Keni kandidat për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin?

Enkelejd Alibeaj: Procesi është në vazhdim. Ky proces, siç është parashikuar në vendimin e Kryesisë, është një proces që bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, ne kemi kërkuar kandidimin e Primareve.

Pyetje: Ka një përplasje mes jush dhe zotit Bardhi? Ka patur një paqartësi

Enkelejd Alibeaj: Nuk është paqartësi. Unë dhe kushdo ka detyrim të respektojë vendimet e Kryesisë. Ajo që ka thënë Bardhi është në bazë të qëndrimeve tona për kandidatët e Primareve të grupit të Rithemelimit, janë të ftuar të bashkohen në logon e PD-së. Ky proces, do të vazhdojë të diskutohet këtu në mbledhjet e Kryesisë.

Pyetje: Bardhi deklaroi se në këto 3 bashki nuk do nxirrni kandidatë.

Enkelejd Alibeaj: Është gjithmonë sipas rregullave të statutit që këto do i vendosë Kryesia. 

2 MUAJ ME PARE

Alibeaj kërkon lirimin e selisë blu: Nuk jam nga ata që 'kruaj' plagët, por ligji duhet zbatuar

Alibeaj: Do kemi 61 kandidatë për 14 maj, dora e shtrirë për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që kryedemokrati Sali Berisha të lirojë selinë blu. Në një konferencë me gazetarët, me argumentin se Gjykata e Apelit ua ka kaluar atyre zyrat dhe vulën e PD-së, Alibeaj tha se zyrat duhen liruar. Ai rikujtoi protestën e 8 Janarit në oborrin e PD-së dhe tha se nuk do të organizojë diçka të tillë. Por, deputeti shtoi se kërkon vetëm zbatimin e ligjit. 

Pjesë nga konferenca: 

Meqënëse ndodheni në zyrat e reja, keni ndonjë lëvizje për të rimarrë selinë e PD?

E kuptova, unë po e them dhe këtu tek zyrat e reja që janë të përkohshme. Këto janë skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit prej nesh. Duhet tu themi qytetarëve kujt po u besoni? Kush po ua kërkon besimin për të qeverisur? Pavarësisht disa kërkesave emocionale apo edhe racionale, do të mund të kërkojmë funksionimin me të gjitha elementët e PD-së. Unë kam gjetur mbështetje nga demokratët e tjerë për këtë qëndrim. Unë nuk jam nga ata që i çoj demokratët të bien pre e ndjesive të tyre, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen, nëse do të mbyllen. Unë besoj tek ligji dhe kur ka një vendim gjykate e ai vendim pranohet, ato zyra dhe ajo seli është e demokratëve.

2 MUAJ ME PARE

Ç'përfaqëson Basha në PD? Alibeaj qesh: Nuk diskutuam për të, mund dhe të mos vijë kur ka justfikime

Alibeaj: Do kemi 61 kandidatë për 14 maj, dora e shtrirë për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se Lulzim Basha aktualisht është thjesht një anëtar i grupit parlamentar. Në një konferencë me mediat, Alibeaj u pyet se çfarë prezanton Basha aktualisht në PD, por shtoi se nuk kishin diskutuar për të gjatë mbledhjes. Duke qeshur, Alibeaj tha se ai ka të drejtë të paraqitet në forume, por kur ka justifikime, mund edhe të mos shkojë. 

Pjesë nga konferenca:

Çfarë përfaqëson sot Lulzim Basha, të shkuarën apo të ardhmen e PD?

Kjo ishte një çështje që nuk u diskutua në mbledhje. Ai është një anëtar i grupit të PD-së. Çdo deputet dhe çdo anëtar ka të drejtë të vijë dhe të thotë fjalën e tij në forume. Ka një të drejtë, të vijë dhe ta zbatojë, jetojmë në demokraci. Por kanë dhe të drejtë të mos jenë prezëntë kur kanë justifikime.

2 MUAJ ME PARE

A i ka Alibeaj 61 kandidatë? Deputeti: S'janë të mitë, procesi është në vijim, vendos kryesia

Alibeaj: Do kemi 61 kandidatë për 14 maj, dora e shtrirë për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të 14 majit, do të ketë 61 emra. Në një konferencë me gazetarët, Alibeaj tha se janë ende në diskutime për emra konkretë. Ai shtoi se për gjithçka do të vendosë Kryesia. 

Pjesë nga konferenca:

Janë të strukturës së partisë, jo të Alibeajt. A i kanë? Ne po diskutojmë. Përshembull, aty ku ishe ti, ishte zoti Bejko që sot na raportoi se ka 4 kandidatura në Gjirokastër. Ne do të diskutojmë mbi to për të gjetur njeriun që do të jetë shëmbëlltura e PD-së me pretendimin për të qenë fitues. Procesi është në vazhdim. Është një proces që vijon, ka një vendim të kryesisë që e ka përcaktuar qartë, që ka përcaktuar pozicionin e partisë që do të marrë pjesë në zgjedhje.

2 MUAJ ME PARE

Alibeaj: Dora është e shtrirë për kandidatët, me Berishën i kemi caktuar kufijtë para më shumë se një viti e gjysmë! Proritet marrëdhëniet me SHBA-të e BE-në

Alibeaj: Do kemi 61 kandidatë për 14 maj, dora e shtrirë për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti ka përsëritur se e ka dorën të shtrirë për çdo kandidat të dalë nga procesi i Primareve. Në një konferencë me gazetarët, Alibeaj tha se përsa i përket kryedemokratit Sali Berisha, me të ka mbyllur çdo komunikim pas shpalljes non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai shtoi se e rëndësishme është të rrëzohet kryeministri Edi Rama dhe se për këtë gjë, kandidatët duhen bashkuar.

Pjesë nga konferenca: 

Partia Demokratike s'ka si të ketë një kandidat. Kandidatët e tjërë mund të jenë në logo të tjera, PS apo PL, janë kampe të tjera. Së dyti, të marrësh demokratë dhe t'i çosh në një parti që nuk ka ngjyrën dhe logon që kam unë pas, është e papajtueshme me pozicionin e PD-së. Më pyet për Berishën? E kam bërë të qartë një vit e gjysmë përpara, është një çështje identiteti e Partisë Demokratike. PD është një parti pro perëndimore, marrëdhëniet e saj me SHBA-të, Mbretërinë e Bashkiar dhe BE janë thelbi i kësaj partie. Kemi bërë maksimumin përtej çdo durimi, për të bërë të mundur pasjen e një kandidati të demokratëve në mënyrë që të gjithë ata që janë kundër regjimit të Ramës, të kenë një alternativë. Gjithmonë e kemi mbajtur dorën shtrirë ndaj kandidatëve. Për hir të një gjëje më të shenjtë, interesi publik dhe ai i demokratëve, për t'i vendosur një kufi këtij regjimi, është e arsyeshme të ndodhë kështu, një kandidat me moral rreth të cilit të përbashkohen të gjithë ata që duan ta shohin një orë e më parë të rrëzuar Ramën. Është e qartë besoj.

2 MUAJ ME PARE

Enkelejd Alibeaj flet pas takimit me demokratët: Do kemi mbledhje çdo ditë, diskutuam për emrat e kandidatëve

Alibeaj: Do kemi 61 kandidatë për 14 maj, dora e shtrirë për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se këtë javë do të zhvillojë çdo ditë mbledhje me demokratët. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes që zhvilloi sot, Alibeaj tha se në çdo takim do të diskutohet për emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai tha se procesi është në vijim.

Pjesë nga fjala e Alibeajt: 

Këtë javë do të kemi çdo ditë mbledhje. Sot diskutuam për emrat e mundshëm për kryetarë bashkie. Do të kemi edhe nesër mbledhje të Kolegjit të kryetarëve. Sot është diskutuar në lidhje me procesin e miratimit të kandidaturave. Procesi është në vijim

2 MUAJ ME PARE

EMRAT/ 16 deputetët e pranishëm në mbledhjen me Alibeajn

Alibeaj: Do kemi 61 kandidatë për 14 maj, dora e shtrirë për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- 16 deputetë janë prezentë në mbledhjen që po zhvillon Enkelejd Alibeaj. Mbledhja po mbahet tek zyrat e reja që ka marrë Alibeaj.

Të pranishëm janë: Eralda Tase Bane; Orjola Pampuri; Dhurata Çupi; Zheni Gjergji; Ferdinand Xhaferraj; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi; Kreshnik Collaku; Merita Bakiu; Enkelejd Alibeaj; Selaudin Jakupllari; Dashnor Sula; Arbi Agalliu; Lefter Gështenja; Andia Ulliri; Flamur Hoxha.

 Pritet që pas mbledhjes së sotme, Alibeaj të dalë në një deklaratë për mediat, për të zbuluar se cila është zgjedhja për lokalet e 14 majit, kur PD-ja e Sali Berishës ka refuzuar publikisht kërkesën e tyre për të dalë me një kandidat të përbashkët. Ndërkohë që Alibeaj e deputetët pranë tij bëjnë thirrje për bashkim, Berisha dhe Ilir Meta prezantojnë garues që do të kandidojnë nën siglën e koalicionit "Bashkë fitojmë!". Afati për koalicionet është 26 marsi, datë pas të cilës, listat konfirmohen nga KQZ dhe i hapet rruga edhe modelit të fletës së votimit.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

'Duhet t'i lëvizim makinat'/ Numërimi i votave, kryetari i KAS: Do ndërpresim seancën

'Duhet t'i lëvizim makinat'/ Numërimi i votave, kryetari i KAS: Do ndërpresim seancën

Pallati qe “fundosi” kryebashkiakun Dako

Arrestimi i Dakos, Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton plotësisht..

Arrestimi i Dakos, Balla: Rama ishte i qartë

Votimi në burgun e Rrogozhinës, Berisha sulmon Rusmalin: Kriminel elektoral, ëndërron të bëhet ....

Arrestimi i Dakos, Ibrahimaj refuzon të flasë: Nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë

Vendim i Këshillit të Ministrave: Shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve

Rënia euros Ibrahimaj Deri në mars të vitit të ardhshëm,eskportuesit nuk do paguajnë tatim mbi fitim

“Dhunë, kërcënime dhe sharje”, kurthi që iu ngrit deputetëve nga mbështetësit e Bashës

'Nuk është e lehtë...'/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon për herë të parë Rama: Deri dje krah....

Arrestimi Dakos/ Drejtoria e Policisë merr masa, mbulon godinën

Vihet në pranga 31-vjeçari, sekuestrohen 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura prej tij dhe...

“A jeni në vete? Po jo ore tani” Silva Bino acarohet nga prania e gazetarëve pasi dëshmoi në SPAK

Silva Bino 1 orë në SPAK: Kisha një punë, s’kam asgjë për të thën

'Kadastra është portreti i turpit tonë'/ Rama: Dyert e saj do t'i mbyllim, brenda muajit....

"Deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë” Basha: Nevojitet ligj i duhur për referendumet

dosja sot 5 qershor

“Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe”, Korreshi: Daja im do të bënte operacion tëmthin…

Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Tensionet në veri të Kosovës/ Berisha: Padroni i Vuçiçit në Tiranë po nxit luftën!

Berisha thirrje për protesta: Jam i bindur se shqiptarët do ngrihen, nuk ka rrugë tjetër

Arrestimi i sekretares së 'MSH', Braçe opozitës: Të fundit që duhet të flasin për korrupsion.

Kuvendi nis me PËRPLASJE/ Bardhi: Manastirliu të dorëhiqet. Braçe i lë fjalën Sulës.

E kishte parkuar poshtë pallatit në Shëngjin/ I thyhen xhamat makinës anëtares së këshillit Bashkiak

Dash Sula: Zoti ju dhentë mend. Keni krijuar grup parlamentar ne burg

Gazment Bardhi pyet Ramën: Pse Vangjush Dako po hyn e del shumë shpesh nga SPAK?

Aksident tek Zogu i Zi në Tiranë, një i plagosur

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre

Basha: Marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike.

“Maskat” grabisin banesën e biznesmenit në Lushnje, marrin paratë dhe bizhuteritë

Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë, Rama: Shfaqje e pabesueshme, ushtria ZERO fuqi....

Aksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në trotuar, plagoset taksisti dhe mësuesja

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…