LIVE UPDATES
Politike

Opozita false, zbulohen 10 deputetët “kampionë” të besnikërisë ndaj Edi Ramës

2 Maj 2020, 15:37 Nga DOSJA
Opozita false, zbulohen 10 deputetët “kampionë” të

TIRANË– Kur Partia Demokratike dhe LSI-ja dogjën mandatet, në Kuvend ngelën bosh 58 karrige opozitare. Me kalimin e javëve, 40 kandidatë të këtyre dy partive pranuan të bëheshin deputetë, ndërsa 18 vende ngelën bosh në parlament.

40 të ardhurit e rinj, u quajtën opozita e re parlamentare, por sjellja e tyre e mëvonshme, dëshmoi se pak prej tyre mund të meritojnë të quhen “Opozitarë”. Shumica jo vetëm që nuk bënë oponencë në parlament, e në vend të debatit pranuan heshtjen, por pjesa më e madhe, në kushtet e anonimatit, u kthyen besnikë të devotshëm të qeverisë Rama.

Dhe këtë, na e tregojnë faktet. ABC News ka analizuar formën se si kanë votuar këta deputetë opozitarë. Shifrat e më poshtme ju referohem votimeve të ligjvënësve në seancat plenare të muajit janar, shkurt dhe mars të këtij viti.

Sipas të dhënave, mund të evidentojmë 10 kampionët e falsitetit opozitar, të cilët, edhe pse janë votuar nga elektorati që ishte kundër Ramës, sapo janë bërë deputetë, kanë votuar vetëm në mbështetje të qeverisë. Deputetja e LSI Dibër, Aurora Mara, rezulton të jetë besnikja më e madhe e socialistëve, e cila ka votuar pro qeverisë më shumë se askush tjetër, plot 24 herë. Një herë që ka votuar kundër, ka qenë për të rrëzuar dekretin e Ilir Metës, pra, të atij që firmosi për ta kandiduar si deputete.

Edhe në vend të dytë e të tretë janë dy kandidatë të ardhur po nga listat e LSI. Eugen Bojaxhiu dhe Edmond Rrushi, i kanë dhënë në 3 muaj, 23 vota pro mazhorancës socialiste dhe nga një votë kundër dekreteve të Presidentit.

Lista e 10-tshes më besnike të qeverisë Rama, vazhdon me deputetët, Ramazan Gjuzi,  Selami Jenishehri,  Klajdi Qama, Ediola Braha, Nimet Musaj dhe Koçi Tahiri        .

Në këtë listë përfshihet dhe Kujtim Gjuzi, i cili pavarësisht indicenteve që shkakton në parlament, i ka dhënë 15 kartonë jeshilë mazhorancës dhe kartonin e kuq e ka ngritur vetëm 2 herë.

Por nga të dhënat, ka edhe disa deputetë që janë përpjekur, të paktën përmes votës, të sillen si kundërshtarë të qeverisë.

Deputeti me më shumë vota kundër socialistëve është Adriatik Alimadhi, i ndjekur nga Fatjona Dhimitri dhe Korab Lita. Lista vazhdon me emra të tjerë siç duken në këtë tabelë, ndërsa deputetë me aktivitet më të lartë parlamentar në debatet politike, si: Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Alban Zeneli dhe Andi Përmeti, ose nuk kanë marrë pjesë në shumicën dërrmuse të votimeve, ose kanë abstenuar, duke mos mbajtur një qëndrim të qartë.

Gjithësesi, opozita e re, ka qenë një luks për kryeministrin, i cili edhe pse ka fituar zyrtarisht 74 mandate, në çdo votim, arrin të krijojë një mbështetje nga 88 vota për çeshtje të ndjeshme, në më shumë se 100 për akte të thjeshta./abcnews.al

    PRO  KUNDER

Aurora Mara             24      1

Eugen Bojaxhiu       23      1

Edmond Rrushi       23      1

Ramazan Gjuzi        21      0

Selami Jenishehri   21      1

Klajdi Qama             20      0

Ediola Braha            20      1

Nimet Musaj            17      0

Kujtim Gjuzi             15      2

Koçi Tahiri                13     0

    PRO  KUNDER

Adriatik Alimadhi   1    22

Fatjona Dhimitri    5    19

Korab Lita                3    14

Erion Piciri              1     9

Myslim Murrizi      2    9

Artur Roshi             7    13

Halit Valteri            3     8

Lefter Maliqi           0     2

Besnik Troplini       11    12

Zef Shtjefni              7     13

Marrë nga AbcNews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kuvendi i shqiperise edi rama kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll
Politike 1 Maj 2020, 20:48

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur sot për gjobën që kanë marrë mjekët shqiptarë për festën që kishin b...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri