“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
FOTO/ Akuza për skema kriminale me vota, publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë së LDK-së: Faktet po ulërasin...
Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në mesazhet e publikuara, thotë se ka pasur vjedhje të votave të diasporës.
31 Mars 2025, 21:44Nga r.ll
logo e ldk
KOSOVË- Disa mesazhe të grupit të anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së në Viber janë publikuar në media. Biseda e publikuar është mes Kujtim Shalës dhe Arben Gashit.
Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në mesazhet e publikuara nga Reporteri, thotë se ka pasur vjedhje të votave të diasporës. Gashi në grup kërkon që ky rast të cilësohet si “skemë kriminale”.
“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, ka shkruar Arben Gashi në grup, sipas bisedave që shihni më poshtë. Ndërkohë, Kujtim Gashi, ka shkruar: “Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”.
Gashi vazhdon duke thënë: “Kujt, qitja emrin, nuk është manipulim, është skemë e organizuar kriminale. Pa e identifikuar saktë problemin nuk mundemi me e shpëtu partinë”.