LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

14 maji/ Alibeaj ende pa vendim, vijon mbledhjet maratonë, 17 emra të konfirmuar (Debate për Tiranën)

• Enkelejd Alibeaj vijon mbledhjet maratonë. Në orën 11:00, Alibeaj mblodhi Kolegjin e Kryetarëve, ndërsa më pas takoi 17 emrat që ka zyrtarizuar për kandidatë në zgjedhjet lokal të 14 majit. Në orën 17:45 deputeti nisi takimin me Kryesinë. Në fund pritet të merret një vendim që do të komunikohet në një deklaratë për mediat. • Deputetët brenda grupit janë të ndarë. Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku janë shprehur që të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të mos votojnë kundër kolegëve të tyre. . Gazment Bardhi ka deklaruar se do të shprehet pas vendimit të marrë • Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati kanë kërkuar të futen në garë vetëm me këshilltar bashkiakë, ndërsa deputetë si Orjola Pampuri, Arbi Agalliu e Kreshnik Çollaku kërkojnë të dilet me kandidatë të veçantë nga Berisha. • Qëndrime të ndryshme ka pasur edhe nga një pjesë e krerëve të degëve. Shpëtim Dushku dhe Blendi Sulaj, përkatësisht kreu i degës nr.12 në Tiranë dhe ai i degës nr.9, i kanë vendosur kusht deputetit Enkelejd Alibeaj dhe i kanë kërkuar të zgjedhë si kandidat një deputet të zones, në të kundërt, do të dorëhiqen. • Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Alban Daci thotë se është e turpshme të mendosh se grupi që mbështet Alibeajn s’duhet të dalë me kandidatë veçmas në zgjedhjet e 14 majit.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

14 MAJI/ Bardhi: Kemi disa emra për Tiranën, jo vetëm Godolen dhe Bejkon

14 maji/ Alibeaj ende pa vendim, vijon mbledhjet maratonë, 17 emra të
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi foli për daljen e grupimit të tij me një kandidat për bashkinë e Tiranës. I ftuar në "News24", ai konfirmoi emrat e Jonila Godoles dhe Roland Bejkos, por tregoi se ka edhe më shumë emra të tjerë që janë propozuar nga Kryesia.

"Negociatat me Palokën vazhduan deri sa pati një përgjigje të prerë nga zoti Berisha. Pati një refuzim të plotë për të gjetur zgjidhje, ne e ofruam zgjidhjen dhe Alibeaj doli me një qëndrim publik për ofertën tonë, por pati refuzim pa dhënë shpjegim. Ka një skenar për të përplasur demokratët mes vetes për zgjedhjet e këtij viti. Nuk ka asnjë dallim me situatën sot me atë që ndodhi në vitin 2019. Është njësoj si të mos hysh fare në zgjedhje, dhe të hysh në zgjedhje me dy kandidatë duke i dhuruar fitoren Edi Ramës. Si do bëhemi të besueshëm për shqiptarët kur nuk merremi vesh me njëri-tjetrin. Ne kemi bërë çdo përpjekje për të pasur një kandidat dhe sërish do përpiqemi. Ka një refuzim dhe kolegët kanë vendosur të shkojnë në një parti tjetër, gjë që nuk u shkon atyre. I takon asaj pjese të PD-së, pra neve të tregojmë përgjegjshmëri për situatën ku ndodhemi. Kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin kanë qenë në tryezën tonë prej disa ditësh. Do të shohim se çfarë do vendosë sot kryesia e PD-së. Bejko dhe Godole nuk janë të vetmit që janë propozuar për bashkinë e Tiranës nga strukturat, ka edhe më shumë emra. Nuk ka ende një vendimmarrje, por ka më shumë se 2 emra. Nuk mund të nxjerr dokumentet që kemi në tryezën e punës,"- tha Bardhi. 

3 VITE ME PARE

Vijojnë DEBATET/ Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD i del kundër Bardhit e kolegëve që s’duan kandidatë

14 maji/ Alibeaj ende pa vendim, vijon mbledhjet maratonë, 17 emra të
Gazment Bardhi

TIRANË- Vijojnë debatet në mbledhjen që po zhvillon Enkelejd Alibeaj me mbështetësit e tij. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Alban Daci thotë se është e turpshme të mendosh se grupi që mbështet Alibeajn s’duhet të dalë me kandidatë veçmas në zgjedhjet e 14 majit.

I pranishëm në tryezë, Daci ka kontestuar kështu qëndrimin e disa prej deputetëve si: Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Bledio Nallbati e Jorida Tabaku që kërkuan të mos dalin me rivalë kundër kolegëve të tyre, kandidatëve të dalë nga Primaret e kryedemokratit Sali Berisha.

“Tentativën e disave- që për fat të keq vazhdojnë të jenë akoma nën logon e PD, që akoma tentojnë ta ndëshkojnë këtë subjekt politik duke aluduar se nuk duhet të ketë kandidatët në zgjedhja- është e turpshme, e pa moralshme dhe nuk justifikon as arsyet e as qëllimet përse demokratët vazhdojmë të besojnë e ta mbështesin këtë forcë politike. Lidershipi është edhe çështje burrnie, me këtë cilësi çdo kush lind dhe nuk bëhet rrugës,”- ka thënë Daci.

3 VITE ME PARE

“Të jetë politik, ose dorëhiqemi”, kandidati i Bashkisë Tiranë, krerët e degëve të PD në Tiranë i vendosin ultimatum Alibeajt

14 maji/ Alibeaj ende pa vendim, vijon mbledhjet maratonë, 17 emra të
Mbledhja e Enkeledj Alibeajt

TIRANË- Shpëtim Dushku dhe Blendi Sulaj, përkatësisht kreu i degës nr.12 në Tiranë dhe ai i degës nr.9, i kanë vendosur kusht deputetit Enkelejd Alibeaj përsa i përket emrit të kandidatit për kryetar të Bashkisë Tiranë. Të pranishëm në mbledhjen e zhvilluar sot, të dy i janë drejtuar Alibeajt dhe i kanë kërkuar të zgjedhë si kandidat një deputet të zonës. Sipas Dushkut e Sulajt, të dalësh me kandidatë që nuk përfaqësojnë qarkun dhe nuk janë politikë, nuk ia vlen pasi nuk arrihet asnjë fitore.

Madje Dushku ka paralajmëruar se nëse nuk plotësohet ky kusht, do të japë dorëheqjen nga posti që mban.

“Jam për kandidat politik, të jetë deputet. Përndryshe nuk jam pjesë e fushatës dhe jap dorëheqje nga kryetar i degës”-mësohet të ketë thënë ai.

“Të mos nxjerrim kandidat nëse nuk është politik, duke fituar Tiranën ke arritur fitore politike, nxjerrja e kandidatit nuk vlen nëse nuk është njeri politik. PD e mund koalicionin ‘Bashkë për Fitore’ në Tiranë për Këshillat bashkiakë”-është shprehur Sulaj.

3 VITE ME PARE

LISTA E PLOTË/ Alibeaj takon sot 17 kandidatët e prezantuar, Tirana mes dy emrave

14 maji/ Alibeaj ende pa vendim, vijon mbledhjet maratonë, 17 emra të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve, do të takojë dhe 17 kandidatët e mundshëm për kryetarë bashkie. Bëhet fjalë për emrat që ka bërë publikë deri më tani. Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet dhe mënyra se si grupi i Alibeajt do të dalë në zgjedhjet vendore të vitit 2023. Ndërkohë, për shumë bashki nuk është vendosur ende, përfshirë edhe Tiranën ku kandidati do të vendoset mes dy emrave, Jonila Godole dhe Roland Bejko.

Emrat e kandidatëve që janë zyrtarizuar deri më tani:

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Dimal- Dritan Sula

Dibër – Naim Gazidede

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Kurbin- Genc Doçi

Patos- Pranvera Rizai

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj 

Librazhd -Bujar Vreto 

Vorë- Ibrahim Bruka 

Korçë -Gjergji Gjata

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë- Mark Ruçi

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Alibeajt/ Qëndrimet e krerëve të degëve, disa dalin kundër propozimeve të deputetëve të PD

14 maji/ Alibeaj ende pa vendim, vijon mbledhjet maratonë, 17 emra të
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kolegjin e kryetarëve të Partisë Demokratike. Brenda mbledhjes la pasur disa qëndrime të ndryshme nga një pjese e krerëve të degëve.

Kryetari i degës së Mirditës, Mark Ruçi ka deklaruar se PD zyrtare duhet të dalë me 61 bashki.

Kreu i Degës së Durrësit Joni Myshketa është shprehur se i ka emrat e mundshëm për kryebashkiakë, por ‘duhet të ruajmë përçarjen e mëtejshme’ është shprehur ai.

Kryetari i degës së PD në Kuçovë, shprehet kundër propozimeve të deputetëve që PD zyrtare të futet vetëm me Këshilla Bashkiakë. Ai ka deklaruar se PD duhet të futet patjetër me kandidat.

Kreu i degës 8, Pëllumb Seferi kërkon kandidat me logon zyrtare në Tiranë.

Kreu i degës së Dibrës, Naim Gazidede tha se PD ose duhet të dalë me kandidatë për kryebashkiakë, ose mos të futet fare në zgjedhje.

Alibeaj ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar listën e kandidatëve për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash në zgjedhjet e 14 majit. Në orën 15:00 Alibeaj pritet të zhvillojë një takim me kandidatët e mundshëm për kryebashkiakë dhe këshilla, ndërsa në orën 18: 00 do të mblidhet Kryesia./Dosja.al

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion