LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua? S'ka shanse. Ahmetajn nuk e ndihmoj dot

• Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë që opozita të ngrejë një Komision Hetimor për çështjen e ish-zyrtaritn të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. • Sipas Ramës, kjo është një abuzim nga opozita. • Po ashtu, në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse akuzat ndaj ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj rezultojnë të vërteta, do t'i vinte keq, por nuk i vjen në ndihmë. • Ai thekson se për këtë arsye ka qenë një nga personat që e ka mbështetur më së shumti Reformën në Drejtësi dhe e dinte se këto do të ishin pasojat. • Foli për çështjen e Alda Klosit dhe marrëdhënien me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Edi Rama: Shqiptarët duhet të bashkohen, rrugën se si shkohet atje unë e Albini e mendojmë ndryshe

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për marrëdhënien me homologun e Kosovës, Albin Kurti. Pas “porosisë” që homologu i tij Albin Kurti i la mbrëmjen e së Mërkurës në “Opinion” në Tv Klan, Edi Rama se të dy u shprehën se qasjen ndaj Serbisë e kanë të ndryshme.

Blendi Fevziu: A jeni dakord me këtë ide të Kurtit?

Edi Rama: Nuk dua të hyj në një çështje e cila është çështje e shpatullave të Kryeministrit dhe autoriteteve në Kosovë. Dihet botërisht që unë kam idetë e mia dhe qasjen time, qëllimi është i njëjtë, mendoj që Serbia duhet të njohë Kosovën, dhe të kërkojë falje dhe në fund të këtij procesi shqiptarët duhet të bashkohen.

Blendi Fevziu: Shqiptarët do të bashkohen?

Edi Rama: Shqiptarët duhet të bashkohen. Po, sigurisht që edhe të njëjtën gjë do dhe Albini por, rrugën se si shkohet deri atje unë e mendoj ndryshe, Albini e mendon ndryshe. Por është Albini Kryeministri i Kosovës dhe i duhet të zgjedhë, unë i uroj të gjitha të mirat dhe suksese dhe realisht e realizoftë se ndoshta jam unë gabim.

1 VITE ME PARE

Eurot e Alda Klosit në tubat e aspiratorit, Rama: Mburrem që i kapin, sepse që vidhet në këtë vend... kjo nuk ka dyshim!

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e Alda Klosit. Në emisionin "Opinion", kryeministri Edi Rama u shpreh se dihet se në Shqipëri që vidhet, por u shtoi se ai mburret që Policia e Shtetit i kap keqbërësit. 

PJESË NGA BISEDA:

Ju nuk ndiheni keq si kryeministër i Republikës së Shqipërisë të shihni këtë pamje për shembull? Te një zyrtare e qeverisë shqiptare, shuka lekësh të mbledhur me qese dhe të futura në  aspiratorin e sobës

Edi Rama: Të falenderoj për këtë. Unë natyrisht që nuk ndihem mirë dhe nuk kam sesi të ndihem mirë për asnjë gjë të tillë, për asnjërin. Por ama nga ana tjetër kjo çështje është një tjetër arsye që njerëzit të besojnë që ajo që unë po bëj dhe që ne po bëjmë është serioze. Pse? Këtë çështje e ka hapur Policia e Shtetit. Pra ka qenë Policia e Shtetit, e cila është vënë në dijeni të kësaj çështjeje, e cila e ka bërë publike këtë çështje. Pra kemi ardhur në një kohë të re në Shqipëri, kur Policia e Shtetit, drejtori i përgjithshëm, drejtori i Tiranës, shefat e policisë e ku di unë nuk marrin urdhra dhe nuk pyesin fare, orë shiko, është kapur filanja. Kjo është ish-zyrtare.

Kjo është ta shohësh gotën gjysmë bosh, ose gjysmë plot. Se ju nuk mund të mburreni që sot vjedhin dhe ne i kapim

Edi Rama: Unë mburrem që ç’ke me atë punë. Që ç’ke me atë punë. Që i kapim dhe duhet të kapim edhe më shumë, sepse që vidhet në këtë vend kjo nuk ka dyshim… dhe që nëse kanë menduar, ose ka menduar dikush që çështja e vjedhjes dhe çështja e paligjshmërisë është një çështje që zgjidhet duke ndërruar një parti me një parti tjetër dhe thjeshtë me shkopin magjik, kjo nuk ndodh. Kjo zgjidhet vetëm me luftë të përditshme dhe natyrisht duke mos bërë dallime…

1 VITE ME PARE

Skandali McGonigal, Rama: Nezën ma prezantoi si mikun e tij, Duçka nuk ishte i pranishëm

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Agron Nezën e ka takuar për herë të parë të njëjtën ditë kur ka takuar ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal. I ftuar në emisionin "Opinion", kryeministri Rama po ashtu tha se shqiptaro-amerikanin që përmendet në dosjen hetimore të autoriteteve amerikane në hetimet ndaj McGonigal, e ka takuar edhe në raste të tjera kur ka qenë me ish-zyrtarin e FBI. Rama tha se nuk ka biseduar asnjëherë vetëm për vetëm me Nezën, ndërkohë për Dorian Duçkën, Rama pohoi vetëm se ai nuk ka qenë prezent në takimin e parë me McGonigal.

Si u gjend në zyrën tuaj ky zyrtar i FBI zoti Rama?

Edi Rama: Siç gjenden të gjithë zyrtarët e të gjitha shteteve në zyrën time.

Në këtë rast ambasada çon një letër që thotë po mbërrin në Shqipëri finali, i dhe i lutet Kryeministrit që brenda axhendës…

Edi Rama: Jo nuk është e vërtetë. Ambasada e SHBA përfaqëson Departamentin e Shtetit. FBI është komplet gjë tjetër nga DASH. CIA është komplet gjë tjetër nga FBI dhe DASH.

Po kur ka ardhur drejtori i CIA, ka qenë i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë.

Edi Rama: Është zgjedhja e secilit prej tyre, nuk është aspak zgjedhje e ime, apo nuk është detyra ime t’ju them që kalo nëpërmjet ambasadës.

E kërkoi zoti McGonigal takimin apo dikush tjetër?

Edi Rama: Ai personalisht

…Ju thoni se nuk e njihnit deri në atë moment Agron Nezën, nuk kishit asnjë njohje me të? Si jua prezantoi?

Edi Rama: Ky është miku dhe bashkëpunëtori im.

Miku dhe bashkëpunëtori. Ky ka qenë takimi juaj i vetëm me Nezën?

Edi Rama: Ka qenë prezentë edhe në raste të tjera kur kam qenë më McGonigal.

Është shumë e çuditshme, unë kam një video të marrë më 14 Shkurt 2022, në ceremoninë e hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe është e çuditshme, ju jeni duke mbajtur fjalim dhe Neza është i ulur aty midis zyrtarëve të Ambasadës dhe diplomatëve të OKB. Çfarë kërkon Agron Neza, një person privat në atë pritje?

Edi Rama: Kjo është një pritje ku ka pasur rreth 300 të ftuar shqiptarë dhe të ftuar që kishin sjellë të tjerë me vete, kështu që të thuash tani çfarë kërkon ky atje është si të thuash çdo një shqiptaro-amerikan… kanë qenë gjithë ato njerëz, nga komuniteti shqiptaro amerikan, nga trupi diplomatik atje dhe kanë qenë edhe shqiptarë që vinin me shqiptarë, siç vijmë ne shqiptarët që çfarë problemi ka këtu, çfarë tregon kjo tashi?

Po ju pyes a e keni takuar edhe në evente të tjera?

Edi Rama: Të thashë që e kam takuar në ato raste. Çfarë ka këtu? A ia kam dhënë dorën tek kjo? Po as e mbaj mend fare por mund te dhe tia kem dhënë dorën, e çfarë ka?

A keni biseduar vetëm për vetëm me të ndonjëherë? Po Duçka ç’kërkonte në këtë takim të parë mes zyrtarit të FBI? Neza ishte shoqëruesi i tij, partner në biznes, po Duçka çfarë ishte?

Edi Rama: Nuk ka qenë në takimin e parë.

1 VITE ME PARE

“McGonigal”, Edi Rama: Nuk më ka marrë askush dëshmi dhe në akt-akuzë s’ka asgjë kundra meje

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Kreu i qeverisë tha në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", se nuk i është marrë asnjë dëshmi për këtë çështje dhe se grand juria në SHBA nuk ka kërkuar asnjë informacion për të. Sipas Ramës, përmendjet e tij në akt-akuzë janë thjesht kontekstuale.

PJESË NGA BISEDA: 

Blendi Fevziu: Në akt-akuzë përmenden, thuhet që McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë i kujdesshëm me rusët dhe kjo shkonte në favor të një kompanie që kishte në favor Duçka dhe Neza.

Edi Rama: E para njëherë nuk rezulton asgjëkundi kjo që thoni.

Blendi Fevziu: Kanë pasur ndonjë përfitim këta të dy?

Edi Rama: E dyta, kam thënë vetë që ai ka ardhur dhe me mua ka folur pikërisht këtë, influencën ruse në rajon, influencën ruse këtu e atje, edhe në Shqipëri duhet bërë kujdes sepse mund të hyjë nëpërmjet të tjerësh e kështu me radhë. Asnjëherë nuk më ka kërkuar asgjë konkrete për x apo y.

Blendi Fevziu: Duke penalizuar këtë kompani që ishte…

Edi Rama: Nuk ka penalizuar asnjë kompani ai.

Blendi Fevziu: Thjesht ka folur në parim apo konkretisht?

Blendi Fevziu: Vetëm në parim sepse aktakuzë thotë që indirekt përfitonte Neza dhe Duçka.

Edi Rama: Ato janë pretendime të cilat nuk kanë sjellë në ngritje të asnjë akuze as për njërin, as për tjetrin.

Blendi Fevziu: Dakord, nuk ka sjellë. Kam të drejtën të pyes.

Edi Rama: Këtu hyjmë në fushën e fantazisë sepse faktikisht jemi këtu në kushtet kur është ngritur një zallamahi e madhe që ka një akt-akuzë dhe një hetim në Amerikë që e tregon që Kryeministri i Shqipërisë është përfshirë në korruptimin e një zyrtari të lartë të FBI-së. Ku e tregon aktakuza këtë?

Blendi Fevziu: Prit një minutë. Aktakuza pse duhet ta përmendë 14 herë kryeministrin e Shqipërisë? Neza dhe McGonigal kanë takuar gjysmën e Tiranës.

Edi Rama: Në aktakuzë përmendet dhe dhënia e një shume parash në një parkim. Ç’domethënë kjo pse duhet përmendur parkimi?

Blendi Fevziu: Pse gjendet 14 herë emri juaj në aktakuzë?

Edi Rama: Ç’domethënë 14 herë apo 24 herë. Është çështje e narrativës që ka çuar në ngritjen e akt-akuzës. Në fund çfarë thotë akuza aty? Në fund akuza thotë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së nuk ka raportuar udhëtimet dhe ka marrë para borxh.

Blendi Fevziu: Grand juria ka kërkuar gjitha informacionet që lidhen me ju.

Edi Rama: Grand juria nuk ka kërkuar asnjë informacion që lidhet me mua.

Blendi Fevziu: Ja ku e ke këtu…

Edi Rama: Atë e kam lexuar unë. Nuk ka kërkuar asgjë nga unë, asgjë nga qeveria, asgjë nga askush po të them.

Blendi Fevziu: Nuk ka kërkuar?

Blendi Fevziu: A ju është marrë dëshmi për këtë çështje?

Edi Rama: Asgjë po të them. Jo dëshmi, por as pyetje, as interesim. More fare, fare, fare. Në fund fare po ta përsëris, nuk ka nevojë t’i besosh fjalëve të mia. Shiko konkluzionet e akt-akuzës. Në akt-akuzë nuk ka as korrupsion, nuk ka as blerje, nuk ka as shitje në aktakuzë ka vetëm që ky njeriu nuk ka deklaruar disa udhëtime që ka bërë që është problemi i tij, puna e tij që nuk kam lidhje unë fare dhe që ky njeriu ka marrë para borxh në konflikt interesi me atë tjetrin. Pra nuk flitet për asgjë tjetër. Gjithë këto të tjerat janë vetëgjyqësia shqiptare. Gjithë përmendjet janë kontekstuale, nuk ka përmendje ku implikohet…

Blendi Fevziu: E para njëherë thotë që jeni takuar edhe shumë herë të tjera në Uashington dhe Nju Jork me të. Janë dhe 3 takime të tjera.

Edi Rama: Ore zotëri kur kam vajtur në Nju Jork më ka ftuar në zyrën e FBI-së së Nju Jorkut. Kam qenë në zyrën e FBI të nju Jorkut. Kanë qenë takime miqësore mikpritjeje. Mikpritjen këtu ai ma kthente atje, por nuk kishte asnjë lloj, prandaj kam thënë që kam pasur me të raport miqësor./tvklan.al

1 VITE ME PARE

'Takimin e kërkoi ai personalisht'/ Edi Rama tregon si e njeh Charles McGonigal

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje për rrethanat me të cilat është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i cili është në hetim nga autoritetet në SHBA. Në studion e emisionit Opinion, kreu i qeverisë ka deklaruar se ish-shefi i kundërzbulimit ka kërkuar ta takojë personalisht atë. 

Si u gjend në zyrën tuaj ky zyrtar i FBI zoti Rama?

Edi RamaSiç gjenden të gjithë zyrtarët e të gjitha shteteve në zyrën time.

Në këtë rast ambasada çon një letër që thotë po mbërrin në Shqipëri finali, i dhe i lutet Kryeministrit që brenda axhendës…

Edi Rama: Jo nuk është e vërtetë. Ambasada e SHBA përfaqëson Departamentin e Shtetit. FBI është komplet gjë tjetër nga DASH. CIA është komplet gjë tjetër nga FBI dhe DASH.

Po kur ka ardhur drejtori i CIA, ka qenë i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë.

Edi Rama: Është zgjedhja e secilit prej tyre, nuk është aspak zgjedhje e ime, apo nuk është detyra ime t’ju them që kalo nëpërmjet ambasadës.

E kërkoi zoti McGonigal takimin apo dikush tjetër?

Edi RamaAi personalisht

1 VITE ME PARE

A duhet të regjistrohet opozita e drejtuar nga Sali Berisha në zgjedhje? Rama: S'është çështja ime kjo

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjes nëse mendon se opozita e drejtuar nga Sali Berisha duhet të regjistrohet në zgjedhje. I ftuar sot në emisionin "Opinion", kryeministri u shpreh se çështja e vulës së PD-së është çështje e gjykatës. Ai theksoi se Partia Socialiste nuk ka lidhje se kush shkon në zgjedhje, por do të japë alternativën e saj.

PJESË NGA EMISIONI: 

Blendi Fevziu: Unë po ju pyes si qytetar i republikës së Shqipërisë. A mendoni ju që opozita duhet të hyjë në zgjedhje dhe të regjistrohet ajo opozitë që është atje?

Edi Rama: Ç’domethënë të regjistrohet ajo opozitë që është atje?

Blendi Fevziu: Të marrë pjesë në zgjedhje.

Edi Rama: Cila është opozita atje?

Blendi Fevziu: Opozita e përfaqësuar nga PD, e drejtuar nga Sali Berisha.

Edi Rama: Kjo është një çështje që në dijeninë time është në gjykatë.

Blendi Fevziu: Derisa gjykata të japë një përgjigje ata mund të mos hynë fare në zgjedhje.

Edi Rama: Është një çështje e gjykatës.

Blendi Fevziu: Dhe mund të mos regjistrohet asnjëra palë.

Edi Rama: Nuk është fare tema ime kjo.

Blendi Fevziu: Si do shkoni ju në zgjedhje pa opozitë?

Edi Rama: Ne nuk kemi lidhje se kush shkon në zgjedhje. Zgjedhjet janë një ofertë. Pra populli përmes Kushtetutës hap garën dhe pret ofertat. Ne do shkojmë atje me ofertën tonë siç kemi shkuar gjithmonë. Nëse dikush thotë që nuk kam ofertë sepse nuk kam vulë, tjetri thotë nuk kam ofertë se nuk kam firmë, tjetri thotë se nuk kam ofertë se bëj se nuk kam këtë po hallin e ka diku tjetër kjo është punë e tyre. Kjo nuk është një bisedë për mua këtu.

1 VITE ME PARE

Ish-ministrat në burg/ Rama 'lan duart': Në qofshin të vërteta ato që thonë për Ahmetaj, më vjen keq... por s'e ndihmoj dot

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me akuzat për korrupsion të publikuar në media për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Në fjalën e tij, Rama tha në emisionin “Opinion” se nëse këto akuza rezultojnë të vërteta, Ahmetaj duhet të mbajë përgjegjësi personale dhe se ai nuk e ndihmon dot.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë se PS nuk mbron asnjë zyrtar të përfshirë në korrupsion.

Çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn? Çfarë raporti keni ju?

Edi Rama: Kur unë kam filluar luftën për reformën në drejtësi e besoja atë gjë dhe e kam ditur shumë mirë që do të thotë të hapësh rrugën që drejtësia të ketë në dorë armë dhe të godasi majtas dhe djathtas. e kam ditur e kam thënë dhe i qëndroj asaj. Kur numërohen këto raste mua nuk më vjen mirë se në aspektin njerëzor unë me këtë njerëz kam patur marrëdhënie. Por kjo është gjëja që kam kërkuar. Kush shkel aty ku nuk duhet përgjigjet, kjo është gjëja që kam kërkuar unë. Kam thënë gjithmonë se jemi një skuadër, kush gabon se i merr koka erë do i dali për zot vetë pastaj.. Ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë të gjatë. Nëse këto që dalin nëse janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot.

1 VITE ME PARE

Debat me Berishën? Rama: Unë me të vdekurin? Ma ka thënë gjyshja...

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar festën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për debat para zgjedhjeve lokale. Në fjalën e tij gjatë intervistës për emisionin “Opinion”, Rama përmendi edhe njëherë gjyshen e tij, duke e etiketuar edhe njëherë Berishën si një "të vdekur".

"Pse nuk bën një debat me kreun e opozitës? Unë me të vdekurin? Ma thotë më bukur bibla e gjyshes time. Lere të vdekurin të varrosin të vdekuri. Kështu porosit edhe Jezu Krishti,"-tha Rama.

1 VITE ME PARE

Ka ndryshuar marrëdhënia me Ambasadën e SHBA? Rama: E dinë shumë mirë si është puna, edhe nga brenda madje...

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?

Rama: Rossinin e kam takuar kur ka ardhur në Shqipëri. Raporti im me ambasadën e SHBA? Po nëse ka një palë që e di shumë mirë si është e gjitha është ambasada e SHBA. Si do ndryshojë? E dinë edhe nga brenda se për çfarë bëhet fjalë.

A të vjen mirë që të përmendet emri?

As mirë, as keq, është pjesë e një narrative që nuk ke çfarë i bën.

1 VITE ME PARE

“Më 14 maji opozita do të hajë një shpullë”/ Rama tregon çfarë i dhuroi McGonigal

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se opozita do të humbasë në zgjedhjet e 14 majit. Gjatë fjalës së tij n ë emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë tha se PD do të “hajë një shpullë” nga votuesit. E po ashtu, tregoi se çfarë i dhuroi ish-zyrtari i FBI gjatë vizitës së tij në SHBA.

PJESË NGA BISEDA: 

Rama: Më 14 këta do hanë një shpullë nga ky popull që... mos ki merak se po them atë që unë mendoj. Po bëj sintezë në bazë të asaj që lexoj lidhur me financimet ruse të PD.  Shumë shpejt do të shikoni që këta që bërtasin se si merren paratë nga rusët si bëhen marrëveshjet i dinë nga eksperienca e tyre dhe këto do të ekspozohen

Çfarë ishin pasjiset e FBI?

Rama: Përgjues. Merr versionin anglisht, më dha dhuratë një kapele të FBI. E di sepse e kam akoma atë kapele. NYP është "Gazeta 55". Është tabloid merru me aktakuzën. Se çfarë thotë Nju York Post. Po nuk ka zot në botë që e blen Amerikën. Ato janë kazane të llojit të tyre.

1 VITE ME PARE

'Flisnit me aplikacion të veçantë?'/ Rama nxehet me deklaratën e ishit të McGonigal: Ajo që thoshte e kam dhj*rë fare

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e ish të dashurës së ish zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, Allison, e cila implikon kreun e qeverisë shqiptare në intervistat e saj. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", kryeministri Rama e ironizoi. Madje dhe duke "shthurur" edhe fjalorin. 

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Më tha për Agron Nezën, ku është miku dhe bashkëpunëtori im. Ka qenë prezent edhe në rastet e tjera. Unë e kam thënë vetë, ai ka ardhur dhe më tha për influencën ruse në rajon që në Shqipëri duhet bërë kujdes etj. Asnjëherë nuk më ka kërkuar asgjë konkrete për X apo Y. Nuk më ka folur për asnjë kompani. Vetëm në parim. Ç'rëndësi ka që përmendet emri 14 apo 24 herë. Çfarë thotë akuza? Ish-zyrtari nuk ka raportuar udhëtimet, e ka marrë para borxh. Nuk ka kërkuar asgjë nga unë, asgjë nga qeveria. Fare, fare. Po e përsërish, nuk ka nevojë që t'i besosh fjalëve të mia, shiko aktakuzën. Nuk flitet për korrupsion.

Ish e dashura e tij thoshte që ju flisnit me aplikacion të veçantë, është e vërtetë?

Edi Rama: Kush ajo që thoshte e kam dhj*rë fare. Më fal për shprehjen. I fucked up thoshte. Asaj që i dhanë para që të jepte një intervistë në Shqipëri.

A e ndihmuat Bashën të mbyllte këtë çështje (financimin e PD me para ruse) në Prokurori?

Edi Rama: Po pse do ta ndihmoja?! Paratë i ka marrë Luli, vinte këtu bënte mëk-mëk te ty se nuk dinte çfarë të thoshte. PD ka marrë para nga rusët për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë. Tani na del se edhe non-gratën e këtij të vdekurit që është gjallë e kam bërë unë. Të besosh këtë ose duhet të jesh idiot ose berishist.

1 VITE ME PARE

Komision Hetimor për çështjen e Charles McGonigal? Rama: S'ka shans të pranohet, çdo gjë e ka një cak

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë shans që Kuvendi të ngrejë një Komision Hetimor lidhur me marrëdhënien e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Gjatë fjalës së tij në emisionim “Opinion”, Rama tha se opozita nuk mund ta përdorë parlamentin si një hapësirë manipulimi për çështje të kësaj natyre, pa pasur asnjë bazë.

"Më vjen jashtëzakonisht keq por kjo nuk ka për të ndodhur sepse është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me të gjitha sepse të marrësh zvarrë njerëzit prej ditësh duke tundur atë (dokumentin) duke thënë se Kryeministri është bërë pjesë e aferës së madhe. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristaq Ramës, por i Satanait. Por ta mbajnë për vete. Nuk kanë shans ta përdorin parlamentin në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme pa asnjë bazë. Nuk ka shans të pranohet Komisioni Hetimor se ka një cak,"-tha Rama.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Blendi Fevziu: Pse nuk ja tregoni komisionit hetimor parlamentar se s’keni asnjë lidhje me çështjen McGonigal? Opozita pretendon se ju jeni i kapur në këtë çështje.

Edi Rama: Nuk kemi arritur në pikën që unë pretendoj që ju merreni me trafik droge dhe unë dua t’ju hetoj. Po sjemi nëkëtë pikë, kjo ndodhte në kohën e diktaturës. Që ngrihej akuza dhe pastaj kërkoheshin provat.

Blendi Fevziu: Jo, komisioni parlamentar është politik më shumë, me këtë merret.

Edi Rama: Më vjen jashtëzakonisht keq por kjo nuk ka për të ndodhur sepse është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me të gjitha sepse të marrësh zvarrë njerëzit prej ditësh duke tundur atë (dokumentin) duke thënë se Kryeministri është bërë pjesë e aferës së madhe. Ata kanë të drejtë që të besojnë se unë jam jo djali i Kristaq Ramës por djali i Satanait, këtë të drejtë ta mbajnë për vete, ta ndajnë me njerëz që ju shkojnë nga mbrapa. Ata s’kanë asnjë shans që ta përdorin Parlamementin për ta kthyer atë hapësirë në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme të kësaj natyre, pa asnjë bazë.

Blendi Fevziu: Me çfarë të drejte e refuzoni këtë komision?

Edi Rama: Se ka një cak çdo gjë, ka një cak…

Blendi Fevziu: Pra nuk do pranohet?

Edi Rama: Nuk ka shans të pranohet.

1 VITE ME PARE

Përjashtimi i deputetëve të PD, Rama: E kthyen Parlamentin në mejhane burrash të dehur

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se do të shkojë në Parlament kur të mbahet mocioni me debat për çështjen e Charles McGonigal. Rama foli në emisionin “Opinion” edhe për përjashtimet e deputetëve të PD nga Kuvendi, për të cilët tha që është një masë që e meritojnë.

“Nuk ka shqiptarë në mal që nuk pajtohet me përjashtimin e atyre që e kthejeni parlamentin në një mejhane burrash të dehur që lëshojnë nga goja fjalë që çdo familje shqiptare do i vijë turp. Unë nuk përjashtoj deputet se nuk jam kryetar i Parlamenti apo i komisionit përkatës, mashzoranca nuk  përjashton njerëz. Nuk ka shqiptarë në mal që nuk pajtohet me përjashtimin e atyre që e kthejeni parlamentin në një mejhane burrash të dehur që lëshojnë nga goja fjalë që çdo familje shqiptare do i vijë turp. Dhe ushtrojnë forcë për punimet e Kuvendit. Parlamenti është vendi ku ka të drejtë fjale gjithsecili dhe askush nuk ka të drejtë të pengojë tjetrin. Për të bërë një votim shkarkim të kryetares së Kuvendit, nuk marrin pjesë në votim. Parlamenti nuk është në funksion në atë që thonë për në funksion të një lufte të brendshme të tyre. Unë jam kryeministri që kam qenë në Parlament më shumë nga kryeministrat e tjerë dhe pa dashje jam përfshirë edhe në situata që nuk jam krenar. Unë nuk kam refuzuar për të shkuar në mocionin me debat, unë do të shkoj se e shikoj të arsyeshme që të komunikoj me zgjedhësit. Mua nuk më çon njeri me forcë,"-tha Rama.

1 VITE ME PARE

Pse nuk shkon në Kuvend? Përgjigjet Rama: Iki kur e shikoj të arsyeshme

3 javë pas skandalit McGonigal, Rama: Komision Hetimor për mua?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet për të cilat ka refuzuar të shkojë në parlament. Në një intervistë për "Opinion", Rama tha se aktualisht kërkon të angazhohet në punët e përditshme dhe jo në debatet politike. E se këtë gjë e kishte paralajmëruar para disa kohësh.

"Ma ha mendja se është vendi i duhur për të dhënë një shpjegim. E kam thënë më parë që do të jem shumë i përqëndruar me punët e përditshme dhe më pak i angazhuar në politikën e llafeve të përditshme. Jam angazhuar me zjarr të madh edhe në atë parlament, por besoj që jam bërë edhe unë pjesë e diçkaje që është një hall i madh dhe një shqëtësim i madh për të gjithë publikun. Ndjehem edhe bashkëfajtor për të gjithë atë skenë që është larg të qenit e denjë për të gjithë ata që na japin ne besimin. Për këtë arsye nuk kam më disponim të hyj e të dal në skenën e përditshme si në fushatë elektorale. Në ditët e tjera të javës dhe muajit angazhimi im do të jetë i ndryshëm për të fshirë sadopak atë njollë bashkëfajësie për gjithë ata degradim dhe degjenerim,”- tha Rama.

edi rama charles mcgonigal blendi fevziu

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni