"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Plasin “gallatat” në studio/ Rama: Nuk them gënjeshtra. Hajdut 2 metra nuk ka, nuk ta lejon fiziologjia. Ironizon
15 Tetor 2020, 20:41Nga DOSJA
TIRANË- Të qeshurat në studion e “Opinion” ku kryeministri Rama u shpreh se “nuk gënjen pasi hajdut 2 metra nuk ka”. Ishte komenti ironizues i gazetarit Armand Shkullaku, i cili tha “Jooo” dhe gazetarët filluan të qeshnin.
Rama po fliste për inceneratorin e Fierit kur u përplas me gazetaren Fatjona Mejdini duke i thënë se nuk pyet askënd se ku do ndërtojë dhe më pas e kaloi bisedën tek “hajduti 2 metra”, i cili sipas tij nuk ekziston askund.
Pjesë nga biseda
Mejdini: I kam takuar banorët e zonës. Rama: Pusho pusho, të mbaroj unë. Se jeni përgjegjës të një helmimi të dyfishtë me ato që bëni. Helmimi i plehrave dhe i juaj dhe gënjeshtër më të madhe se gjysma e të vërtetave nuk ka. Mejdini: Kam qenë në fushën e Myzeqesë.
Rama: Nuk do të pyesim fare ty ku ndërtojmë ne. ti duhet të përcjellësh informacion. Mejdini: Kam përcjellur zërin e qytetarëve që kundërshtojnë. Rama: Në Fier 1 vit e gjysmë është shtyrë për shkak të ndalesave, pengesave dhe bllokimeve. Është ndryshuar 2 herë vendi.
Mejdini: Kjo është e vërtetë. Rama: Më lër të mbaroj se unë nuk them ndonjëherë gënjeshtra, vetëm të vërteta them. Shkullaku: Jooo…
Rama: Nuk them gënjeshtra. Lëre cfarë qesh ai. vetëm të vërteta them. Unë jam 2 metra zonjë. Hajdut dhe gënjeshtar 2 metra nuk ka sepse fiziologjia nuk ta lejon. Mejdini: Po bëni antropologji. Rama: Fiziologji jo antropologji. Ke parë ndonjëherë hajdut 2 metra ti? Ke parë të kapet ndonjë hajdut 2 metra? Nuk ka, ta harrosh. Në dhjetor pres zonjën atje sepse dua të rritet nga pikëpamja profesionale se këta si puna ime nuk bëhet më…
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RROGOZHINË- Disa punonjës të Ujësjellësit të Rrogozhinës kanë denoncuar në “Stop” se drejtori, Skënder Dedej, u kërkon të plotësojnë disa formularë me gjen...
TIRANË- Eksperti Erion Dasho, duke folur në Çim Peka LIVE, bëri disa deklarata të forta.“Ka ardhur koha që të kemi ekspertë me shtyllë njerëzore dhe...
TIRANË- Eksperti Erion Dasho, deklaroi në Çim Peka LIVE se mbajtja e maskës në publik është një masë e panevojshme, që synon të shmangë vëmendjen ng...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi në Çim Peka LIVE se shtimi i rasteve me koronavirus në vend ishte i pritshëm.“Kjo është një rritje që po e vër...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës në çdo ambient.Rama iu soll në vëmendje ras...
TIRANE– Deputetët nuk kanë shpëtuar pa gjoba nga policia e shtetit pasi janë kapur në rrugë pa maska. Një grup efektivësh, me bllok më dorë, janë pozicionuar pa...
TIRANË– Ermal Ngucaj është djali i dytë i familjes që është zhdukur. Me lot në sy përpara kamerës, nëna e Ermalit ka pohuar se ka përjetuar vdekjen e një t...
TIRANE– Policia e Shtetit ka dalë ditën e sotme në terret për të bërë kontrollin për të gjithë qytetarët që nuk kanë vendosur maskën në ambientet e jashtm...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake Mentor Hasanaj dhe skema që ndërtuan dy të rinjtë që tashmë janë n...
VLORË– Prindërit e 40-vjecarit të humbur në Vlorë, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj kanë rrëfyer se janë të bindur se Ermal Ngucajn e kanë rrëmbyer. Në një interv...